ANALIZË/ Futbolli më i bukur tani apo në monizëm? Ja pse stadiumet janë bosh…

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Ka gjithmonë një diskutim në Shqipëri rreth futbollit të sotëm dhe atij të disa dekadave më parë… Pyetjet e përgjithshme janë: Pse atëherë mbusheshin stadiumet? Ishte më i bukur futbolli i para viteve ‘90 apo ky tani? Pse ka kaq shumë dyshime dhe akuza në ditët e sotme?
Futbolli-ne-monizem-apo-tani.jpg

Pse ka gjithnjë e më pak “idhuj” të prodhuar nga toka jonë e futbollit dhe më shumë vëmendje te Mesi e Ronaldo…? Natyrisht është e vështirë të krahasosh breza dhe epoka të ndryshme futbolli. Madje deri në njëfarë mase duket edhe e padrejtë që të bësh paralelizma apo krahasime me filozofi loje të ndryshme dhe të barazosh rrethanat për të gjetur “diferencat”.

E megjithatë, gazeta “Panorama Sport” ka vendosur të bëjë një analizë rreth dy elementëve më të diskutuar sot: pse nuk kemi kaq shumë tifozë në stadiume dhe pse konsiderohet më tërheqës dhe argëtues futbolli i viteve të vështira të monizmit… Le t’i marrim me radhë:

IZOLIMI DHE LIMITIMI

Në periudhën moniste stadiumet ishin plot edhe sepse shqiptarët, aq sa ishin brenda 28 mijë km katrorë, jetonin të gjithë në vendin e tyre. Përjashto disa syresh që arrinin të arratiseshin, thuajse të gjithë jetonim në këtë vend. Argëtimet e fundjavës kryesisht ishin: teatri, kinemaja, stadiumet ose pallatet e sportit. Nuk mund të shiheshin Real-Barcelona, Inter-Milan, Bajern-Dortmund, derbin e Mançesterëve etj… Pra gjithë populli në atdheun e vet dhe të gjithë sytë te produkti vendës.

YJET NË SHTËPI…

Thonë që i ndjeri Vasillaq Zëri bënte art me topin… Panon, Frashërin, Rucin, Kushtën, Millon, Muçën, Kolën, Mingën, Demollarin, Kaçin, Josën, Mustën, Shehun, Rragamin, Zhegën, Ballgjinin e shumë të tjerë që kanë shkëlqyer ndër vite në tapetin e gjelbër mund t’i shihje të luanin gjithë ditën pa u mërzitur… Pak prej tyre patën fatin të largoheshin, madje e bënë në moshë madhore pas ndryshimit të sistemit.

Po sot, si është raporti i talenteve në skuadrat tona? Prodhojmë më pak pa dyshim, por edhe ata që dalin, na i “përlajnë” klubet e huaja. Ligji i pamëshirshëm i një futbolli modern që është shndërruar në një industri milionash. Pra, le të jemi të qartë: nëse atëherë yjet e futbollit tonë e nisin dhe e përfundonin karrierën në Shqipëri, njerëzit e shijonin talentin e tyre për vite me radhë.

Ndërsa sot ndodh e kundërta, sapo dikush spikat, ai largohet menjëherë drejt një klubi të huaj. Është bërë qëllim në vetvete. I fundit ishte Kallaku… Imagjinoni pra një Superiore në këtë moment ku të luajnë të gjithë bashkë: Balaj, Sadiku, Cikalleshi, Roshi, Trashi, Abazaj, Rroca, Latifi, B.Berisha, Hyka, etj… A do të ishte më cilësore? Pa dyshim që po…

DEMBELËT E DIVANIT…

Maksimumi në monizëm, por edhe disa vite më vonë, ishte që të shihje vetëm një ndeshje nga televizori. Për të tjerat duhet të blije biletën, pasi ndoshta kjo ishte forma e vetme për të ndjekur Panajot Panon teksa zbarkonte në qytete të ndryshme apo për të parë një duel vlonjato-shkodran si Flamurtari-Vllaznia që prodhon emocione edhe sot. Mirëpo tani mjafton të bësh abonimin në “Supersport” për të parë cilën ndeshje të duash nga ekrani, ose nga lokali i lagjes, kur shpesh të ofrohet edhe me ekran gjigant.

