Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

*deliza*

VIP
V.I.P
Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Kriza ne Greqi po shkakton probleme te paparashikueshme..vlera e euros ne krahasim me ate te dollarit po i peson keto dite uljet dhe ngritjet e saj..tregjet financiare gjithashtu po pesojne renie...

Per keto ceshtje aktuale dhe per te tjera qe do pasojne pas ketyre dua te diskutoj ne kete teme...E hap kete teme me qellim qe te jemi me afer me ate cfar po ndodh momentalisht me ekonomine boterore dhe cilat jane pasojat dhe efektet qe sjellin ato ne ekonomite e vendeve shqiptare dhe atyreve te rajonit.

Eshte e qarte qe eshte ne deshiren tuaj nese vetem do i lexoni apo edhe do i diskutoni...Jeni te lire ate qe doni ka kuptoni me mire po per shkak te mosinformimit ndoshta te mire ne kete fushe nuk arrini ta kuptoni, ta ndani me ne dhe ndoshta i gjejme nje pergjigje pyetjes dhe dilemes tuaj.

Nejse, lexim dhe diskutim te kendshem.


---------- Post added at 18:43 ---------- Previous post was at 18:40 ----------

Bie vlera e aksioneve në tregjet ndërkombëtare për shkak të borxhit grek

Tregu i aksioneve në Japoni pasoi rënie në bursën e Nju Jork-ut me pothuajse 3 %. Australia dhe Koreja e Jugut hapen tregjet me 2 % rënie. اmimet e aksioneve filluan të bien pasi një agjenci e madhe ndërkombëtare që vlerëson besueshmërinë e klientelës, Standard & Poor's, e renditi borxhin grek ne nivelin më të ulët që njihet si ‘Junk’ që ka kuptimin mbetje ose pa vlerë. Në Greqi protestuesit i bënë thirrje qeverisë që të mos paguaj borxhet e saj, në mënyrë që të jenë bankat e huaja ato që të paguajnë çmimin për krizën në vend, dhe jo taksapaguesit grek. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka thirrur një samit të liderëve të eurozonës në muajin maj për të diskutuar krizën e borxheve në Greqi, e cila po minon valutën e përbashkët. Sot presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, tha se negociatat për borxhet e Greqisë janë në zhvillim e sipër, dhe as që mund të bëhet fjalë për rindërtimin e tyre. /alsat-m/

---------- Post added at 18:47 ---------- Previous post was at 18:43 ----------

Euro forcohet përballë dollarit

Euroja është rritur kundrejt dollarit amerikan, në kërcimin më të madh të regjistruar këtë vit.
në bursën e Nju Jorkut, një euro u këmbye me 1.24 dollarë, rreth 2 % më shumë se të martën, kur valuta e përbashkët evropiane ra në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit.
Rritja e vlerës së euros u bë pasi autoritetet gjermane ndaluan tregtimin e disa akcioneve spekulative, pas raporteve se zyrtarët evropianë të financave synojnë t’i japin shtysë vlerës së euros.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dje bëri thirrje për reforma të thella fiskale, duke paralajmëruar për “pasoja të pallogaritshme” për Bashkimin Evropian nga kollapsi i mundshëm i euros. /rel/


---------- Post added at 18:49 ---------- Previous post was at 18:47 ----------

Sarkozy thekson bashkëpunimin e ngushtë gjermano-franceze për zgjidhjen e problemeve të euros

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, në një deklaratë të tij pas takimit me Kryeministrin e ri britanik, David Cameron, në Paris në kontekstin e krizës në eurozonë ka theksuar marrëdhënien e ngushtë gjermano-franceze. Kancelarja Merkel dhe ai janë tërësisht të një mendimi, që duhen marrë në konsideratë sanksione kundër atyre shteteve, që shkelin kriteret e kufirit deficitar, tha Sarkozy në Paris. Ndërsa Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, David Cameron, deklaroi se megjithëse vendi i tij nuk bën pjesë në eurozonë, është në interesin britanik, që valuta e përbashkët të jetë sa më e stabilizuar. Gjatë së premtes David Cameron pritet për vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin.

