Anemia, arsyet pse shkaktohet dhe si shërohet
ثshtë e veçantë dhe mbreslënëse që të intervistosh një doktor hematolog, njëherësh edhe dhurues i rregullt i gjakut. Këtë gjë e zbuluam rastësisht dhe i besuam edhe më fort përgjigjet që doktor Arben Ivanaj na dha për ndikimin e dhurimit të gjakut në shëndetin e dhuruesit. Gjatë kësaj interviste, ai jep përgjigjet mbi disa hamendje apo mentalitete që ekzistojnë në popull e që janë joshkencore. Shpjegimet e tij, jo vetëm të dobishme, por edhe zbavitëse, përmbushin kureshtjen e lexuesit, qoftë ky pacient apo jo, për atë që shpesh e quajmë, “sëmundja e anemisë”.
ثshtë e veçantë dhe mbreslënëse që të intervistosh një doktor hematolog, njëherësh edhe dhurues i rregullt i gjakut. Këtë gjë e zbuluam rastësisht dhe i besuam edhe më fort përgjigjet që doktor Arben Ivanaj na dha për ndikimin e dhurimit të gjakut në shëndetin e dhuruesit. Gjatë kësaj interviste, ai jep përgjigjet mbi disa hamendje apo mentalitete që ekzistojnë në popull e që janë joshkencore. Shpjegimet e tij, jo vetëm të dobishme, por edhe zbavitëse, përmbushin kureshtjen e lexuesit, qoftë ky pacient apo jo, për atë që shpesh e quajmë, “sëmundja e anemisë”.
-Doktor Arbeni, së pari na jepni një shpjegim se çfarë është sëmundja e anemisë?
Me fjalën anemi i referohemi atyre rasteve, kur kemi të bëjmë me ulje të hemoglobinës. Siç shprehemi zakonisht, anemi kemi atëherë, kur rruazat e kuqe të gakut janë të ulura. Nga ana mjekësore ne i referohemi hemoglobinës, pavarësisht se ka edhe mjekë që e konsiderojnë një të sëmurë me anemi, sepse ka eritrocitet e ulëta.
-A është një debat mjekësor ky?
Jo, ky nuk është një debat mjekësor, por një paaftësi mjekësore. Unë e shoh si pozitiv komunikimin me publikun për të sqaruar këto tema, sepse sa më shumë informacion për shëndetin, edhe ndjeshmëria do të jetë më e madhe. Kjo është e rëndësishme edhe për aneminë, që sëmundja të kapet në kohë.
-A është anemia një sëmundje e gjakut?
Jo, anemia vetë nuk është sëmundje, ajo është simptomë, si temperatura përshembull. ثshtë bashkëshoqëruese e një sëmundjeje tjetër.
-اfarë sëmundjesh mund të shoqërohen me një anemi apo të fshihen pas një anemie?
Anemitë ne i ndajmë në disa lloje sipas origjinës se nga vijnë. Janë nga më të thjeshtat, si anemitë që vijnë nga mungesa e hekurit apo e disa vitaminave, apo anemi që vijnë nga sëmundjet e lindura qoftë të hemoglobinës, qoftë të disa enzimave që janë në brendësi të eritrocitit. Kemi edhe anemi nga defiçite të cilat vijnë nga mungesa e sintezës në prodhimin e një përbërësi të membramës së eritrocitit.
-A kanë emra këto sëmundje që tregon prania e anemisë?
Sigurisht që kanë emra; një nga tipiket është Talasemia. Talasemia është e shpeshtë në Shqipëri, gjeni i saj ka një frekuencë të rritur që shkon nga 10-20% në popullatë sipas studimeve të ndryshme. Të sëmurët me droponocitozë apo të sëmurët që kanë hemoglobinopati mikse (Droponoicitpoza është e ngjashme me Talaseminë, por është rasti kur rruazat e kuqe të gjakut nuk janë të plota, por në formën e draprit) shfaqin anemi. Për çfarë arsyesh vjen hemoglobina e ulët janë ato që thashë, ku më e shpesha është mungesa e hekurit.
