Anatomia e Zotit

Tartarian

Ndryshe!
1735814081764.jpeg

Para ca kohesh me ra ne sy nje liber i autores Francesca Stravrakopoulou, teologe e diplomuar ne Oxford, docente per studime Biblike e fe antike ne disa universitete te ndryshme.
Ajo ka bere disa studime e kerkime dhe ajo pohon qe gjithcka qe ajo ka shkruar ne librin e saj gjendet brenda bibles pa kerkuar pertej saj ku gjithmone sipas autores, ne librat e tjere eshte me explicite anatomia e te ashtequajturit "Zot" biblik e jo vetem.

Po nxjerr disa (permbledhje te vogel) nga pjeset e librit te saj qe me bene peshtypje.

Me ka bere perhere thote pershtypje kur lexoja biblen, kurre se kam gjetur "Zotin" dhe ajo Zot quan Yaweh-YWH si nje figure misterioze ose shpirteore por te kunderten, ne ato shkrime tregonin nje pamje shume te paster te tij, e them tij se ishte nje Mashkull.
Ai kishte te gjitha atributet fizike si te gjitha hyjnite e asaj kohe, kishe koke, floke e fytyre, veshe e sy e hunde e goje, kishte duar e kembe e kraheror e shpine, kishte nje zemer, gjuhe e dhembe e gjenitale e merrte fryme. Ishte nje Zot qe jo vec kishte ngjashmeri njeriu por qe shpesh sillej si nje njeri.
I pelqente te shetiste, i pelqente ushqimi madje ishte dhe "llupes" degjonte muzike, shkruante libra e plotesonte lista. Ishte nje Zot qe jo vec fliste,fishkellinte, bertiste, qeshte e madje qante.
Ishte nje Zot qe dashurohej e tradhetonte here pas here, qe grindej me adhuruesit e tij, e qe kishte miq, nje Zot luftonte kunder armiqeve te tij, Nje Zot qe martohej e rriste femije dhe nje Zot qe bente dashuri.

Ajo thote qe ky portret i Zotit nuk eshte nxjerre nga tavoletat e argjiles te komsumuara nga koha, por nga Bibla.

Kjo copeza lart eshte nje pjese e vogel e atij libri qe besoj ja vlen te lexohet.
 
@Lauri ku je se kjo eshte teme per ty dhe pse jam i sigurte qe ti e ke hasur kte liber para meje 🤗
 
Kete librin jo , se kam lexuar por kam ndjekur mendimin e saj nepermjet Biglinos dhe Malanges.
Ka nje interpretim shume interesant e mbi te gjitha me dritare mendimi te parrahura deri me sot
 
Para ca ditesh nxori Biligno nje tjeter video me G.M.Corrias gjithmone mbi kte librin dhe ishte shume interesant.
Dhe pse jemi brenda temes mendoj qe Biligno eshte "bindes" i mire. E ndjek qe ne 2014 diku dhe ka gjera interesante ama sme pelqen fakti qe ai perhere ngul kembe se ishte vec YWH gje totalisht fallco, madje shpesh here kur thote dicka nuk eshte e shkruar sic e thote e kjo sidomos te "Eksodi"
Izraelianet kishin shume Zota e YWH eshte vec nje prej tyre ose me mire, ai qe dominoi ne fund mbase por Biligno e modifikon pak tregimin gjithmone nen ate buzeqeshjen e tij hipnotizuese per turmen :)
 
Ama Biglino ka lene te kuptoje qe nuk ishte nje, gjithmone, qe ne fillimet e tij.
Ai ka nje metode qe te le mundesi interpretimi sepse thote-
"Marrim rastin sikur" ama nese degjuesit ndjekin llogjiken arrijne vete ne perfundimin qe deshiron te jape ai dhe qe tingellon e perçohet si me i besueshmi
 
Ama Biglino ka lene te kuptoje qe nuk ishte nje, gjithmone, qe ne fillimet e tij.
Ai ka nje metode qe te le mundesi interpretimi sepse thote-
"Marrim rastin sikur" ama nese degjuesit ndjekin llogjiken arrijne vete ne perfundimin qe deshiron te jape ai
Une e kuptoj ate "Facciamo finta che" dhe ne fakt ai thote qe ne librat e tij jane diku 23 Zota, Kamosh, Belblzebu, Nakor etj.
Te lësh mundesi intrpretimi eshte e njejta gje qe ben Kisha&CO e secili i ben qejfin vetes me perralla.
Mashtrimi eshte qe tek Zanafilla, me krijimin e qiellit te dyte qe kemi ne sot ama Biligno si studius kaq i vemendshem se ka vene re kurre thua? Apo dhe ti se ke kapur ate "qiellin e dyte" ?
 