---------- Post added at 18:52 ---------- Previous post was at 18:49 ----------

Ministrat e financave të BE-së të një mendjeje për sanksionet për mëkatarët e buxhetit

Ministrat e financave të vendeve të BE-së po nxitojnë drejt reformës së paktit të stabilitetit. Ekziston mendimi i përbashkët se mëkatarët e huave duhet të detyrohen në të ardhmen nëpërmjet sanksioneve që të kursejnë, tha presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy, në Bruksel. Grupi i punës për stabilizimin e monedhës së njësuar nisi atje nga puna, dhe është planifikuar që deri në tetor të paraqesë një program reforme. Propozimi i ministrit gjerman të financave Wolfgang Schنuble që shtete të zhytura thellë në borxhe të kalohen në një gjendje paaftësie pagese të rregulluar, u shty njëherë për njëherë. Grupi i punës do të mblidhet sërish pas dy javësh dhe do të paraqesë një raport paraprak para samitit të BE-së më 17 qershor.
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Naftë do të këtë deri më 22 tetor 2047, ora 20:58!

Të gjitha rezervat ekzistuese të naftës njerëzit do t’i shpenzojnë deri më 22 tetor të vitit 2047. Sipas konstatimeve të portalit energjetik të Bashkimit Evropian, atë ditë, në ora 20:58 do të digjet edhe pika e fundit e “arit të zi”, kurse gaz natyror do të mbetet edhe për 19 vitet në vijim, përkatësisht deri më 2.11. 2068, në ora 9:25.

Më së gjati do të qëndrojë uraniumi, madje deri më 28 nëntor të vitit 2144. Portali energjetik ka bërë të ditur se rezervat më të mëdha të naftës janë në Lindjen e Afërme – Arabi Saudite, Iran, Irak e Kuvajt, kurse në vendin e pestë është Venezuela, pas të cilës radhiten Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia.

SHBA-të ndodhen në vendin e 11-të, Kina është në vendin e 14 për nga sasia e rezervave të naftës, ndonëse vendet e përmendura janë shpenzuesit më të mëdhenj të naftës.

Po në këtë portal janë publikuar edhe një varg këshillash për kursimin e energjisë dhe të naftës.

aktualiteti


---------- Post added at 22:45 ---------- Previous post was at 22:28 ----------

Bankat shkaktare të krizës financiare

Ekspertë të ekonomisë diskutojnë shkakun e krizës globale

Analistët e ekonomisë thonë se bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në një gjendje jo të mirë, me gjithë injektimin e qindra miliarda dollarëve nga paratë e taksapaguesve. Aktualisht Bankat janë bërë objekt kritikash, nën akuzat se janë shkaktaret e krizës financiare.

Presidenti Obama thotë se është e turpshme që bankat e Nju Jorkut morën për vete si shpërblim në fund të vitit bonuse në miliarda dollarë, në një kohë që ata po merrnin ndihmë nga qeveria. Bonuset që ju dhanë firmave të Wall Street-it kishin vlerën e 18 miliardë dollarëve.


Ekspertët thonë se huat e këqija shkaktuan krizën në tregun e shtëpive


Disa ekspertë të krizës të sistemit të kredive, thone se problemi ende nuk është zgjidhur. Bankat, thanë ata, nuk kanë rifilluar dhënin e kredive në kushte normale dhe ka ende të ashtuquajtura kredi të këqija për të cilat ato mbajnë përgjegjësi.

Joshua Rosner, është ekspert për bankat dhe financimin e shtëpive. Ai thotë se problemi që filloi në vitin 2007 me kreditë e këqija për shtëpitë po përhapet tani edhe në instrumente të tjera kreditimi.

"E shohim tani këtë problem në kartat e kreditit, në huat për bizneset, ato për synime komerciale, në kreditë për blerjen e makinave....," - thotë eksperti.

