Anoreksia

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1762542


Nga: Jorida Zaganjori

Një reflektim…

"Një trup joperfekt, reflekton një qënie joperfekte..." ky është slogani i anoreksikëve, kjo është filozofia e gabuar që qarkullon në mendjen e tyre dhe i bën të riorganizojnë gjithë “sjelljen e të ushqyerit’’ duke besuar që nëpërmjet këtij fakti, ata kanë në dorë “pastrimin e tyre’’.

Janë të bindur që cdo imperfeksion i brendshëm “shfaqet’’ së jashtmi, prandaj angazhohen të ndërmarrin cdo ritual të mundshëm për ‘’tu mbrojtur”, dhe për të qënë sërrish “të pastër”, shkurt per të gënjyer veten edhe një herë. Nga gjithcka thamë më lart, shohim se kemi të bëjmë me një shtrembërim të fakteve, deformim të realitetit, bindje të gabuara, që të gjitha të cojnë në një burim, që rezulton të jetë edhe më i thellë…Është vetëm maja e ajsbergut!

Ja pra, më shumë se një crregullim i të ushqyerit, anoreksia është një problem me veten, rrënjët e saj janë të thella, aq të thella por edhe aq të ndikueshme nga marrëdhëniet sociale dhe nga jeta e përditshme. Dmth ne shfaqjen e anoreksise perzihen nje shumice faktoresh si psh: një prirje personale drejt anoreksisë (që mund te jete gjenetike psh), faktorë të tjerë mjedisorë, social, individual, karakterial, përzihen në mënyrë të tillë, sa bëjmë që gjithcka ka qënë akumuluar do të manifestohet vrullshëm në një sjellje anoreksike. (që mund të jenë, veprime konkrete atipike psh kufizim i papritur i ushqimit, matje dhe llogarritje histerike të kalorive të qoftë edhe një cope biskote…)

Përkufizimi

Është një crregullim i të ushqyerit që karakterizohet nga një kufizim ose ndërprerje e ushqimit. Është një crregullim psikologjik, që shkon përtej thjesht kontrollit të dietës ushqimore. Personi me anoreksi, më së shumti vajza ose gra të reja fillimisht nisen nga dëshira për të humbur peshë, por me kalimin e kohës kjo gjë kontrollon jetën e tyre në cdo moment. Ideja për të qënë gjithmonë e më të dobët, shoqërohet me frikën nga gramët e shtuar duke u larguar gjithmonë e më shumë imazhit real të trupit të tyre. Futen kështu në rrethin vicioz të kufizimit të ushqimit, deri në pikën e ndjenjës së urisë së tmerrshme. Anoreksia kthehet në obsesion, dhe është e njëjtë si varësia ndaj drogës, mund të kërcenojë jetën, ndryshe quhet anoreksi nervore.



Shkaqet

Disa nga shkaqet e mundshme të anoreksisë përfshijnë crregullime të personalitetit, faktorë gjenetike, mjedisorë, imazhi i keq për trupin e tyre etj. Ende sot mjekët dhe shkencetarët nuk kanë mundur të shpjegojnë ekzaktësisht se cfarë është anoreksia nervore, studimet vazhdojnë të vërejnë lidhjet e drejtpërdrejta mes këtij crregullimi dhe faktorëve që përmendëm më lart.

Shumica e personave me anoreksi shfaqin problem të personalitetit të tilla si, vetvlerësimi i ulët, denja e të qënit i pashpresë, një frikë e vazhdueshme nga mbipesha. Duke qënë që formimi karakterial është i ndryshëm tek secili nga ne edhe ndjeshmëria ndaj problemeve varion, disa nga ne janë janë më vunerabël, ja pse disa vajza janë më të prirura për tu bërë anoreksike më shumë se sa disa të tjera….dhe duke qënë se mosha më e rezikuar është 12 deri 25 vjec, pikërisht në momentin e formimit karakterial dhe përpjekjes për “tu pozicionuar” në shoqëri (është vënë re një evidencë në rritje, që vajza të reja në përpjekje për të hyrë në një mjedis social dhe për tu ndjerë e pëlqyer, ajo fillon të ketë kontroll mbi ushqimin (në mënyrë fanatike dhe histerike) Është më tepër një cështje e përballimit të problemeve të jetës, një mënyrë e të ndjerit perfekt nëse nuk je e pëlqyer, nuk të shkon gjithcka mirë, apo nuk ke sukses…nëse ke ndjenja zbrazdësie dhe vëren se nuk të kuptojnë.

Këshillë: një bisedë paraprake për peshën dhe dietat, mund ta minimizojnë presionin social për të qënë e dobët, prandaj duhet që prindërit të jenë tepër të vëmendshëm ndaj detajeve të sjelljes tek vajza e tyre.

Anoreksia priret të shfaqet në ato familje, pjesëtarët e së cilës kanë patur histori problemesh të tilla, familje strikte që i kushtojnë një vëmendje të madhe pamjes së jashtme dhe kontrollit të peshës, duke I “orientuar” ato drejt sjelljeve të gabuara ushqimore.

