Ankthi nxit fryrjen e zorres se trashe

Kresha

A pretty face can never trick me
Meteorizmi, pra prania e ajrit në zorrë vjen nga një ushqim shumë i pasur me fruta dhe perime që fermentohen gjatë tretjes, por gati gjithmonë sidomos tek vajzat e reja shkaku është sindroma e zorrës së trashë së irrituar.

Bëhet fjalë për shqetësimin që ka të bëjë me sistemin nervor autonom (ai që rinon funksionet vegjetative, “automatike” të organizmit si frymëmarrja, tretja, qarkullimi i gjakut) dhe që manifestohet në zorrë e në stomak.
Problemi lidhet shpesh me një gjendje ankthi dhe tensioni që rrit lëvizjet e zorrëve dhe si pasojë mbushet me ajër.
Veç fryrjes vihen re dhe dhimbje shqetësuese të barkut dhe “një ndjenjë rëndese në krye të stomakut. Veç të tjerash alternohen ditët me dhimbje zorrësh dhe njëkohësisht dhe me jashtëqitje të dobëta sidomos në momente tensionesh të veçanta.
Dhe ky është shqetësimi i parë që duhet hequr për të eliminuar simptomën e zorrëve. Do të jetë mjeku që do t’ia shpjegojë pacientit cili është mekanizmi që nxit shqetësimet e zorrëve duke sugjeruar terapitë e duhura që nga ilaçet e ëmbla e duke e edukuar paralelisht me një regjim ushqimi korrekt. //keshilla
 
Pe: Ankthi nxit fryrjen e zorres se trashe

Interesante...
 
Back
Top