Ndërsa analisti nga Nju Jorku Barry Riholtz, i cili ashtu sikurse Rosner, mori pjesë në Forumin e Institutit amerikan Entreprise ditët e fundit në Washington, tha se do të ishte një gabim nga ana e qeverisë t’i japë fonde të tjera bankave më të mëdha.

"Në se u japim sasi të tjera parash bankave të mëdha, duket sikur po shpërblejmë drejtuesit jo kompetentë, të cilët kanë treguar paaftësi në trajtimin e rreziqeve të pritshme, apo në gjithçka që ata duhej të kishin bërë. Dhe të gjithë thonë se këto banka nuk mund të falimentojnë, sepse janë tepër të mëdha. Por unë them se Banka si "Bank of Amerika", apo "Citibank", do të jetë e vështirë të dalin me sukses nga kjo gjendje, sepse ato janë tepër të mëdha. Asnjë zyrtar i këtyre bankave nuk u tregua i aftë për parashikimin dhe mënyrën e trajtimit të krizës. Ato janë të përhapura në shumë sektorë. Unë mendoj se këto banka është më mirë që në këto kushte të nacionalizohen",- thotë analisti.

Në përpjekje për riorganizimin e bankave dhe shpëtimin e tyre nga situata e huave të këqija, qeveria i ka dhënë bankave që nga shtatori, 100 miliardë dollarë. Kjo përfshin mbi 65 miliardë dollarë për "Bank of Amerika" dhe Citibankun.

Zoti Rosner thotë se me gjithë pagesat që ju dhanë bankave, tregjet financiare nuk po funksionojnë ende siç duhet.

Të lihen bankat të dështojnë

Një tjetër specialist, Kristofer Uaaken, në institutin "Institutional Risk Analytics", thotë se nëse bankat nuk do të jenë të afta për rifillimin e operacioneve normale dhe për realizimin e fitimeve, ato duhen lejuar të dështojnë.

"Sa më tepër që të përpiqemi t’i ndihmojmë me fonde bankat e mëdha, aq më pak rritje ekonomike do të kemi. Bankat duhen lënë të falimentojnë... Ato duhen nxjerrë në shitje. Do të ketë gjithmonë një grup njerëzish që do të jenë në gjendje t’i blejnë ato."

Administrata e zotit Obama po përgatit disa propozime të reja për mënyrën e trajtimit të huave të këqija të bankave amerikane. Një sugjerim është krijimi i një njësie speciale qeveritare që do t’i blinte të gjitha huat e këqija. Sipas disa vlerësimeve, ky veprim mund t’u kushtojë taksapaguesve dy trilionë dollarë.
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Njerezit qe e gatuan krizen ekonomike​

Kriza më e madhe ekonomike, që nga koha e Depresionit të Madh, nuk është një fenomen natyror, por një katastrofë e shkaktuar nga njerëzit, ku të gjithë kemi luajtur pjesën tonë. Ja cilët janë disa nga individët që e çuan botën në këtë ditë