-A vjen anemia në ndonjë rast nga kequshqyerja? Nëse po, keni hasur ju të tilla raste?
Edhe nga kequshqyerja. Mungesa e hekurit, mungesa e vitaminës B 12 dhe mungesa e vitamivës Acid Folik vijnë kryeësisht nga mosushqyerja. Por në Shqipëri është e vështirë të gjejmë anemi nga kequshqyerja. Zakonisht anemia mbivendoset qoftë në sëmundjet e zorrës, qoftë në sëmundjet e stomakut apo sëmundjet gjinekologjike.
-Po kimikatet që njihet se kanë ndikim në gjak, a ndikojnë në anemi?
Jo, nuk kanë lidhje të drejtpërdreejtë me aneminë. Një pjesë e rasteve me anemi vijnë prej difekteve të lindura të hemoglobinës apo të produkteve që përbëjnë eritrocitin-rruazën e kuqe të gjakut (këto janë anemitë e lindura të sipërpërmenduara, ku hyn edhe sëmundja e bathës).
-Ju po thoni se paska një ushqim të rrezikshëm si batha, që edhe një pjesë e popullit e kanë njohur si të tillë. Pse batha u bën dëm disa njerëzve?
Në disa raste ndodh shkatërrimi i rruazave të kuqe, një shkatërrim akut, kur organizmi bie në kontakt me bathët apo me bishtajore të tjera më rrallë, si fasulet.
-Nga ta kuptojë një njeri që ai ka anemi? A shfaqet ajo papritur?
Zakonisht, aneminë e zbulojmë rastësisht. Ose vetë i sëmuri shihet në pasqyrë dhe i duket vetja i zbehtë ose këtë ia konstatojnë personat e tjerë që e shohin. Vetë i sëmuri e shikon që gjithnjë e më tepër ka fuqi më pak në punën e tij të përditshme. Janë këto arsyet, që e shtyjnë të sëmurin të mendojë se ka anemi dhe të bëjë analizë gjaku.
-Por këto shenjat e këputjes apo zverdhjes mund të jenë edhe simptomë e sëmundje të tjera. Nga ta dijë pacienti që kjo e ka emrin anemi?
Sigurisht, por këputja e anemisë është një këputje e përgjithshme që i sëmri e shpjegon: nuk më mbajnë gjunjët, që dallon nga sëmundjet e tjera apo këputja e temperaturës, etj.
-ثshtë kthyer në modë mbajtja e dietës, sidomos nga vajzat. Por ka edhe njerëz në moshë, të detyruar të mbajnë për arsye shëndetësore. Gabimet në ndjekjen e dietave jokorrekte, janë paraqitur ndonjëherë si raste në kthyera në anemi?
Sigurisht që janë paraqitur. Janë jo të rralla anemia feriprive, anemia nga mungesa e B12 apo Acidit Folik në shumë nga rastet e personave që mbajnë dietë. ثshtë edhe një patologji që quhet anoreksia mentale. Për hir të së vërtetës, është mirë ta dijë publiku, se me fjalën dietë abuzohet shumë. Na dalin disa lloj doktorësh, që thonë se dieta fillon me tri salçiçe dhe tri vezë që në mëngjes e të tjera histori të ngjashme. Ajo që rekomandojmë ne nga sëmundjet e gjakut është vakte normale tri herë në ditë dhe të eliminojnë të ngrënët parazitar ndërmjet vakteve. Kjo është dieta më e mirë.
-A ka ushqime të caktuara që u rekomandoni pacientëve tuaj?
Ne u rekomandojmë që ushqimet të jenë të ziera, të jetë një vakt mish në drekë dhe mëngjesi dhe darka të jenë kryesisht produkte të bulmetit. Sigurisht që rekomandojmë edhe fruta e perime.
-Këto produkte, ndikojnë direkt në shtimin e hemoglobinës në gjak?