Njerëzit që kanë profesione dhe aktivitete të tilla si modelimi, baleti, gjimnastika, priren të jenë më vunerabël ndaj problemeve që lidhen me mënyrat e të ushqyerit.

Idealizimi i dobësisë nga mediat

Idealizimi i dobësisë nga mediat të ndryshme, ka bërë që këto vajza të mos e pëlqejnë veten e tyre, të kenë një imazh joreal të trupit, të bukurisë dhe të suksesit. Duhet të pranojmë që mjedisi social, televizioni, gazetat, revistat luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e modeleve të gabuara, psh pak më parë po shikoja Fashion Tv dhe me thënë të drejtën mu duk vetja e shëndoshë…dhe me të drejtë (sepse të gjithë i kemi parë ato modele tmerrësisht të dobëta) Sot është ngritur një debat i madh për përmasat e modeleve, nëse duhet të jenë detyrimisht aq të dobëta, saqë shumica e vajzave të reja me ëndrra për tu bëre modele i futen padashur rrugës së anoreksisë vetëm e vetëm për të patur një shanc apo për të qëndruar në treg (jane jo të pakta rastet e vdekjes së modeleve nga anoreksia)

Po pra Tv të josh, Tv të motivon, Tv të udhëheq, dhe në fund Tv të c’orienton, sepse Tv nuk është real…. Nën kuadrin e gjithë informacionit që marrim, ne mësohemi me klishe, mësohemi me imazhin perfekt, mësohemi të vlerësojmë aparencën më shumë se cdo gjë tjetër. Imagjinoni si mund të ndihet një vajzë e re adoleshente kur sheh ato modele vajzash perfekte në Tv… e para gjë që i vjen në mendje është të marrë masa, që të jetë ndoshta një ditë si ato, dhe masa nr 1 është të kufizojë ushqimin rrezikshmërisht me fanatizëm.

Statistika

Anoreksia dhe bulimia janë dy sëmundjet që shkaktojnë numrin më të madh të viktimave mes vajzave nga mosha 12 deri në 25 vjeçe. Është një "bishë e tmerrshme", e cila nga vitet ‘80 është bërë pothuajse një epidemi. Prej saj shkaktohen 5000 raste të reja në vit, ku viktimat e saj janë kryesisht femrat pikërisht të kësaj grupmoshe. Ekspertët pohojnë se është një sëmundje e botës perëndimore, asaj të pasur dhe evolutive. Është një shqetësim etnik. "Më parë ishte një sëmundje shumë e rrallë. Sot, pjesa më e madhe e vuajtjeve psikike të femrës shprehet me shqetësime ushqimore: fenomen ky që ka të bëjë me adoleshencën, me formimin e personalitetit femëror dhe ndarjen nga familja. Kandidate për t‘u prekur nga ky shqetësim është një vajzë, e cila rritet me një perfeksion ideal ndaj suksesit". Për shumë kohë, literatura shkencore i ka cilësuar si "femërore" këto patologji, sepse zakonisht ato që preken prej këtyre sëmundjeve janë femrat. Sot, është vënë re se nuk preken vetëm femrat, por edhe meshkujt.

Trajtimi

Pacientët duhet të mbështeten në këtë rrugëtim të gjatë të rehabilitimit nga familiarët e tyre, kjo është thelbësore. Trajtimi i anoreksisë nuk është si një trajtim tradicional ë një sëmudjeje të zakonshme, sepse në këtë trajtim ka një vend të pazëvendësueshëm meditimi dhe motivimi personal.

Rruga drejt shërimit nga anoreksia, ashtu sikurse në cdo sëmundje që ka si karakteristikë varësinë, duhet të fillojë me pranimin e sëmundjes, pranimin se ekziston një problem. Ky pranim mund të jetë i vështirë, sepse pacientët janë thuajse të bindur që humbja e peshës është celësi që sjell lumturi, besim dhe sukses. Edhe kur më në fund e kuptojnë se kjo nuk është e vërtetë, zakonet e vjetra janë të vështira për tu zhdukur. Edhe në këtë rast vetë motivimi është thelbësor. Këshilla:

• Dëgjoni trupin tuaj.
• Dëgjoni ndjenjat tuaja.
• Besimi në vetvete.
• Pranoni veten.
• Dashuroni veten.
• Gëzoni jetën përsëri.

Është e rëndësishme që procesi i kurimit të ketë një plan profesional te detajuar, ku të përfshihet psikologu, psikiatri, dietologu, mjekë të specializuar, anetarë të familjes, miq dhe të afërm. Asnjë pacient nuk i ngjan një tjetri, prandaj dhe plani përvecse profesional duhet të jetë mbi të gjitha individual dhe shumë i personalizuar. Shërimi të vërtetë nga anoreksia dhe bulimia përfshin të mësuarit për të.
 
Per mua çdo femer ka nje bukuri te veçante ne vetvete. Fiziku eshte diçka qe iken e vjen.
Per mua mendja dhe zemra jane thesaret me te çmuara te nje femre!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top