Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Angelina Jolie nderohet nga UNCHR për punën e saj humanitare

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Jolie.jpg
Zvicër – Angelina Jolie u nderua të hënën në Gjenevë nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për të Pastrehët për ndihmën e saj humanitare të jashtëzakonshme përgjatë dekadës së kaluar.

Përpara një audience me 200 njerëz, zyrtarë qeveritar, diplomatë dhe donatorë, ajo u nderua për emrin që ka mbajtur gjatë 10 vjeçarit të kaluar: Ambasadore Vullnetare e UNCHR. Për këtë ajo është shprehur përpara të gjithëve:
“ثshtë nder të punosh për të ndihmuar të pastrehët (refugjatët) dhe do të vazhdoj të punoj për ta edhe gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm.
U jam tepër mirënjohëse shumë familjeve të pastreha që kam patur nderin të kaloj vitet e fundit me ta. Prej tyre unë kam mësuar shumë. Kam mësuar që të bëhem një njeri më i mirë dhe një nënë më e mirë.
Ato më kanë frymëzuar mua duke më treguar çdo ditë forcën e pathyeshme të shpirtit human.”
Aktorja 36 vjeçare gjatë kësaj dekade ka vizituar pothuajse 30 shtete përreth botës si një Ambasadore Vullnetare e UNHCR-së, përfshirë Tunizinë, Turqinë, Maltën, Italinë dhe Kosovën. (LajmeShqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 66.7%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 33.3%
  • Vetëm …

    Votat: 1 16.7%
Back
Top