Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!

Anestezia nënkupton humbjen e plotë ose të pjesshme të ndjeshmërisë së gjithë trupit a të një organi, duke mundësuar operimin pa ndjerë dhimbje.Dr. Sadbere Kamberi
Anestezia nënkupton humbjen e ndjesive, megjithatë kjo fjali ndërlidhet me humbjen e ndjenjës së dhembjes ose vetëm humbjen e ndjesisë ose të dyja bashkë.
Ecuria e anestezionit është reverzibile; organizmi pas pushimit të efektit, të gjitha funksionet e indeve nervore duhet të kthehen në gjendje normale. Gjatë anestezionit lokal, epidural dhe spinal bllokohet përcjellja e impulseve nervore, kështuqë sinjalet nuk përcillen në tru. Anestezia mund të jetë: e përgjithshme, regjionale, peridurale dhe lokale. Ekzistojnë dy lloje të anestezionit: anestezioni i përgjithshëm, dhe ai regjional.
Pavarësisht llojit të anestezionit të nevojshëm për operimin tuaj, funksionet vitale do të jenë të monitoruara, duke përfshirë ritmin e zemrës, shtypjen e gjakut, nivelin e gazrave në gjak, frymëmarrjen, temperaturën, ndërsa në rast nevoje, do të monitorohen edhe funksionet tjera trupore.
Shiko fotografinë 1726120
Anestezia e përgjithshme
Anestezia e përgjithshme është humbja e plotë e perceptivitetit dhe nënkupton gjumin, analgjezionin, supresionin e reflekseve viscerale dhe relaksimin e muskujve. Anestetikët inhalator induktojnë gjumin me një mekanizëm akoma të panjohur.
Në mjekësinë moderne, anestezia e përgjithshme përbëhet nga tre elementë kryesore:
Anestezi: Ulja e nivelit të zgjimit (vërja në gjumë) me anë të lëngjeve (p.sh. barbiturate, propofol, ketaminë) ose/dhe gazeve anestetike (halotan, gaz qeshës)
Analgjezi: Heqja e ndjesisë së dhimbjes me anë të lëndëve analgjezike, si p.sh. opiate
Relaksim muskulor: اlirim i plotë i muskujve të trupit me anë të relaksantëve muskulorë.
Shiko fotografinë 1726121
Anestezia lokale
Anestezia lokale përkufizohet si një humbje e përkohshme e ndjeshmërisë në zona të kufizuara, e shkaktuar nga një rënie në eksitimin (nxitjen) e mbaresave nervore ose nga një pengim i përçueshmërisë së impulsit në nervat periferik. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të anestezisë lokale është se shkakton humbje të ndjeshmërisë pa sjellur humbje të ndërgjegjes. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që evidenton ndryshimin mes anestezisë së përgjithshme dhe asaj lokale.
Anestezioni lokalë realizohet me dhënien e barërave, anestetikëve, të cilët ndërprejnë vazhdimin e impulseve përgjatë rrugëve nervore në ato regjione ku është bëhet aplikimi i anestezioni. Te anestezioni lokal, ruhet ndjesia.
Ja disa nga mënyrat që induktojnë (japin) efektin e anestezisë lokale:
* Traumat mekanike
* Temperatura e ulët
* Anoksia (mungesa e oksigjenit)
* Irritantët kimikë
* Agjentët neurolitik siç janë alkooli dhe fenoli
* Anestetikët lokal (agjentë kimikë)

Shiko fotografinë 1726122
Megjithatë vetëm substancat dhe agjentët kimikë te cilët shkaktojnë një gjendje të përkohshme dhe reversibile(të kthyeshme) të anestezisë mund të përdoren klinikisht. Gjithashtu me rëndësi është të theksosh se jo të gjithë anestetikët veprojnë efektivisht si në injektimet në ind ashtu dhe në përdorimet topikale (mukozë).
Pas çdo anestezioni, duhet që pacienti, patjetër të trajtohet, duhet kontrolluar funksionet vitale, presionin e gjakut dhe pulsin. اdo komplikimi duhet marrë me seriozitet dhe personeli mjekësor i pranishëm menjëherë të shmang çrregullimet.
Kirurgu dhe anestezisti duhet të bashkëveprojnë me efikasitet midis tyre dhe janë të dy përgjegjës për pacientin. Përveç kirurgjisë anestezistët tani ndërhyjnë në mënyrë rutine për t’i përgjumur dhe qetësuar pacientët në shumë procedura, si thyerja e gurëve me ultratinguj, rezonanca magnetike, skaneri me kontrast, terapia elektrokonvulsive, kateterizimi i zemrës, etj. /Telegrafi/
Shiko fotografinë 1726123
 
Back
Top