Bankierët
Alan Greenspan, shef i Rezervës Federale 1987-2006


Vetëm dy vjet më parë, njeriu që ka shërbyer më gjatë në Rezervën Federale, i betuari i tregut të lirë, personi që drejtoi ekonominë amerikane në të gjitha krizat, që nga shembja e bursës në vitin 1987, deri në situatat që pasuan 11 shtatorin 2001, kishte statusin e një “ylli”, e madje cilësohej si “orakulli i financës”, apo “maestro”. Sot, pozita e tij ka ndryshuar dhe Alan, pa dyshim, është një nga më fajtorët e kësaj situate. Ai fajësohet për indiferencën ndaj zhvillimit të së ashtuquajturës “flluska” e shtëpive, e cila lindi dhe mori përmasa të mëdha pikërisht falë përqindjeve të ulëta të interesit dhe mungesës së rregullatorëve në dhënien e kredive. Të gjitha këto i kishte në dorë Rezerva Federale. Greenspan ishte mbështetësi i të ashtuquajturave kredi të dorës së dytë, pra kredive problematike dhe i nxiti kredimarrësit që të preferonin këstet e ndryshueshme dhe jo ato të përcaktuara, çka i fuste në krizë, kur interesat befas rriteshin. Për shumë vite Greenspan vazhdoi të mbronte biznesin në lulëzim të derivativave, që thuajse nuk ekzistonin fare kur Alan mori në dorë çelësat e Rezervës Federale, por që në vitin 2002 u konsiderua si një biznes shumë fitimprurës. Miliarderë si George Soros dhe Warren Buffet duhet të kenë qenë shumë të shqetësuar në lidhje me këto zhvillime. Soros personalisht nuk i preferonte këto lloj makinacionesh, pasi asnjëherë nuk e kuptoi se si funksiononin, ndërkohë që Buffet strategjinë e Greenspan e përshkroi si “një armë të shkatërrimit në masë”. I pashqetësuar nga çfarë thoshin për të, Greenspan bëri gjithë sa kishte në dorë për të mbrojtur tregun nga çdo lloj rregulli i panevojshëm. Në vitin 2003, ai deklaroi para Komitetit të Bankave pranë Senatit: “Derivativët kanë qenë një mjet shumë i dobishëm dhe i jashtëzakonshëm i transferimit të riskut nga ata që nuk e duan, tek ata që e duan dhe janë të aftë ta menaxhojnë”. Muajt e fundit, gjithsesi, ai pranoi më në fund se disa nga teoritë, te të cilat kishte besuar prej një kohe të gjatë, kishin dalë të pasuksesshme për krizën aktuale financiare. Ai ka thënë: “ثshtë një nga ato kriza që ndodhin një herë në shekull”, ndërsa vjeshtën e kaluar tha: “Jam tërësisht i tronditur”.

Mervyn King, guvernator i Bankës së Anglisë

Kur Mervyn King vuri këmbën në zyrën e tij, motori i ekonomisë britanike ndodhej në një fazë të mirë. Prodhimi Kombëtar Bruto po rritej me 3%, ndërsa inflacioni ishte 1.3%. Në mbledhjen e parë të politikave monetare të bankës që ai drejtoi, tha se për të bërja e politikave monetare ishte diçka “e mërzitshme”. Sa do të donim që kjo të kishte zgjatur për King. Kur nisën shenjat e para të krizës, ai ngulmoi se bëhej fjalë për një krizë të shkurtër dhe lokale. Javët e para ai refuzoi të fuste likuiditete në sistemin financiar, duke ngulmuar se disa nga bankat nuk duheshin shpëtuar. Sot, të gjithë mendojnë se ai duhej të kishte vepruar menjëherë dhe jo ta linte situatën të mahisej. King dhe stafi i tij ishin dritëshkurtër në vizionimin e situatës. Ata duhet ta kishin vënë re afrimin e recesionit dhe të kishin ulur sa më shpejt të ishte e mundur përqindjet e interesit.

Politikanët
Bill Clinton, ish-president i SHBA-së


Atij i atribuohet një pjesë e fajit për situatën aktuale të kaosit financiar. Clinton forcoi ligjin e riinvestimit të komunitetit të vitit 1977, që i detyronte huadhënësit të ishin më fleksibël me rregullat dhe t’i krijonin përparësi kredisë, për kredimarrësit me probleme më të mëdha e më në nevojë. Në vitin 1999, ai shfuqizoi ligjin që ndante bankat tregtare, të cilat pranonin depozita dhe bankat e investimeve që investonin e merrnin përsipër rreziqe. Kjo lëvizje e Clinton-it i dha hapësirë fillimit të epokës së superbankave.

George W. Bush, ish-president i SHBA-së

Clinton e nisi rrokullisjen e “topit” të kredive të dorës së dytë, ndërsa administrata e Bushit sigurisht që nuk bëri ndonjë gjë për ta ndaluar katastrofën. Ai as që e mori mundimin të vendoste rregulla në “Wall Street” dhe kjo rezultoi shumë e dëmshme.

