Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

elbruna

Anëtar i Respektuar
Qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt (sipas klasifikimit të Wto), është plot pluhur dhe i vendosur në një cep të harruar të globit. Nga dritarja e dhomës 2.510, në katin e 25 të hotel “Presidente”, panorama e Luandës, kryeqytetit të Angolës, është surreale. Ende duken parullat e mëdha me sloganet e krenarisë kombëtare që mbështesnin skuadrën e tyre të zemrës në kupën e Afrikës në futboll, të organizuar pikërisht në Angola. Deti në horizonte është i mbuluar nga një numër i madh anijesh që presin të zbarkojnë në port, gjithçka që Angola nuk prodhon akoma. Në vend gjithçka është për t’u bërë e rindërtuar. Ndërmarrjet që po ndërtohen sjellin nga Kina, Brazili apo Portugalia çdo material të mundshëm, përfshi këtu edhe njerëzit. Kinezët janë të aftë të ngrenë në këmbë një pallat 20-katësh për dy muaj. Punëtorët jetojnë të mbyllur nëpër kantiere edhe për vite me radhë, derisa vepra e tyre të përfundojë. Flenë dy vetë në një krevat e ndërsa njëri punon tjetri fle. Fitojnë rreth 400 dollarë në muaj, por i marrin ato vetëm kur kthehen në vendin e tyre. Kina importon më shumë naftë nga Angola sesa nga Arabia Saudite dhe “me financimet kineze në gjashtë vjet Angola ka ndryshuar fytyrën”, shpjegon Wang Xiangguo, drejtor i “Movicel”, një nga kompanitë kryesore të telekomunikacionit në vend. Pikërisht kinezët ndërtuan në kohë rekord katër stadiumet e Kupës së Afrikës në Cabinda, Benguela, Lubango, si dhe stadiumin e Luandës, më të madhin në vend, i aftë të ftojë 50 mijë persona. Në portin kryesor të vendit, anijet në radhë për muaj të tërë presin të shkarkojnë produktet. T’i mbash anijet kot të ankoruara “kushton më shumës e 7 mijë dollarë në ditë”, tregon një sipërmarrës kinez. Në Luandë, një kuti e vogël djathi të shkrirë që gjendet lehtësisht në rrjetin afrikanojugor të supermarketeve “Shoprite” kushton 14 euro. Një qese plastike pak më shumë se 70 cent, ndërsa një hamburger jo më pak se 13 euro. Luanda është ndoshta i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka taksi. Padronët e rrugës janë disa furgonë bojëqielli dhe të bardhë për transportin kolektiv që improvizojnë rrugët për të kaluar. Hyjnë nëpër qytet pa ndjekur asnjë rregull dhe transportojnë deri në 20 persona. E vetmja alternativë është të marrësh me qira një makinë me kosto 5 mijë dollarë në muaj. Qyteti i menduar për 450 mijë persona, tani ka 5 milionë dhe infrastruktura thuajse nuk ekziston. 4 milionë e gjysmë jetojnë në Musseques, lagjet me baraka pa rrugë apo energji elektrike. Nga grataçielat në qendër të qytetit dallohen shtëpitë e bukura në zonën e të pasurve. Përreth tyre ka lagje të varfra e të rrezikshme. Pjesa më e madhe e njerëzve në to jeton në shtëpi pa dyer e dritare. Muajt e fundit të vitit janë më të këqijtë. Bie shumë shi dhe qyteti mbushet me njerëz të armatosur që për të gjetur paratë e festave të fundvitit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Për shkak të periudhave të gjata me shi qyteti mbushet me plehrat që sjell lumi Bongo, duke u shndërruar njëkohësisht në vatra për kolerën. Në qendër të qytetit malaria është zhdukur edhe pse mushkonjat gjenden në çdo cep. Kamionët kalojnë nëpër qytet duke shpërndarë pluhur të bardhë që vret mikrobet për kolerën. Nëse Luanda është qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt, si jetojnë miliona qytetarë me pak dollarë në ditë? “Mushkëria” e vërtetë e tregtisë lokale është “Roque Santiero”, epiqendra e “Far west”. Aty gjen edhe hajdutë dhe banditë, përveç njerëzve të zakonshëm, dhe është një nga tregjet më të mëdha të gjithë Afrikës. Tenda të vendosura në radhë për kilometra të tëra fshehin çdolloj malli me një xhiro të përditshme rreth 8 milionë dollarë. Arkitektura koloniale e qytetit është e mbuluar me pluhur dhe shpërfytyruar nga goditjet e plumbave, një trashëgimi e pafshirë e luftës. Grataçielat po lindin si kërpudhat pas shiut në rrugët e ngushta e të pashtruara të qytetit. Rrugët e kryeqytetit nuk kanë emra dhe nëse kanë askush nuk i jeh. Nuk ekzistojnë harta urbane. Në qytet të duhen tri-katër orë për të gjetur rrugën që kërkon, pasi as policët rrugorë nuk të ndihmojnë dot. Për një dhomë në një nga hotelet e pakta të qytetit duhet t’i lutesh thuajse në gjunjë dhe duhet të prenotosh disa muaj më përpara. اmimi minimal është 350 euro nata. Një apartament me qira varion nga 5 deri në 20 mijë dollarë në muaj. Pa luks, por vetëm një shtëpi me gjërat minimale për të vendosur bazat e një biznesi. Sepse ky nuk është një vend për turistët. “Far West Luanda” është vetëm për “pionierë”, biznesmenë perëndimorë, kinezë, afrikanë, brazilianë, që sfidojnë kryeqytetin me qëllimin për t’u bërë të pasur. Angola është një tokë shumë e pasur me diamante, ar, dru dhe shumë burime hidrike. ثshtë prodhuesi i parë i naftës në Afrikë dhe për vitin 2011 mendohet se do të kalojë edhe Kuvajtin. 60 për qind e prodhimit të naftës, është në enklavën e Cabindas, në kufij me Republikën demokratike të Kongos, aty ku milicia separatiste gjuajti mbi kombëtaren e futbollit të Togos. “Nuk ekziston një rrezik real në Cabinda, pasi kemi trupa të mjaftueshme për të përballuar çdolloj kërcënimi. Kemi ushtrinë më të fortë dhe më të përgatitur të Afrikës subsahariane”, tregon ministri i Mbrojtjes, Kundi Paihama. Nga fundi i luftës civile më 2002-in (zgjedhjet e para të lira u zhvilluan në 2008), GDP-ja e vendit rritet me një mesatare prej 20 për qind. “ثshtë e qartë se pavarësisht shifrave të larta të korrupsionit, Angola është një nga referencat më të mëdha politike dhe ekonomike në Afrikë”, siguron Dan Mozena, ambasadori amerikan. Por, pavarësisht rritjes ekonomike rreth 70 për qind e angolasve jetojnë me 2 dollarë në ditë. Njerëzit nuk jetojnë më shumë se 47 vjet. Në një territor krejtësisht të gjelbër, 49 për qind e banorëve nuk kanë ujë të pijshëm. Në lagjen “Benefica”, kjo shumë larg qendrës së kryeqytetit, jeton Arauis me familjen e tij: gruan dhe tre fëmijë me flokët e thurura gërsheta shumëngjyrëshe: ‘Këtu, nuk ka as ujë, as elektricitet. اdo dy javë duhet të mbushim puset me kamionë cisternë që normalisht transportojnë substanca kimike helmuese, por nuk kemi alternativë tjetër edhe sepse e dimë që do vdesim të rinj”.

Gazeta Shqip
 
Back
Top