Te kuptoj por nuk eshte ceshtje nese ai eshte i ndergjegjshem per qiellin e dyte, sepse jane me shume se nje ceshtjet ku ai nuk shprehet ose nuk jep mendimin e tij personal.
Madje ai e thekson gjithmone qe mendimi i tij nuk ka rendesi fare pikerisht sepse deshiron qe lexuesi te arrije vete ne 'te verteten' llogjike te ngjarjeve.
 
Te kuptoj por nuk eshte ceshtje nese ai eshte i mdergjegjshem per qiellim e dyte, sepse jane me shume se nje ceshtjet ku ai nuk shprehet ose nuk jep mendimin e tij personal.
Madje ai e thekson gjithmone qe mendimi i tij nuk ka rendesi fare pikerisht sepse deshiron qe lexuesi te arrije vete ne 'te verteten' llogjike te ngjarjeve.
Do te jap dicka te degjosh dike qe e mendon ndryshe, s'po them se thote te verteten ama ndryshe..
Biligno eshte "prodhim" i kishes qe tashme po nderron pamje e duan te kalojne te "hapi" tjeter.
 
KONCEPTI I ZOTIT NË BIBËL DHE NË KURAN​

Senad Maku

Duke ditur nevojën për fe dhe për besim në Perëndinë, njeriu do të shtronte pyetjen se si në mes një jete të stërngarkuar të ketë aq pak kohë të lirë për të bërë një studim të hollësishëm për të zgjedhur religjionin më të besuar në mesin e një numri religjionesh konkurues, ku secili prej tyre pretendon se është i vërtetë dhe i drejtë. Përgjigja nuk është e vështirë të jepet ashtu siç duket në të parë, e as që kërkon ndonjë studim shkencorë.
I Madhi Zot xh.sh. kërkoi nga njeriu që të besojë në Zotin Një, kërkoi nga ai që të mos i shoqërojnë Atij asgjë. Kjo thirrje për besim në Zotin Një iu është bërë edhe njeriut të parë dhe pejgamberit të parë Ademit a.s. e edhe pejgamberëve të tjerë dhe njerëzve në përgjithësi.

Popujt të ndryshëm, gjatë historisë njerëzore, u përpoqën ta besojnë Zotin, duke e personifikuar Atë, duke e identifikuar me shumë gjëra në këtë gjithësi si p.sh. me gurë, drunj, duke e përshkruar Zotin me veti të njeriut poashtu duke e përshkruar edhe si një gjallesë të jashtëzakonshme etj.. Feja islame, libri i fundit Kur’ani na porositë që të besohet Zoti Një, Krijues i kësaj gjithësie, Zotit të cilit i nënshtrohet çdo gjë në gjithësi, deshëm s’deshëm. Cilësit e Tij janë të përhershme, pa fillim, janë të pazhdukshme dhe nuk dobësohen kurrë në të ardhmen, kurse cilësit e njerëzve janë të krijuara si edhe vetë ata. Zoti nuk i përngjet askujt dhe askush nuk i përngjet Atij.

Cilësi më e rëndësishme e Allahut xh.sh. është vuxhudi-ekzistenca, Kur’ani verifikon ekzistencën e Zotit xh.sh. me mijëra argumente, p.sh.:
“All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato”. (Err-Rrad 2) “Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimine natës e të ditës; si nuk e kuptoni?” (El-Muminun 80)
Poashtu Kur’ani flet se Pafillëmsia dhe Përhershmëria janë dy veti të Allahut xh.sh.:
“Ai është i pari dhe i fundit”. (Hadid 3)
”…çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. (Err-Rrahman 26-27)