Phil Gram

Ish-senator amerikan nga Teksasi, avokat shumë i zellshëm i tregut të lirë, me një doktoraturë në ekonomi, e cila luftoi për çrregullimin e tregut. Puna e tij u inkurajua shumë nga administrata e Clinton-it, e cila i dha liri “lulëzimit” të derivativave. Në vitin 2001, ai tha gjatë një debati në Senat: “Disa njerëz i konsiderojnë kreditë e dorës së dytë si të ishin djalli vetë. Unë personalisht shoh te to ëndrrën amerikane në veprim”. Sipas “New York Times”, nga viti 1989 deri në vitin 2002 ai ishte personi kryesor që merrej me kontributet për fushatat zgjedhore të bëra nga bankat kryesore, si edhe nga vetë “Wall Street”. Gjatë një seance dëgjimore në prill të vitit 2000, ai tha: “Kur ndodhem në ‘Wall Street’, aty pulson nervi i kapitalizmit amerikan, kuptoj se çfarë ka bërë pikërisht ky kapitalizëm për popullin e Amerikës”.

Wall Street/Bankierët
Abby Cohen, shefja e strategjisë së “Goldman Sachs”


E quanin “demi i përjetshëm”. Dikur renditej në krye të listës së grave më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Pas një periudhe të gjatë lavdie dështoi keqas në parashikimin e uljes së vlerës së aksioneve.

Kathleen Corbet, ish-shefe e “Standard & Poor's”

Agjencitë e kreditimit ishin ndër të parat që në fillim të krizës financiare u akuzuan për dështim në paralajmërimin e rreziqeve. Kathleen Corbet ndodhej në krye të njërës prej tri agjencive të mëdha të Shteteve të Bashkuara deri në gusht të vitit 2007, pas shumë kritikave të ashpra. Ajo vetë deklaroi se e kishte planifikuar prej kohësh largimin dhe se nuk ishte vënë nën presion për një vendim të tillë. Megjithatë Corbet konsiderohet si përgjegjëse e shumë manovrave joligjore mes agjencisë dhe bankave.

"Hank" Greenberg, grupi i sigurimeve AIG

Tashmë 83-vjeçar, Hank ka qenë bosi i AIG. Ai ngriti një nga bizneset më të mëdha të këtij lloji në botë. Kjo agjenci kishte kredituar shumë biznese dhe ishte shumë e ekspozuar ndaj rreziqeve dhe si pasojë humbjeve. Kur nisi kriza, agjencia përjetoi menjëherë një krizë të rëndë likuiditeti, duke pasur nevojë të menjëhershme për 85 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria amerikane për të shmangur kolapsin. Me gjithë paratë që morën nga shteti për të shpëtuar, shefat e mëdhenj të agjencisë nuk hoqën dorë nga bonuset e tyre të majme vjetore.

Andy Hornby, ish-shef i HBOS

Ka qenë shumë i respektuar për zgjuarsinë e tij. Në Harvard u rendit i pari në 800 studentë, por strategjia e tij në kohën e krizës rezultoi e paefektshme.

Sir Fred Goodwin, ish-shef i Bankës Mbretërore të Skocisë

Dikur ishte biznesmeni i preferuar i Kryeministrit britanik, Brown, ndërsa tani Brown skuqet i tëri nga nervat kur flet për të. Strategjia e tij e mbrapshtë, e aplikuar në bankën e Skocisë, e zhyti atë keqas në humbje. Aktualisht, 70% e bankës është pronë e qeverisë.

Adam Applegarth, ish-shef i “Northern Rock”

Applegarth kishte ambicie shumë të mëdha, por modeli i biznesit të tij u shemb me ardhjen e krizës së kredive. Fatmirësisht ai u largua në kohën e duhur nga banka me të gjitha bonuset e majme, duke ia lënë përballimin e humbjes së turpshme pasardhësit. Tani e kalon kohën e lirë duke shpenzuar paratë dhe duke luajtur kriket.