Po kanë ndikim, sepse burimet e Vitaminës B12 janë produktet shtazore. Kur kjo rrugë e marrjes, prishet, Acidi Folik nuk ka rrugë tjetër të marrjes, veç produkteve shtazore. Ndërsa frutat dhe perimet janë të rëndësishme në mirëfunksionimin e rruazave të kuqe të gjakut. Vitaminat e tyre janë të domosdoshme në procesin e thithjes së hekurit. Funksioni kryesor i rruazave të kuqe të gjakut është transporti i oksigjenit, por që ky transport të jetë efikas, duhet që qeliza të jetë e shëndetshme. Që të jetë e shëndetshme, ka nevojë për të gjitha vitaminat dhe për të tërë komponentët ushqimorë.
-Hekuri, ku gjendet kryesisht? A ka ushqime “me fuqinë e Herkulit?”
Hekuri gjendet praktikisht në të gjitha produktet shtazore, në mish, mëlçi, organet e brendshme në tërësi, ku gjendet edhe Acidi Folik. Hekuri gjendet edhe në frutat dhe perimet sezonale që janë të pasura. Mbase doni të dëgjoni historinë e spinaqit. Ka përqindje hekuri, por jo ajo përqindje që pretendohej. Gjithsesi, produktet e verdha dhe gjithçka që është jeshile, ka hekur. Në përthithjen e hekurit ndikon pozitivisht vitamina C. Ndërsa disa produkte të tjera që kanë acide tanike si turshitë, apo kafeinat nuk janë të përashtatshme për thithjen e hekurit. Produktet e skuqura gjithashtu. Kthimi në të ushqyerit natyral me produktet e kopshtit, me produktet e mishit sa më larg përpunimit industral dhe përpunimit në kuzhinat e shtëpive, kjo është ushqyerja më e shëndetshme edhe për sëmundjet e gjakut si dhe për rastet e anemisë.
-Të brendshmet e kafshëve, a duhet të jenë të ziera, të skuqura apo të paziera mirë, pra të mbushura me gjak, për të zhdukur shpejt aneminë apo për të mos kaluar në anemi prej gjakderdhjes?
Jo, ato duhet të jenë të ziera dhe duhet të kenë një temperaturë të caktuar të zierjes. Nuk rekomandohet nga mjekësia mishi dhe sidomos organet e kafshëve të therrura, të paziera mirë, sepse mund të transmetojnë sëmundje infektive.
-Anemitë që vijnë nga dietat e këqija, hasen më shumë tek moshat e reja, që i mbajnë për estetikë, apo të vjetra, që i mbajnë për arsye shëndetësore?
Haset në të dyja grupet, por nuk është anemia nga dieta rasti tipik i anemive. Rasti tipik është kur mbivendoset anemia mbi një sëmundje tjetër. Përshembull, anemia në rastin e grave shtatzëna është një problem i shëndetit publik. Afërisht në 30-40 %.
-A kurohet anemia me shërim të plotë?
Anemia kurohet plotësisht. Por në të gjitha ato raste kur anemia është në terren të një sëmundjeje tjetër, duhet të shërohet sëmundja, që të kalojë anemia. Përshembull, anemia e grave shtatzëna kurohet gjatë gjithë gravidancës.
-Dhe nuk kthehet më?
Absolutisht që nuk kthehet më. ثshtë e shërueshme 100%. Por anemitë që janë në terren të sëmundjeve kornike, janë të vësjtira që të mjekohen. Të tilla si anemitë në terren të sëmundjeve të veshkave, në terren të sëmundjeve të reumatizmës, të sëmundjeve endokrine si diabeti apo të sëmundjeve malinje. Janë gjetur një numër mjekimesh të reja për këto anemi si në rastet e talasemisë apo në sëmundjet e veshkave. Ka medikamente që zëvendësojnë produktin që mungon në organizëm.
-Ka medikamente që si efekt anësor shkaktojnë anemi?
Të gjitha medikamentet kanë efekte anësore. Përshembull, në 8-10% të rasteve, medikamentet që përdoren në sëmundjet e reumatizmës, japin anemi nga gjakderdhja. Në këto raste rekomandohet përdorimi i ranitalit, medikament që pengon gjakderdhjen nga stomaku. Ulcera është një nga arsyet e shpeshta prej anemisë nga mungesa e hekurit tek meshkujt deri në njëfarë moshe. Pas menopauzës këto shanse rreziku barazohen si te gratë dhe burrat. Por gjatë kohës së lindshmërisë, tek gratë është tipike anemia nga mitra
-Një pyetje jashtë teme: Pse njerëzit i zë gjaku disa po, e të tjerë jo?
