Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Anija e Roland Sejkos fiton çmimin prestigjioz ‘David di Donatello’



Anija e Roland Sejkos fiton çmimin prestigjioz ‘David di Donatello’

Për Akademia Italiane të Kinematografisë që jep çmimin ‘David di Donatello’, Anija është dokumentari më i mirë i vitit

Romë – Dokumentari Anija i regjisorit Roland Sejko fiton sot çmimin prestigjoz David di Donatello. I prodhuar nga Istituto Luce Cinecittà, filmi ka nisur rrugën e tij nga festivali ndërkombëtar i filmit i Torinos dhe nga marsi po shfaqet në kinema, duke mbushur plot sallat e qyteteve të ndryshme italiane, diçka e rrallë për filmat dokumentarë.

David di Donatello mund të konsiderohet ekuivalenti italiani Oscar-it, nga 1956 jepet çdo vit nga Akademia e Kinematografisë dhe është vlerësimi më i lartë për kinematografinë në Itali.

anija-locandina-web.jpg


Duke fituar sot në kategorinë Dokumentari më i Mirë të ‘David di Donatello’, Anija lë pas dokumetarët Bad Weather të Giovanni Giommi, Fratelli e sorelle. Storie di carcere të Barbara Cupisti, Nadea e Sveta të Maura Delpero dhe Pezzi të Luca Ferrari që konkurronin për të njëjtin çmim.

Vetëm pak ditë më parë, Anija u rendit në pesë dokumentarët më të mirë për çmimin Nastro d’Argento që jepet nga gazetarët kinematografikë.

Filmi i Roland Sejkos, që rrëfen eksodin shqiptar të viteve 90 drejt brigjeve italiane, bazohet mbi dokumente të panjohura, mbi foto dhe xhirime të gjetura në arkivat e filmit në Shqiperi, Itali, Francë dhe Angli, dhe në intervista personash që kanë përjetuar atë epokë në vetë të parë. Ndryshe nga vepra të tjera që kanë trajtuar të njëjtën temë, për herë të parë në filmin “Anija” vëmendja përqendrohet në arsyet që detyruan shqiptarët të linin në masë vendin e tyre dhe rrëfen më pas jetën e disa prej atyre mijërave që u vendosën në Itali e që sot jetojnë nga ky breg apo tjetri i Adriatikut.

Anija është pritur shumë mirë dhe nga kritika që ka vlerësuar jo vetëm faktin “që më në fund eksodi tregohet nga dikush që e ka përjetuar atë personalisht “ por edhe pikëvështrimin e regjisorit, aftësinë e tij për të rrëfyer shpresën, nostalgjinë, frikën nga një e ardhme e panjohur, emocione që prekin çdo emigrant, sot dhe dje, i çfarëdo kombësie ai qoftë.

Marrë nga: Shqiptari i Italisë
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back