Dick Fuld, shefi ekzekutiv i “Lehman Brothers”

Kriza e kredive kishte kohë që ishte bërë prezente, por falimentimi i “Lehman Brothers” në shtator do të kishte një ndikim katastrofik në të gjithë ngjarjen që pasoi, kryesisht në përhapjen e frikës. Richard Fuld, shefi ekzekutiv, tha se ndihej keq që qeveria amerikane nuk e shpëtoi bankën e tij, siç bëri me disa banka të tjera. Fuld kishte dhjetëvjeçarë të tërë që punonte në atë bankë dhe shpesh e kishte shpëtuar nga situata të këqija. Ai e inkurajonte shumë ndërmarrjen e rreziqeve dhe banka ende po investonte në pronat e paluajtshme në treg.

Lewis Ranieri

“Kumbari” i kredive për shtëpi banimi, i cili aplikoi për herë të parë obligacionet për kredi në vitin 1980. U bë i famshëm edhe për shprehjen: “Kreditë për shtëpi janë matematikë”. Në vitin 2004, “Bussiness Week” e renditi mes emrave si Bill Gates dhe Stiv Jobs, me motivacionin si një nga mendjet më të ndritura të 75 viteve të fundit. Në vitin 2006 ai paralajmëroi rreziqet që erdhën, por ishte tepër vonë.

Chuck Prince, ish-shef i “Citi”

Shkollimi i tij ishte në drejtësi, e megjithatë Prince ngriti bankën më të madhe në botë me struktura që përfshinin investimet bankare dhe menaxhimin e fondeve të mëdha të klientëve të pasur. Kur të ardhurat nisën të pakësoheshin në vitin 2007, ai ngulmoi se situata do të kalohej lehtësisht, por e pushuan nga detyra pas disa humbjeve të njëpasnjëshme shumëmiliardëshe. Për të lehtësuar dhimbjen e papunësisë, ai i dha vetes një bonus prej 140 milionë dollarësh.

Stan O'Neal, ish-shef i “Merrill Lynch”

U shndërrua në një nga viktimat më të famshme të krizës së kredive, kur humbi besimin e bordit të bankës në fund të vitit 2007. Kur u emërua në krye të bankës 4 vjet më parë, O’Neal, i pari afro-amerikan në krye të një firme në “Wall Street”, u betua që të ndryshonte imazhin konservativ të bankës. Pak pas largimit të tij, banka pranoi 8 miliardë humbje. Një vit pas kësaj, ajo kaloi në “duart” e Bankës së Amerikës.

Të tjerë
Christopher Dodd, shef i Komitetit të Bankave në Senat (demokrat)


Në mënyrë të vazhdueshme shmangu të gjitha përpjekjet për vendosjen e rregullave më të forta në financat dhe linjat e kreditimit. Nga njëri prej institucioneve më të mëdha të kreditimit “Fannie Mae dhe Freddie Mac” merrte dhurata të vazhdueshme, më shumë se çdo kongresmen tjetër.

Publiku amerikan

Ky është një fakt i padiskutueshëm: politikanët mund ta kenë bërë lëmsh sistemin financiar dhe bankierët lakmitarë të “Wall Street”, edhe pse dështuan bankat, dolën të fituar e të pasur nga e gjithë kjo histori, por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse miliona amerikanë do të kishin kuptuar se po merrnin shumë më tepër hua nga sa kishin mundësi të paguanin.

gazeta shqip
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Plani imagjinar i eurobondit shqiptar​

