Antibiotikët NUK i çlirojnë hundët dhe NUK e ndalojnë kollën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nëse keni rrjedhje hundësh dhe gëlbazë të gjelbër, nuk do të thotë se keni nevojë për antibiotikë, thonë mjekët dhe ekspertët britanikë të shëndetësisë publike.
Jo vetëm në vendet shqipfolëse, por në gjithë botën është krijuar një mit se barnat janë të patjetërsueshme për të trajtuar infeksione të tilla.


Shiko fotografinë 1785869

Por, sipas ekspertëve anglezë, simptomat e tilla si rrjedhja e hundëve apo kolla produktive (me gëlbazë), shkaktohen nga viruse dhe antibiotikët nuk ndihmojnë në këtë rast.
Një studim i realizuar nga Public Health England ka nxjerrë në pah se 40 për qind të njerëzve në Angli kanë menduar se antibiotikët mund të ndihmojnë në lehtësimin e kollitjes nëse ata kanë pasur gëlbazë të gjelbër.
“Shumica e infeksioneve të cilat prodhojnë shumë gëlbazë dhe sekret të hundës janë sëmundje virusale dhe kalojnë vetvetiu, edhe pse ju mund të pritni të ndjeheni keq për disa javë”, thotë për BBC, Dr Cliodna McNulty nga organizata e sipërpërmendur.
Problemi i antibiotikëve është se ato shkatërrojnë edhe bakteret normale dhe të dobishme për organizmin e njeriut, duke u lënë rrugë kështu zhvillimit të baktereve të dëmshme dhe të cilat krijojnë rezistencë ndaj antibiotikëve.
Andaj, është e rëndësishme të shmangni antibiotikët shumicën e rasteve, ose t’i përdorni ato vetëm dhe udhëzimin e mjekut.
Keshilla.
 
Titulli: Antibiotikët NUK i çlirojnë hundët dhe NUK e ndalojnë kollën

Gripi kalon ne 1 jave me ilace, dhe ne 7 dite pa ilace lollol
Per gripin meret caj me limon, e shumta nje Paracetamol ( acetaminofen) nqs ka dhe temperature.

Mos u ngopni me me antibiotike per cdo gje te vogel.
Shendet:)
 
Titulli: Antibiotikët NUK i çlirojnë hundët dhe NUK e ndalojnë kollën

Ilacet ulin imunitetin ...
po shqiptaret e kane zakon te perdorin antibiotike qe i marin pa recete ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top