PAZARET DHE PANDËSHKUESHMËRIA

Pazare në futbollin tonë ka pasur edhe para 90-ës. Janë pohuar nga vetë protagonistët “si ia lamë ndeshjen final ekipi për inat të këtij tjetri…”. Nuk ishte një çështje bastesh, por ishte paracaktim rezultati patjetër. E megjithatë, Shqipëria moniste kishte një “avantazh”: kalohej në heshtje. Diskutohej nën zë në qytetin ku ndodhte apo mes skuadrave të prekura, por zor se një pakt mes klubeve bëhej çështje kombëtare.

Po sot? Pjesa dërrmuese e ndeshjeve janë nën lupën e kamerave, gazetarët nuk kanë më frikë të denoncojnë teatrot me mbathje, por edhe teknologjia ka evoluuar. Plot raste kur skuadrat kanë bërë teatër, janë denoncuar dhe lajmi është bërë i njohur për publikun jo vetëm brenda vendit tonë, por në çdo cep të globit prej portaleve apo televizioneve. Kjo natyrisht nuk e ka ndihmuar futbollin shqiptar të jetë i besueshëm dhe tërheqës.

Përveç kësaj, dëmi më i madh në raste të tilla është bërë prej mungesës së përgjegjshmërisë dhe mungesës së dënimit për matrapazët. Jo vetëm për lojtarët që kanë trukuar një ndeshje, por edhe për urdhëruesit e këtyre maskaradave, apo edhe për organizatorin, FSHF-në, që në gjithë këto vite nuk ka qenë asnjëherë e besueshme në luftën ndaj manipulimit të rezultateve. Me kalimin e kohës ndeshje të tilla janë reduktuar, por deri më sot askush nuk është ndëshkuar në mënyrë shembullore.

INFRASTRUKTURË E AMORTIZUAR

Jo vetëm fusha futbolli të zhdukura, por edhe palestra basketbolli e volejbolli të fshira nga harta e territorit gjatë tre dekadave të fundit. Më pak vëmendje drejt sportit, ndërkohë që në vitet e izolimit klasat sportive ishin me detyrim. Përveç kësaj, nuk u vu dorë për dekada të tëra në impiantet që i mbijetuan kohës.

Vetëm vitet e fundit u rikonstruktuan 3 stadiume dhe u ndërtua një i ri si “Air Albania”, ku vërtetë mund të të duket vetja si “jashtë shtetit”. Pjesa tjetër nuk ofrojnë as kushtet minimale, duke filluar tek një pije, ushqim, apo edhe VC për nevoja personale. Vështirë që në këto impiante, ku shpesh herë shfaqej edhe dhunë fizike, të mund të shkoje me gruan, motrën, apo fëmijët në stadium…

FYERJET BARBARE SI LAJTHITJE KOMBËTARE…

Përveç teatrove me mbathje, largimit të vazhdueshëm të talenteve, impianteve tejet të amortizuar, në disa stadiume vështirë të shkosh edhe sot për një fakt të neveritshëm: sharje me libër shtëpie për kundërshtarin, arbitrin, por edhe për ndonjë lojtar të ekipit vendës kur ai bën ndonjë gabim.

E pra, duhet ta pranojmë se sharje më makabre se sa ato që bëjnë disa tifozë, ose ndonjëherë edhe i gjithë stadiumi, ku përmenden gruaja, motra, nëna, fëmijët, madje edhe kushërinjtë e tretë, nuk gjen në asnjë vend tjetër. Për fat të keq nuk ka pasur kurrë një fushatë sensibilizuese për të luftuar këtë fenomen dhe për ta minimizuar sadopak atë.

BILETA ME ÇMIME TË KRIPURA…

Duke marrë parasysh gjendjen e futbollit shqiptar, krizën ekonomike që ka përfshirë vendin dhe problemet që kanë shpesh tifozët edhe me oraret e ndeshjeve, ka edhe një pakënaqësi me biletat. Për përballje të rëndësishme klubet ndonjëherë e kalojnë masën me çmimet.

