Analiza laboratorike për tortëngrënësit..

Ketrushe

Pianistia
Organizatorët e garës së famshme botore të ngrënies së tortës, janë detyruar që t’u bëjnë disa analiza pjesëmarrësve për mundësinë e përdorimin e barnave.Kampionati Botëror i Ngrënies së Tortës në Wigan, i ndalon garuesit që të përdorin lëng si lubrifikues- njofton Sky News.

Mirëpo, organizuesit thonë se disa garues përdorin ilaç për kollë, ashtu që ndihmojnë tortën që të rrëshqasë më lehtë.

Ata e kanë ndaluar këtë substancë këtë vit gjatë garës së mbajtur këtë javë, dhe kanë paralajmëruar se garuesit do të kontrollohen.

Testet kanë treguar se ilaçi për kollë mund të përshpejtojë për 2 sekonda kohën e nevojshme për ngrënien e një torte.

Megjithatë, fituesi i këtij viti, Barry Rigby, nuk kishte pasur nevojë për këtë ilaç, pasi që ka arritur për 43 sekonda që ta përfundojë tortën e tij.
 
Back
Top