Anët më të keqia të 12 shenjave të horoskopit

Guest2

Antarë i Respektuar
Dashi: I papjekur

Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë
pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të
pendohet!


Demi: Kokëderr si dreqi!

Një Dem ka gjithmonë të drejtë. ثshtë gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi
fjalën, ashtu mendon Demi.

Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë,
dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do
vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka
vënë ndonjëherë vetes në dyshim.

Binjakët: Arrogant!

Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë
pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin!

Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës.
Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj
faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.

Gaforrja: Acarues deri në luajtje mendsh!

Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe
ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u
ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.

Kjo shenjë egoiste e qelbur thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash
edhe me shaka. Më vjen keq Gaforre, por s’na plas fare nëse të bëmë për të qarë.

Luani: I çmendur për vëmendje!

Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të
ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë
të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u
kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër.

Virgjëresha: Gjykuese e ndyrë!

Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka.
Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për
veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në
shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.

Peshorja: Lëpirëse!

Peshorja thjesht nuk e prish dot me kënd. Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat
dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes.

Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë
inat askush. Bah.

Akrepi: Manipulues!

Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi
i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të
tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues
janë hakmarrës si… epo, hakmarrës si një Akrep. Zot na ruaj nga mllefi i tyre.

Shigjetari: Presh në dorë!

Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por ka prirjen të hapet brinjësh!
Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për
temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.

Bricjapi: Interesaxhi!

Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku
do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është
gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe
ty me vete. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në
planet e tij, do bëjë gjithçka që të të zhdukë.

Ujori: Shkurt dhe qartë, një copë t*api!

Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një
Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo
dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. ثshtë kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë
afër, sa të bëhet ferr.

Duke qenë kaq arrogant, mund të kthehet në një qenie të urryeshme. Askush s’mund
ta durojë dikë që vetëm ankohet për injorancën e të gjithëve!

Peshqit: Njeri pa shtyllë kurrizore!

E keni parasysh shprehjen: “Mos u bo peshk”? Epo, Peshqit janë të lindur të tillë. Nuk
kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe
krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të
rrinë e të t’i thonë gjërat në sy.
Filozifia jetes
 
Demi: Kokëderr si dreqi! hahahahahahah qyqjaaaa :P

Një Dem ka gjithmonë të drejtë. ثshtë gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi
fjalën, ashtu mendon Demi.

Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë,
dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do
vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka
vënë ndonjëherë vetes në dyshim.
 
Bullcrap... me perjashtim te nje rreshti qe me konvenon.
 
Shigjetari: Presh në dorë!

Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por ka prirjen të hapet brinjësh!
Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për
temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.


Pse me genjy , ne shigjetaret vdesim me bo sikur i dime te gjithe, dhe te flasim me kopetenca edhe per ato qe si dime. Deri tani se dija qe ishte "virtyt" nga shenja e horoskopit. Por ama , te verteten ka thene :)
 
ku i gjeni keto aman....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top