Dhe natyrisht, klubet “frymëzohen” nga FSHF-ja që gjithashtu bën çudira me çmimet kur luan Kombëtarja. Sa më i madh të jetë emri i kundërshtarit të kuqezinjve, aq më thellë duhet ta fusësh dorën në xhep për të blerë një biletë. Në shumë raste ndodh që biletat më të mira i marrin zyrtarët e kollarisur, që FSHF-ja ose klubet ua japin si qoka, duke nënvlerësuar tifozin e përhershëm dhe duke e zhgënjyer atë vazhdimisht.

KATËR HERË E NJËJTA NDESHJE…

Edhe Partizani-Tirana mund të bëhet “monotone” kur ndeshen 4 herë në kampionat mes tyre. Imagjinoni pastaj skuadra që nuk kanë të njëjtën histori… Formati me 10 klube në elitën e futbollit nuk e ka ndihmuar as afrimin e tifozëve dhe as prodhimin e talenteve. Sot që po flasim kemi klube të falimentuara “de fakto” ose për mbijetesë, ndërkohë që qëllimi ishte që elita të ishte më e shëndetshme dhe të bëhej lokomotivë për klubet e kategorive inferiore. T

Ë MËDHATË JASHTË ELITËS…

Me shumë respekt për çdo ekip të vogël si Kukësi, Laçi, Kastrioti, Bylisi, Kamza, etj, që kanë shkruar një copëz histori të futbollit shqiptar në dekadën e fundit, apo edhe na kanë bërë krenarë me ecurinë e tyre në Europë, futbolli shqiptar nuk e ka luksin të lërë jashtë klube si Dinamo, Elbasani, Flamurtari, Luftëtari, Besa, Besëlidhja, Lushnja dhe Tomori. Jo të gjitha njëkohësisht të paktën.

Futbolli ka edhe histori, por ka edhe marketing. Madje prania e tyre do të ndihmonte edhe klube të reja apo të qyteteve të vogla që të kishin më shumë vëmendje dhe më shumë të ardhura. Më mirë dy herë KukësiElbasani apo katër herë KukësiLaçi gjatë një sezoni…? Kjo do të përkthehej me më shumë tifozë në stadium, më shumë atmosferë dhe pse jo me më shumë parà në arkat e të dyja klubeve.

DËNIMET KOLEKTIVE…

Para viteve ’90 nuk bëhej fjalë për mbyllje stadiumesh për shkak të sjelljeve të tifozërive. Pa dyshim që standardi i dënimeve kolektive që ka përdorur FSHFja në vitet e fundit ka pasur ndikimin e saj në ftohjen e tifozëve me futbollin apo zbrazjen e tribunave. Në të shkuarën dënohej individi përgjegjës dhe as që çohej ndërmend mbyllja e dyerve të stadiumeve për shkak të incidenteve. Madje kjo gjë nuk ndodhi as në fund të viteve ’80, që përkon me trazirat pas ndeshjes Naftëtari-Dinamo të ndodhur në Kuçovë.

PANORAMASPORT.AL
 
Kohe te ndryshme.
Une i kam perjetu te dyja kohet, dhe futbolli n'monizem nuk krahasohet me futbollin e sotem. Kishte tjeter kulture sportive, tjeter disipline dhe shpirti gares ishte gjithmone aty. Ndeshjet ishin t'verteta dhe plot talentë qe dilnin pa fund nga akademite.

Ndersa futbolli sotem eshte bir nona vet, i marre peng nga nje njeri dhe i ka te gjitha t'kqijat mrena, pazare, trukime, mafiozlliqe dhe nje tufe maskarenjsh qe se lejne me bo hajer.
 
Kohe te ndryshme.
Une i kam perjetu te dyja kohet, dhe futbolli n'monizem nuk krahasohet me futbollin e sotem. Kishte tjeter kulture sportive, tjeter disipline dhe shpirti gares ishte gjithmone aty. Ndeshjet ishin t'verteta dhe plot talentë qe dilnin pa fund nga akademite.

Ndersa futbolli sotem eshte bir nona vet, i marre peng nga nje njeri dhe i ka te gjitha t'kqijat mrena, pazare, trukime, mafiozlliqe dhe nje tufe maskarenjsh qe se lejne me bo hajer.
Tomka dikur luanin me shpirt per ekpin e tyre qoft i zemres apo jo ndersa sot e bejn per lek dhe fame gje qe nuk percjell lezetin e dikurshem qe kishte futbolli .
Dhe atehere ka pas pislliqe por jo sa sot qe kan dal hapur .
 
