Anomalia/ Përse ngatërrojmë termat "lek i ri" dhe "lek i vjetër"

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1428524


Seria e kartëmonedhave të emetuara në vitin 1964, i ashtuquajturi “Leku i ri”


Më 16 gusht 1965, në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër në lekë me monedhën e re në lekë. Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës.

Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lekë, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhën metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin nga 1964 në 1976.

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 100 lekëshe vazhdoi ta quante 1000 lekëshe. Megjithëse kanë kaluar mbi 50 vjet, kjo anomali vazhdon në treg në shumë raste edhe sot.
Lapsi.al
 
Megjithëse kanë kaluar mbi 50 vjet, kjo anomali vazhdon në treg në shumë raste edhe sot.

E pse se bejne aq sa thote ate cmim te kete,jo te re e te vjeter na trullosen fare...c'jane keto pallavra...boohh une s'kuptoj gje prej gjeje
 
nje shoqja ime it kur vjen ne alb eshte me e afte se mua ne leket...:) se ska kete prob i ri i vjeter....
 
Nuk e kuptoj se perse e perdorin k'te lloj metode ne Albania ... eshte veshtire jo vetem per turistat Shqiptare por edhe ato te huajt...une per vete gjithmone ngaterrohem me k'te lloj metode, pa pike lidheje. :alo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top