Kur’ani tregon se Zoti i Madhëruar është (Ekzistues) që nuk i ngjan askujt, ku thotë: “…Askush nuk është si Ai, Ai dëgjon dhe i sheh të gjitha”. (Esh-Shura 11)
Allahu I Lartëmadhëruar nuk varet nga krijesat e Veta, e as që i janë ato të nevojshme, Ai nga vetvetja ekziston, ku thotë:
“O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun, e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjellë krijesë të re. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë”. (El-Fatir 15-17)
Poashtu Kur’ani thotë se Allahu xh.sh. është Një i Vetëm, ku Allahu në Kur’an thotë: “Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë”. (Nahl 51)
Flet për gjithmundësinë e Allahut dhe tregon se kjo çka sheh në gjithësi është veprimtari e gjithmundshme krijuese.
“All-llahu krijoi secilën gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë”. (Nur 45)
Nga Kur’ani Famëlartë dimë se dituria e Allahut ngërthen të gjitha gjërat dhe i përthekon të gjitha, ku thotë:
“Ai e di ç’ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat”. (Tegabun 4)

Këto ishin disa nga cilësit e Allahut xh.sh. që janë apsolutisht të përkryera, të përhershme. Fjalët që flasin për vetit e Allahut të Madhëruar tërësisht dallohen nga kuptimi i fjalëve që i përdorim për ndonjë veti të qenieve të gjalla.
Disa nga fetë qiellore, misioni i të cilave ishte i përkohshëm, janë mbërthyer nga teprimet, tejkalimet, përdhosja e deri tek degjenerimet e asaj që është thelbi i tyre, d.m.th. i janë shmangur thelbësores dhe kuptimit të së vërtetës.Vetit e Zotit në Bibël në realitet janë pasqyrim i ëndjeve, cilësirave dhe dëshirave të ideologjive njerëzore, Zoti cilësohet me të gjitha vetit që ata cilësohen.
Koncepti Biblik i Zotit është krejt i ndryshëm nga ai i Kur’anit. Le të hedhim një shikim këtyre citateve.

1. A pushon- A çlodhet Zoti?
Sipas Biblës, Zoti tregohet që mbas krijimit të qiellit dhe tokës u ul dhe pushoj, ku thotë: “… sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u shlodh”. (Exodi 31:17) “sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi” (Exodi 20:11) “Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer”. (Zanafilla 2:2)

Këtë veti të Zotit Kur’ani e hedh poshtë duke e argumentuar, ku thotë: “Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje”. (Kaf 38)

2. A harron Zoti?
Bibla thotë: “Deri kur do të më harrosh, o Zot?” (Psalmi 13:1) “Pse do të na harroje për jetë…”. (Vajtimet 5:20)

Kur’ani thotë: “Zoti im nuk gabon e as nuk harron”. (Ta Ha 52)

3. Fuqia e Zotit?
Në Bibël thuhet se Jakobi luftoi me Zotin: “Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar”. (Zanafilla 32:28)

Kur’ani thotë: “Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhnjyes”. (El-Haxh 74)

4. A flen Zoti?
Bibla thotë: “Zgjohu! Pse fle, o Zot?” (Psalmi 44:23) “Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës”. (Psalmi 78:65) “Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im”. (Psalmi 35:23)

Kur’ani thotë: “Allahu është një, nuk ka Zot tjetër përvec Atij…Atë nuk e kap kotje as gjumi”. (Bekare 255)

5. Zoti nuk dëgjon?!!
Bibla thotë: “Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?” (Habakuku 1:2)

Kur’ani thotë: “Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes”. (Ibrahim 39)

6. Mos përgjigja e Zotit?!!
Bibla thotë: “O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi”. (Psalm 39:12) “Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?” (Psalm 44:24)

Kur’ani thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, I përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. (Bekare 186) “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni”.( Neml 62)

7. Zoti është i pamëshirshëm.
Poashtu Bibla e quan Zotin të Pamëshirshëm, citoj: “A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij?” (Psalm 77:7-9)

Kur’ani thotë: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer 53)

8. Dituria e mangët e Zotit!!!
Tek Zanafill 3:8,tregohet se Zoti ecën në kopsht, dhe për ta gjetur njeriun që fshihet prej Tij, Zotit I duhet ta kërkojë, poashtu tregon edhe një pjesë të paditurisë së Zotit, siç tregohet në Bibel: “Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit. Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”.Ai u përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha”. Dhe Perëndia i tha: “Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?”.

