اokollata që po çmend Korenë e Veriut

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dy Koretë mbeten të ndara dhe teknikisht në luftë për shkak të ideologjive të ndryshme që i komandojnë, por përveçse janë pjesë e të njëjtit komb, koreanët ndajnë midis tyre edhe dashurinë për çokollatën.

Në një reportazh të "CNN" u zbulua se si çokollatat e kaluara ilegalisht për në Veri, ku shiten në tregun e zi, janë shndërruar në një burim fitimi kolosal për prodhuesit jugorë dhe të gjithë personat e përfshirë në këtë tregti të paligjshme.

Në Korenë e Veriut, ku çokollata i rezervohet vetëm elitës politike dhe ushtarake të vendit si një mall luksi, shitja e këtyre pakove të biskotave me çokollatë bëhet për 10 dollarë, ndërsa vlera e tyre e vërtetë është gjysmë dollari.

cokollata-2801lajm.jpg

Cokollatat e tregtuara ne Korene e Veriut per 20-fishin e cmimit te tyre

Në një prej vendeve më të varfëra dhe të izoluara të botës, çmimi bëhet edhe më "i kripur", nëse merr parasysh se një pako e tillë kushton sa paga e një jave punë.

cokollata2-2801.jpg

Nje raft i zakonshem ne nje dyqan ushqimor ne Korene e Veriut

Në shtetin diktatorial, pagat variojnë nga 50-200 dollarë në muaj, por të etur për pak ëmbëlsi në jetët e tyre të zymta, koreanoveriorët bëjnë sakrifica të pabesueshme për një pako të thjeshtë me çokollatë, diçka që mund të gjendet lehtësisht në të gjithë raftet e dyqaneve në pothuajse çdo vend tjetër të botës.

cokollata3-2801.jpg


Kufizimet ushqimore nuk vlejne per kreret e shtetit qe mund te hane gjithcka deshirojne. Ne foto, diktatori Kim Jong-un / Top Channel

 
Titulli: اokollata që po çmend Korenë e Veriut

Dhe mua me pelqejne shume
 
Titulli: اokollata që po çmend Korenë e Veriut

Kur lexova kete lajm mu kujtua vetja diku ne klas te peste mos gaboj,kur paten merritur cimacakezat per here te pare ne Shqiperi,ose te pakten ne femijet atehere u njohem me ta se cfare ishin..:))) ahhahaa
O Zot sa censura dhe vuajtje kalon qenia njeri,eshte nje kameleon perfundimisht shume pershtates,dhe atehere kur s"duhet, Fatkeqsisht.
 
Pe: اokollata që po çmend Korenë e Veriut

Nuk me kane pelqyer kurre cokollatat, shume rralle i kam provuar.Si duket koreanoverioret kane nevoje per shumeeeeeeeeeeeeeeeee dashuriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii :D
 
Back
Top