Janë dy sisteme nervore që kontrollojnë mirëfunksionimin e organizmit, ثshtë sistemi simpatik dhe parasimpatik. Në rastet kur kemi zënie të gjakut, në mënyrë akute vepron parasimpatiku duke dominuar simpatikun dhe kemi një shkrehje të menjëhershme të tensionit që shoqërohet me lipotimi? Kjo është më tepër psikologjike. Takohet shpesh tek studentët e mjekësisë, por me kalimin e kohës edhe me këtë mësohesh. Ndërsa tek qytetarët, një nga arsyet që ata nuk i lejojmë në dhomat e vizitës apo operacionit, është edhe kjo.
-Por, duke u kthyer prapë tek anemitë, a ka ilaçe tipike për aneminë?
Ilaçi tipik në rastin e mungesës nga hekuri, është hekuri. Në disa raste kur anemia lidhet me sëmundje kronike si ato të veshkave, kur vjen si rezultat i mungesës së formimit të një hormoni që ndihmon në rritjen e rruazave të kuqe të gjakut, në këtë rast përdoret eritropoetinë. Ekziston edhe në Shqipëri dhe është i rimbursueshëm. Në disa raste lind nevoja e transfuzionit të gjakut.
-Anemia ka të bëjë me cilësinë e gjakut apo me sasinë e gjakut, apo me të dyja? Dhe a ka këtu ndonjë lidhje mes mentalitetit të popullit të të pasurit të gjakut të bollshëm, kur ke shumë kile?
Ekziston një shprehje e vjetër, që thotë: “Tu bëftë gjak e dhjamë”. Kjo vjen nga grekët e lashtë. Në librat e Odisesë e gjen këtë shprehje. Mendohet se është marrë nga paragrekët në Ballkan për të cilët një ushqim është i mirë, kur të jep shëndet (kilogramë). Ata gjykonin që gjithçka që hamë bëhet gjak dhe dhjamë. Kjo është histori, që nuk ka të bëjë me realitetin. ثshtë e rëndësishme mirëushqyerja, por dhjami nuk është ai që kërkojmë. Ndërsa është e vërtetë që produktet ushqimore janë të rëndësishme për të pasur një cilësi gjaku të mirë.
-A sigurojnë ushqimet cilësinë apo sasinë e gjakut?
Edhe cilësinë edhe sasinë, por cilësia është më e rëndësishme, sepse për sasinë ekziston një mekanizëm i autokontrollit të organizmit. Cilësia varet nga këto produkte që merren nga jashtë që japin hekurin dhe dy vitaminat e përmenduara B12 dhe Acid Folik. Anemitë i ndajmë nga origjina, por kemi edhe një ndarje tjetër: Anemi të cilat shoqërohen me sasi të mjaftueshme, por me cilësi jo të mirë, anemi të cilat kanë sasi të pamjaftueshme por cilësi të mirë, ose të dyja së bashku. Janë një numër patologjish që futen në secilën nga këto ndarje.
-Nga aspekti i kureshtisë qytetare, ka të bëjë grupi i gjakut për të qenë më i rrezikuar nga anemitë?
Apo grupet janë njësoj?
Jo, nuk ka të bëjë. Përgjigja është ”jo”, por në mjekësi, jo gjithmonë 2+2 bëjnë 4, që do të thotë se janë disa grupe gjaku më të favorizuara të bëjnë disa sëmundje autoimune apo nga antitrupa të parregullt. ثshtë grupi i gjakut që favorizon, që një kategori të sëmurësh të bëjë një anemi kronike nga mbitrupat e parregullt, që do të thotë se organizmi reagon jo siç duhet ndaj gravitancës apo ndaj transfuzionit të gjakut. Pas kalimit të periudhës imediate, i sëmuri është i predispozuar që të bëjë këtë sëmundje. Por duhet bërë kujdes, se me grupet e gjakut ka një numër teorish dhe historish, por që janë vetëm për konsum mediatik. Janë histori tërheqëse për dietat sipas grupeve të gjakut apo për sjelljen sipas grupeve të gjakut etj.
