Andy Murray fiton Uimbëlldonin, Milosh Raoniç në tapet .

Delirium

No description ...
Londra ka ulur “mbretin” e saj në fron. Beniamini i shtëpisë, And Murray , ka triumfuar dje në turneun e Uimbëlldonit, teksa ka mundur në 2 orë e 50 minuta finalistin Milosh Raoniç.
Untitled-16-470x359.jpg
Ky i fundit provoi me të gjitha mënyrat për të fituar Gran Slam-in e tij të parë në karrierë, por përballë skocezit dukej një mision pothuajse i pamundur.

Një triumf i merituar i numrit 2 në botë, që para publikut të tij nuk zhgënjeu edhe pse vuajti shumë për të mundur kanadezin, numri 9 në botë. 6-4, 7-6, 7-6 rezultatet e tri seteve, çka tregon për rivalitetin e madh që kishte finalja, por që në fund ai që festoi ishte 29- vjeçari.

Marrej shfrytëzoi të gjithë përvojën e tij për të arritur një triumf në një turne të madh që mungonte prej tri vitesh (suksesi i tretë në një grand slam në karrierë për skocezin, pasi ka fituar edhe “US Open” në vitin 2012). Seti i parë nis me rivalitet, por pas barazimit 3-3 është Marrej që shkëputet dhe merr kontrollin e lojës, duke fituar 6-4.

Akoma edhe më i bukur seti i dytë, ku tenistët fitojnë “game” me shërbimet e tyre dhe gjithçka vendoset në “tie break”. 29-vjeçari LEAR MAاI aty tregohet më i saktë dhe fiton 7-6 setin e dytë.

E njëjta pamje edhe në setin e tretë, ku sërish tenistët nuk lëshojnë pe dhe fitojnë me shërbimet e tyre. Sërish gjithçka vendoset në “tie break” dhe është sërish Marrej që triumfon 7-6, duke fituar krejt takimin 3-0 dhe përligjur festën e shikuesve që e mbështetën gjatë gjithë kohës idhullin e tyre.

Pas sfidës ka startuar festa për Marrej, i cili nuk i ka përmbajtur dot lotët përpara publikut londinez.

Ndërsa Raoniç, në finalen e parë në karrierën e tij në një Grand Slam, nuk arrin të triumfojë dhe përvoja në të tilla ndeshje ndikoi në momentet vendimtare, që nuk arriti ta menaxhojë si duhet. Tenisti kanadez, me prejardhje nga Mali i Zi, i la të gjithë gojëhapur teksa mundi në gjysmëfinale Roxher Federer, i cili ishte edhe sivjet pretendenti kryesor për të fituar në Uimbëlldon. /panorama-online/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top