Përsëri Kur’ani hedh poshtë këtë mangësi të Zotit, këtë shpifje që i bëhet Atij ku thotë: “Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është I gjerë (në bujari) e i dijshëm”.( Bekare 115) “Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka kanë tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni”. (Enam 3)

9. Përshkrimi i Zotit !!!
Këtu Bibla e përshkruan Zotin si një gjallesë të jashtëzakonshme, dhe si një Zot që kalëron mbi një Kerubin: “Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim. Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij…Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës”. (2 Samueli 22:8-11)

Kur’ani hedh poshtë këto trillime ku thotë: “E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: “Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: “Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”.( El-Enam 93) “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi”.( Esh-Shura 11)“Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini”.( En-Nahl 74)

10. Zoti përshkruhet në formën njerëzore.
Bibla thotë: “Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne”. (Zanafilla 1:26) “Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij”.( Zanafilla 9:6)

Kur’ani thotë: “Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (El-Ihlas 1-4) “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi”. (Shura 11)

11. A mundet të shikohet Zoti?
Bibla thotë: “Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: “E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal”.( Zanafilla 32:30) “Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën, dhe panë Perëndinë e Izraelit”.( Exodi 24:9-10)

Kur’ani thotë: “Tëpamurit (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të pamurit. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur”. (El-Enam 103)

12. Zoti a ka familje?
Bibla thotë: “Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im”. (Exodi 4:22) “Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij”. (Ligji i Perterire 32:19) “Kështu i thotë Zoti Jeruzalemit:…Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t’u pre kërthiza,…Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t’u formua, flokët t’u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja”, thotë Zoti, Zoti…. Por ti vure besim në bukurinë tënde dhe u kurvërove për shkak të namit tënd dhe ia falje kurvërimet e tua çdo kalimtari, që I pranonte….”Përveç kësaj more bijtë e tu e bijat e tua që më kishe lindur dhe i sakrifikove ata, që të gëlltiten. Mos vallë ishin pak gjë kurvërimet e tua, që ti të therje bijtë e mi dhe t’ua ofroje atyre duke i kaluar nëpër zjarr?….në krye të çdo rruge ke ndertuar një vend te lartë, e ke bërë të neveritshme bukurinë tënde, dhe i ke hapur këmbët e tua çdo kalimatari, duke i shumuar kurvërimet e tua.Ti gjithashtu je kurvëruar me Egjiptasit, fqinjët e tu trupmëdhenj, dhe i ke shumuar kurvërimet e tua për të provokuar zemërimin tim…Sa e shthurur është zemra jote”, thotë Zoti, Zoti”. (Ezekieli 16:3-32)

A mundet të ketë Zoti familje?? A mundet që Zoti të jetë I martuar dhe gruaja e Tij të kthehet në Prostitutë?? (I Pastër qoftë Zoti nga ata që ia mveshin).

Kur’ani I demanton këto shpifje duke thënë: “Për t’ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër. A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?”. (El-Kehf 4-6) “Jehuditë dhe të krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaju: “E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i githë ç’ka ka në mes tyre është vetëm e All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja”. (El-Maide 18) “Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë” I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!” në atë moment bëhet”. (Bekare 116-117)

13. Mosvëmendja e Zotit !!!
Bibla thotë: “Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko!”. (2 Mbreterve 19:16)

Kur’ani thotë: “S’ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju”. (El-Huxhurat 18)

14. Zoti dhe fëmijët e Tij!
Bibla thotë: ”Ti je im Bir, sot ti më linde”. (Hebrenjve 5:5) “Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: “Ti je biri im, sot më linde”. (Psalm 2:7)

Kur’ani thotë: “Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas 1-4) “All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt,e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që I përshkruajnë”. (Muminun 91) “Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë”. (Merjem 88-92)

15. Padrejtësia e Zotit?
Bibla thotë: “…mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij. Ja, unë bërtas: “Dhunë!”, por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!”. (Jobi 19:6-7)

Kur’ani thotë: “All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata I bëjnë të padrejtë vetes së tyre”. (Junus 44) “S’ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër ështëe mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh”. (Nisa 40) “E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur)”. (Ibrahim 42)

16. Zoti a ka nevojë për udhëheqjen e njeriut?!!
Në Bibël tregon rastin se zoti nga mosdija e Tijë, urdhëron njeriun që në disa shtëpi që të vendos nga një shenjë, që kur të kaloj Zoti atypari dhe kur ta shohë shenjën në atë shtëpi, Ai nuk do ta zhduk, siç tregohet tek Exodi 12:13 “Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t’ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit”.

