Angli, pinin shumë duhan, fëmija 2 vjeç u hiqet prindërve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Duhan.jpg


Një fëmijë britanik 2 vjeç, është hequr nga kujdestaria e prindërve të tij, duhanpirës të thekur dhe do të lihet në mirëbesim, sepse shëndeti i tij duket në rrezik.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Hullit. Ashtu siç shkruan BBC “online”, një inspektore shëndetësore, i ka referuar gjykatëses, se kishte shumë tym në shtëpi, pisllëk dhe plot bishta cigaresh, aq sa i vogli e kishte të vështirë të merrte frymë.

Në një situatë kaq kritike, sipas inspektores që po merret me çështjen, Julie Allen, fëmija është i detyruar të përdorë një aparat për të marrë frymë lirisht.

Allen ka siguruar se nuk ka parë asnjëherë një gjë kaq të neveritshme në karrierën e saj. Edhe rrobat e fëmijës mbanin era duhan. Dhe kështu, pasi ka dëgjuar raportin mbi ngjarjen, gjykatësi Louise Pemberton, ka vendosur t’ia besojë fëmijën një tjetër familjeje.

gazeta-Shqip
 
Back
Top