Sa per te share .. oj mami .. kisha vellain e dyte qe nuk linte loje futbolli te Vllaznise pa pa ..
Eh kur kerrsite karrika.. grushti.. dmth sja pritonte.. kshuqe me ket pjese e lidh futbollin une ne monizem .
 
Sa per te share .. oj mami .. kisha vellain e dyte qe nuk linte loje futbolli te Vllaznise pa pa ..
Eh kur kerrsite karrika.. grushti.. dmth sja pritonte.. kshuqe me ket pjese e lidh futbollin une ne monizem .
Edhe sot qendron e njejta histori nuk esht se ka ndryshu naj gjo apo t pakten tifozat t sensibilizohen sadopak qe minimizojn sharjet por shqiptari nuk i le kto gjona .
 
Edhe sot qendron e njejta histori nuk esht se ka ndryshu naj gjo apo t pakten tifozat t sensibilizohen sadopak qe minimizojn sharjet por shqiptari nuk i le kto gjona .
Jo jo kishte rrahje masive..qe nuk di dmth .. nje e share me e vogel perfundonte keq .. gjithsesi tregoheshin si barcaleta ?
 
Tomka dikur luanin me shpirt per ekpin e tyre qoft i zemres apo jo ndersa sot e bejn per lek dhe fame gje qe nuk percjell lezetin e dikurshem qe kishte futbolli .
Dhe atehere ka pas pislliqe por jo sa sot qe kan dal hapur .

Edhe atehere paguheshin futbollistet, biles ishin nder me t'privilegjumit e atij sistemi, por kultura sportive qe e merrje qe fmije nklasat e fiskultures ndryshon shume nga sot. Pastaj atehere punohej shume me akademite, Vllaznia, Tirona, Partizani, Dinamo, Flamurtari, Besa Kavajes..etj, ishin siç eshte akademia Dinamo Zagrebit sot, por me nje ndryshim qe tregu jone ishte i mbyllur per transferime jashte. Shume lojtar te asaj kohe me nje treg te hapur do lunin atje ku lunin lojtaret Jugosllav, neper ekipet me t'mira.
 
Jo jo kishte rrahje masive..qe nuk di dmth .. nje e share me e vogel perfundonte keq .. gjithsesi tregoheshin si barcaleta ?
Po dhe sot ka . Para se te luante kuksi ne stadime te tjera meqe ky i joni po rregullohet ... kriste sherri me tifozat kundershtar skenderbeu korcen ishte perher kampion .mirpo shumica tifozerive ishin shum provokus dhe n vendin ton kshuqe aq donim ne sa te kriste sherri me cdo tifozeri sidomos me laçin
 
Edhe atehere paguheshin futbollistet, biles ishin nder me t'privilegjumit e atij sistemi, por kultura sportive qe e merrje qe fmije nklasat e fiskultures ndryshon shume nga sot. Pastaj atehere punohej shume me akademite, Vllaznia, Tirona, Partizani, Dinamo, Flamurtari, Besa Kavajes..etj, ishin siç eshte akademia Dinamo Zagrebit sot, por me nje ndryshim qe tregu jone ishte i mbyllur per transferime jashte. Shume lojtar te asaj kohe me nje treg te hapur do lunin atje ku lunin lojtaret Jugosllav, neper ekipet me t'mira.
Ka qen sistemi atill qe sportistat tane kan qene te limituar dhe cdo gje te qarkullonte brenda perbrenda por fatkeqsisht ato u denmtun me teper dhe ku jena sot ? Qe mezor bojm futboll dhe nuk kena asnje lloj infrastrukture apo organizimi qe nga baza por duhen vite e vite t bohen kto pun dhe mbi t gjitha mos t ket korrupsion ?‍♂️
 
E ngaterron me Michael Jordan ?
Ky lun me Lakers.
Nejse te dy skuadrat i njoh para ktyre te dyve .. ngaqe adhuroja cdo gje amerikane ..nga harly deri tek Rregan lol

Por per ate kohe ne Europe per Basketball ishin Italia dhe Jugosllavia... ndaj spo beja lidhjen
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top