Kur’ani thotë: …çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfud)”. (En-Am 59) Thuaj: “Atë e shpall Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues”. (Furkan 6)

17. Zoti don të bëj diç, por e ndryshon mendimin dhe e ndërron vullnetin e Tij.
Bibla thotë: “Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t’i bënte popullit të tij”. (Exodi 32:9-(14))

Kur’ani thotë: “Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!” në atë moment bëhet”. (Bekare 117) “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet”. (Ali-Imran 47)

18. Një Zot që e prish premtimin-Beslidhjen?!!!
Bibla thotë: “…dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre”. (Levetiku 26:44)

Kur’ani thotë: “Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dine”. (Rrum 6)

19. Zoti urdhëron në të shëmtuarën/ keqën!!!
Bibla thotë: “…por çdo grua do t’i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t’ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t’i zhvishni Egjiptasit”. (Ekzodi 3:22)

Kur’ani thotë: “All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?” (A’raf 28)

20. Zoti dënon njeriun përshkak të fajit të etërve të tyre!!!
Bibla thotë: “Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre”. (Isaia 14:21)

Kur’ani thotë: Thuaj: “ A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te All-llahu; e Ai ju njohton për atë që përçaheshit”. (En-Am 164)

21. A pendohet Zoti??
Këtu Bibla tregon se Zoti pendohet që ka krijuar njeriun në sipërfaqën e tokës: “Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet. Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”. (Zanafilla 6:6-7)

22. A duartroket Zoti ?!!!
Bibla thotë: “Por ja, unë rrah duart për fitimin e pandershëm që ke nxjerrë dhe për gjakun e derdhur që është në mes teje”. (Ezekieli 22:13)

Pra me këto citate që i cekëm, vallë: A mund të jet Zot një i tillë me këto cilësi të Zotit siç e përshkruan Bibla? Përshkrimet e tilla jo vetëm që nuk gjenden në Kur’an por konsiderohen si kufër ndaj madhërisë së Allahut xh.sh.. Poashtu duke bërë krahasimin në mes dy teksteve, mes Biblës dhe Kur’anit rreth konceptit të Zotit, hedh poshtë tezën se Kur’ani ka huazuar nga Bibla, apo Kur’ani është kopje e Biblës.
Po e përfundoj me fjalën e Allahut të Madhëruar ku në Kur’anin Famëlartë thotë: “I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë”. (Saffat 180)
 
Cenelo, 100 ta kam thene qe Kurani jot eshte identik si partia e Lulit, e dale nga Partia e Sales vec qe i ndryshon emri, pastaj ca beson ti eshte tjeter histori dhe lere AI se ste zgjidh pune gje jo.

E zonja e librit ne fjale nuk punon roje por teologe e diplomuar ne Oxford e jep mesime ne universitete shteterore, pra i ka te gjithe titujt e mundshem per te qene "zyrtare" dhe ne librin e saj ke dhe Kuranin tat si pjese e patundshme e Bibles dhe ndaj para se te pyesesh telefonin qe neser munde te thote qe "fluturon gomari" hidhi nje sy librit e lexo ndonjehere dhe anen tjeter mor burre se dhe dhe peshorja ka dy ane kastile dhe jo kot :)
 
Ti mire ben qe con uje ne mullirin tend por......
E ke vene re qe une nuk komentoj e nuk marr pjese ne temat qe ti hap te nenforumi i besimtareve myslimane?
Pa ju futur ceshtjes jam apo s'jam dakord me ty respektoj ate nenforum per hir te atyre qe besojne dhe e kane zgjedhur fene islame si menyre jetese dhe ekzistence!

Kjo s'do te thote qe ti te mos komentosh te kjo teme-
Kjo do te thote vetem qe postimi dhe opinioni yt ketu eshte komplet jashte teme dhe nuk e respekton subjektin e saj e aq me pak e pasuron.
Keshilla ime-
Nese nuk e di per cfare behet fjale kurseji vetes humbjen e kohes🤗
 
E kuptova kuptova per cfare behet fjale ":per Zotin duke kaleruar"🤣

Duhet te me falenderoni qe humbas kohen time te çmuar me juve, dhe jo ta cilesoni si te humbur! Teme ne vete kjo🤣

Per neve si musliman keto besime qe i sjellni ju ne lidhje cilesit e Zotit jane tmerrshme si mendime!
Pse nuk e lexoni temen qe solla nje njeri i mençur do te dinte te dallonte kush fe eshte fjale e vertet e Zotit.
 
