Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Angelina Jolie: Forcat serbe dëbuan me force shqiptrët nga Kosova


aj.jpg


Bukuroshja e planetit Angelina Jolie, njëherit ambasadore e OKB-së lidhur me rolin dhe misonin e saj për refugjatët në botë ylli Hollivudit i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër se “sikur në Kosovë, do t’ju ndihmojë edhe refugjatëve tjerë në botë…”.

Do përkujtuar se Agnelian Jolie me mision paqësor dy herë ka vizituar Kosovën, në vitin 1998 kur nisi eksodi masiv në Kosovë dhe ne dhjetor të vitit 2002 kur Kosova ishte tashmë e lirë, e cila kishte pritur Vitin e Ri bashkarisht me trupat amerikane, frocat e NATO-s dhe shqiptarët në Kosovë.

Angelina Jolie: Forcat serbe dëbuan me force nga Kosova, shqiptrët nga vatrat e tyre entike
Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka njoftuar në Gjenevë mediat botërore se aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, është emëruar raportuese speciale e shefit të UNHCR-së. Emërimi i saj në ketë mision ndërkombëtar është shpallur sot në Gjenevë ku kohë më parë aktorja dhe bukuroshja e njohur Angelina Jolie nga OKB ishte shpallur ambasadore e vullnetit të mire duke i dhuruar asaj edhe pasaportë të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards, tha se aktorja 38 vjeçare do ta përfaqësojë UNHCR-në në nivel diplomatik për çështjet globale të refugjatëve. Ylli i bukurisë botërore Angelinë Jolie, aktorja dhe ambasadoree OKB-së e vullnetit të mirë gjatë qëndrimit në Gjenevë ka përmendur Kosovën, duke folur për vuajtjet e refugjatëve në botë, të cilën gjë e kishin përjetuar edhe shqitarët etnik nën regjimin e Serbisë. Do shtuar se Angelina Jolie nga gushti 2001, ajo udhëhoqi më shumë se 40 misione në terren përfshirë ketu edhe Kosovën.

Nga ditari i Angelina Jolie për Kosovën (“Angelina Jolie’s Kosovo Journal”
Nga ditari i Angeina Jolie për Kosovën (“Angelina Jolie’s Kosovo Journal”, December 24, 2002 London England ) quhet ky ditari i yllin botëror, bukuroshes së planetit Angleina Jolie e cila në ditarin e saj prej 15 faqesh bën fjalë për luftën dhe eksodin e shqiptarëve nga Kosova, për refugjatët dhe spastrimet etnike serbe.

Unë kam qëndruar në Kosovë dy ditë në mars të viti 1998 kur Lufta shpëtheu në Kosovë mes shumicës shqiptarë etnikë dhe serbëce pakicë. Brenda disa muajve 350.000 njerëz janë zhvendosur apo të ikin jashta vendit. Më 24 mars , 1999 pas dështimit të bisedimeve të paqes në Rambuje (Francë) nisën bombardimet e NATO-s për 78 -ditë kundër regjimit të Serbisë. Brendatre ditë, shqiptarët etnikë filluan të largohen, ata janë detyruar me force të leshojne vatrat e tyre nga forcat serbe. (“Albanians begin to flee or are forced out of the region by Serb forces.”) Përfundimisht gati 444.600 civilët ikën në Shqipëri , 244.500 në Maqedoni dhe 69.900 në Mal të Zi dhe me shumë se 90.000 njerëz u transprtuan jashta Kosovës me aeroplan në 29 vende të botës për t ju siguruar përkohësisht nje jetë më të mirë.

Dhe më 12 qershor të vitit 1999, forcat ndërkombëtare të tubuara në NATO hynë në Kosovë duke e detyruar tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Ditën në vijim, UNHCR-ja dhe agjenci të tjera të cilat ishin detyruar të largoheshin nga rajoni ato u kthyen në Kosovë për t’i kontribuar refugjatëve, të zhvendosurve në rajon..

Dikush më tha “Mirë se vini në Kosovë…” Unë dua të mësojë “Faleminderit” , por si unë mendojnë shumë të mësojnë të gjitha gjuhët…ka shkruar ne vazhdim Angelina Jolie në ditarin e saj për eskodin në Kosovë..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back