-Pra, nuk ka grupe gjaku, që janë më të prekshme nga rastet e anemisë?
Absolutisht jo. E thashë që janë histori për konsum mediatik
-Kush i prodhon këto histori? Ka edhe libra për këto teori
Publiku ka nevojë, është sipas kërkesës. Këta libra publikut i pëlqejnë dhe prandaj shkruhen. Në shoqërinë e konsumit është konsumatori që vendos për produktet që do të konsumohen dhe duke njohur interesin e tij, edhe i serviren. Por, në mjekësi ka një limit dhe ne si profesionistë nuk na lejohet të themi “përdore këtë sepse ke këtë grup gjaku”.
-Eshtë e rëndësishme, që njerëzit të dinë se çfarë grupi gjaku kanë? Dhe a mësohet kjo nga një analizë e zakonshme gjaku?
ثshtë mirë që njeriu të dijë gjithçka, të dijë edhe grupin e gjakut. Kjo në kuadrin për të njohur veten dhe ambientin përreth. Por njohja e grupit të gjakut nuk është diçka e domosdoshme për tu ditur, hyn vetëm tek kultura shëndetësore, sepse kur të paraqitet rasti, kjo analizë kryhet në çast. Unë madje e kam quajtur abuzive kërkesën që të bëhet, analiza e grupit të gjakut për të marrë patentën. Pse duhet të jetë në patentat e automjetit, e shkruar grupi i gjakut? Them se është abuzive, sepse edhe në rast aksidenti në rrugë, asnjë doktor në botë nuk ka për ti besuar letrat që ke në xhep. Për të verifikuar grupin e gjakut duhen vetëm tri sekonda. Dhe nuk ka asnjë lloj gjase, që të fillojë transfuzioni i gjakut aty ku ka ndodhur aksidenti poshtë makinës.
-Mos ndoshta është e dobishme të njihet grupi i gjakut i vetes dhe i të afërmve, për ti ofruar për rast nevoje?
Kjo është që ti shohësh gjërat me syrin e para 50 vjetëve. Në radhë të parë, ne jemi në fazën kur kemi kaluar në mjaftueshmëri të dhurimit vullnetar të gjakut. Në të gjitha ato raste kur kërkohet përdorimi masiv i gjakut, në të gjitha këto raste, grupi i gjakut do të bëhet nga e para. Nuk është e shkruar vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës, që para çdo dhurimi duhet të konfirmohet grupi i gjakut në çdo qese.
-Nëse një person nis të dhurojë gjak dhe bëhet dhurues i rregullt i gjakut, a mundet ai që në një kohë tjetër të shkëputet pa pasoja, pasi ka zëra që thonë se krijon varësi dhe organizmi ka nevojë të japë rregullisht gjak?
Dhurimi i gjakut nuk bën as mirë, as dëm, bën shumë mirë për ata që kanë nevojë për gjak. Ka një limit të dhurimit, që zbatohet për dendësinë e dhurimit, ndërsa fjalët që qarkullojnë si kur thuhet të bën dëm, si kur thuet të bën mirë, është abuzivitet. Unë jam vetë dhurues i rregullt gjaku, dhuroj tri herë në vit, dhe ju garantoj se dhurimi nuk ka asnjë dëm apo pasojë për organizmin. Ndërsa personat që jepnin gjak me pagesë e bënin këtë shpesh, sepse kishin fituar varësi nga pagesa, jo nga gjaku. Duke nisur që nga janari i këtij viti, sigurimi i gjakut do të bazohet vetëm në dhurimin vullnetar. Ka afërsisht 2 vjet që dhurimi me pagesë përbën afërsisht vetëm 15-20% të dhurimit. Meqenëse kishim sot temën e anemisë, gjej rastin të them: Dhuroni gjak se ka njerëz në nevojë.
•parajsa•