E kuptova kuptova per cfare behet fjale ":per Zotin duke kaleruar"🤣

Duhet te me falenderoni qe humbas kohen time te çmuar me juve, dhe jo ta cilesoni si te humbur! Teme ne vete kjo🤣

Per neve si musliman keto besime qe i sjellni ju ne lidhje cilesit e Zotit jane tmerrshme si mendime!
Mire🤗
Ti e di qe une te kam paaaak xhan, te kam pas e do te te kem gjithmone!
Se mos po te tingellon si lamtumire kjo qe thashe🤔😂
Sepse ben vaki edhe eshte😂😛
🤗
 
Sa i embel dhe i mirekuptueshem je, por une nuk pelqej meshkujt😂 Mos je edhe ti nga ata se tani po deklarohen publikisht duhet me pas kujdes😬
 
Cenelo, 100 ta kam thene qe Kurani jot eshte identik si partia e Lulit, e dale nga Partia e Sales vec qe i ndryshon emri, pastaj ca beson ti eshte tjeter histori dhe lere AI se ste zgjidh pune gje jo.

E zonja e librit ne fjale nuk punon roje por teologe e diplomuar ne Oxford e jep mesime ne universitete shteterore, pra i ka te gjithe titujt e mundshem per te qene "zyrtare" dhe ne librin e saj ke dhe Kuranin tat si pjese e patundshme e Bibles dhe ndaj para se te pyesesh telefonin qe neser munde te thote qe "fluturon gomari" hidhi nje sy librit e lexo ndonjehere dhe anen tjeter mor burre se dhe dhe peshorja ka dy ane kastile dhe jo kot :)
Ani ani beso qe Zoti i juve kaleron mbi kafsh dhe juve e keni pare kete😅
 
Sa i embel dhe i mirekuptueshem je, por une nuk pelqej meshkujt😂 Mos je edhe ti nga ata se tani po deklarohen publikisht duhet me pas kujdes😬
Kush eshte 'besimtari' i vertete mes nesh ceno?
Une qe te hap rruge ty apo ti qe me sulmon mua?🤔😁
🤗

PS-Kjo s'do me thene qe e bej me te gjithe sepse kur e kerkojne di edhe t'ja jap ate qe meritojne🤭
 
Një teologe e vetepërshkruar ateiste.
Ky zoti që kjo e përshkruan më ngjason më shumë me Zeusin.
Libri duket interesant, por kam përshtypjen se pas përfundimit të leximit, do mbetem me një shije të çuditshme në gojë. Autorja figuron si gjuhëtare e pazakonshme e gjuhëve biblike, por për çfarë do na vlente? Në thelb, libri shërben më së shumti për të tallur fenë dhe për të përshkruar besimin si një fazë e kaluar, gjë që askush me mendjetë shëndoshë nuk do të merrej me të.

p.s. mbase kur të botojë librin me fiziologjinë e Zotit mund dhe ta lexoj.
 
Tobe Tobe 😁
 
Ne fakt e zonja e librit nuk eshte ateiste se kjo terminologji qe ka dale ne mode keto kohet moderne dhe eshte si ajo e "konspiracionistit" qe flet "budalliqe" por cuditerisht i dalin pothuajse te gjitha.
Une nuk e solla te mbaj asnje ane hipoteze por autorja nuk eshte amatore e lendes ne fjale, e diplomuar ne Oxford e jep leksione per lenden e diplomes se saj ne universitete, pra fjala e saj vlen mbase dhe me shume se e nje prifti qe e predikon librin e rradhes qe ka perpara dhe te pranishmit e besojne me sy mbyllur. E them "librin e rradhes" sepse cuditerisht ka versione e versione te bibles, nga ato qe i jepen lexuesit te thjeshte, deri te ato te klerit e akademikeve te fushes qe nese i krahason jane larg vite drite me njera tjetren.
Pertej kesaj secili lexon e beson cfare do e te kjo pjese nuk futem se eshte dicka shume personale dhe qe sme perket mua :)
 
Ca bible ka lexuar kjo aman.. ka pi nja dy gota vere dhe e ka ngaterruar me bemat e Homerit per Zeusin lol
Nese e ke nje Bibel te thjeshte ne shtepi, te them une disa vargje te saj qe ti lexosh e do shohesh qe nuk e ka ngateruar Homerin as Zeusin, dhe pse ne fakt i bie te jene te njejtit :)
 
Ne fakt e zonja e librit nuk eshte ateiste se kjo terminologji qe ka dale ne mode keto kohet moderne dhe eshte si ajo e "konspiracionistit" qe flet "budalliqe" por cuditerisht i dalin pothuajse te gjitha.
Une nuk e solla te mbaj asnje ane hipoteze por autorja nuk eshte amatore e lendes ne fjale, e diplomuar ne Oxford e jep leksione per lenden e diplomes se saj ne universitete, pra fjala e saj vlen mbase dhe me shume se e nje prifti qe e predikon librin e rradhes qe ka perpara dhe te pranishmit e besojne me sy mbyllur. E them "librin e rradhes" sepse cuditerisht ka versione e versione te bibles, nga ato qe i jepen lexuesit te thjeshte, deri te ato te klerit e akademikeve te fushes qe nese i krahason jane larg vite drite me njera tjetren.
Pertej kesaj secili lexon e beson cfare do e te kjo pjese nuk futem se eshte dicka shume personale dhe qe sme perket mua :)
Nuk e kam mohuar asnjë vlerë univerzitare të saj. Ishte mendimi im se sa më tërheq vepra e saj për ta lexuar. Betohem se do e lexoj veprën tjetër mbi fiziologjinë, nëse e boton. 🙂
 
Ok 🙂
 
Kush eshte 'besimtari' i vertete mes nesh ceno?
Une qe te hap rruge ty apo ti qe me sulmon mua?🤔😁
🤗

PS-Kjo s'do me thene qe e bej me te gjithe sepse kur e kerkojne di edhe t'ja jap ate qe meritojne🤭
Faleminerit per respektin!
Une jam besimtari i vertet sepse besoj ne Shpallje te Zotit, besoj ne Profet, dhe ju nuk mund te jeni si un3 besimtar nese nuk besoni si une Profetin dhe shpalljen e fundit Kuranin. Ju keni vendosur ti besoni 100 versione te mendimeve te njerezve qe kane shkruar me duart e veta libra te tjere qe pretendojne qe jane nga Zoti.
 
Sa serioz 😁
Unë në fakt i pëlqej veprat satirike. E mbaj mend një pjesë të Lumi i Vdekur nga Jakov Xoxa. Aty ku fliste se si i krijoi Zoti njerëzit 😆 por më pas (mbase mbi mendoja) pyeta veten se sa tërheqëse është një fakt që të bën të ndihesh mirë, në bazë t’i themi raciste 😆
Nuk e di. Mbase jam larguar nga këto lloje veprash.
Përndryshe bëre mirë që e solle. Ja diskutojmë pos tjerash për shijet tona. 🙂
 
Te kjo tema më vjen ndër mend filmi i bazuar nga një histori e vërtet
“Havean is for Real”
 
Ne asnje rrjesht te Bibles qe kam lexuar une nuk egziston kjo gje.
Bibla nuk eshte nje liber, jane diku 24 mos u gabofsha. Permbledhja qe ata na e bejne ne nje liber te vogel e te qendisur me mjeshteri do vemendje dhe nje mendje te hapur ta kuptosh se cfare po flitet.
Nese lexon dhe temat e @Lauri e postimet e tij thote te njejten gje, madje edhe me me shume fakte se keto qe them une sepse ai i ka lexuar para meje nje dekade mbase.
Ne biblat zyrtare te vatikanit, e po deshe jane falas ne pdf ti nis une, dmth e njejta qe zakonsisht nxjerrin te shtypur ne libra, flitet per masakra, perdhunime, mashtrime, genocide, vrasje ne mase te foshnjave, deri se sakrifica kafshesh dhe ne nje rast i dokumentuar ne bibel sakrifikim femije per te ashte quajturin "Zot" i gjithsise, e thash sakrifikim jo tentative se e dime te gjithe ate hiatorine qe na e qendisin me Isakun qe ishte 40 vjec qe do e flijonte i ati, ajo qe them une sakrifice femije te pjekur si qingjin, dhe kjo normalisht kerkese e "Zotit" e sic thash, e shkruar ne Bibel jo nga kjo zonja e librit ne teme.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top