Shkruan : Ervin Qafmolla

Bashkë me fillimin e vitit të ri 2010, qeverisë shqiptare tentoi të rizgjojë disa shpresa të rimëkëmbjes ekonomike. Të paktën në nivel publik. Një ndër tematikat e diskutuara lidhet me financimin e shpenzimeve të parashikuara për këtë vit. Por, për shkak të krizës ekonomike, tashmë të legalizuar nga ekzekutivi, para nuk ka e as parashikohet që të mblidhen mjaftueshëm gjatë vitit në vazhdim. Në këtë pikë, qeveria ëshë munduar në të gjitha mënyrat që të marrë para borxh, duke qenë sakaq e mbytur në borxhe. Borxhi publik i vendit ka arritur nivelin e 60% të PBB-së, çka në fakt, përfaqëson nivelin maksimal të huamarrjes për ekonomi si Shqipëria. E përkthyer në shifra, kjo do të thotë se aktualisht vendi ka borxh të jashtëm prej rreth 2 miliardë eurosh. Aktualisht, qeveria do të fillojë të kërkojë kredi më të lira këtë pranverë, në tregun ndërkombëtar për të rifinancuar një sasi borxhi tejet të shtrenjtë që mori gjatë 2009-ës për rrugën Durrës-Kukës, ndërkohë që kredimarrja e huaj shihet edhe si një mënyrë për të financuar deficitin buxhetor të programuar për këtë vit. Ndonëse Ministria e Financave e gjykon këtë plan jo vetëm si të realizueshëm, por dhe të leverdishëm, jo të gjithë bien dakord, madje identifikojnë edhe rreziqe.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e ka intensifikuar shqetësimin në paraqitjet e tij publike mbi këtë çështje, kur ditët e fundit deklaroi se rritja e shpejtë e shpenzimeve dhe deficitit buxhetor gjatë vitit 2009 ka rritur më tej nivelin e borxhit publik, i cili vlerësohet rreth nivelit 58 për qind të PBB-së në fund të muajit nëntor. “Banka e Shqipërisë gjykon se orientimi i politikave të ardhshme buxhetore drejt konsolidimit fiskal, me qëllim reduktimin e borxhit publik, përbën tashmë një parakusht për stabilitetin makroekonomik në vend”, deklaroi guvernatori.
Por, pavarësisht shqetësimeve të të tretëve – ndër të cilët renditet edhe Banka e Shqipërisë – qeveria vazhdon të insistojë në gjetjen e rrugëve të huamarrjes për projektet e saj, kryesisht me karakter infrastrukturor, por edhe për shpenzime të tjera, siç janë pagat e pensionet. Në këtë moment, hyjnë në lojë auditorët ndërkombëtarë. Në muajin mars, pritet që Moody’s Investors Service – kompani që vlerëson dhe rendit qeveritë mbi aftësinë për të shlyer kredi sipas një shkalle standarde – pritet të japë vlerësimin e saj mbi aftësitë e qeverisë shqiptare, duke u bazuar në performancën e ekonomike të vitit 2009 për të përcaktuar nëse ia vlen që qeverisë shqiptare t’i jepet hua apo jo.
Duke qenë se viti 2009, ishte tejet i trazuar nga pikëpamja ekonomike, gjasat që vlerësimi të jetë pozitiv janë tejet të ulëta. Por, përballë nevojës emergjente për para dhe vullnetit për të përmbushur investimet e parashikuara, qeveria shqiptare ka që në vitin 2009 që po sheh për burime të tjera financimi.

Sytë nga eurobondet?

“Shërbimi i borxhit publik për vitin 2010 përbën një sfidë, ndaj jemi përgatitur që në pranverë, Shqipëria të dalë në tregun ndërkombëtar për të financuar nevojat e vendit për para me një kosto shumë më të mirë”, tha ministri i Financave, Ridvan Bode, në mbyllje të vitit të shkuar, kur po prezantonte në parlamentin gjysmë-bosh, buxhetin e vitit 2010. Bode i referohej në fakt, futjes në lojë të një instrumenti të ri të huamarrjes për ekonominë shqiptare: Eurobondeve. Eurobondi është një titull borxhi me afat maturimi më shumë se një vit, që jep interes një herë në vit apo 2 herë, në varësi të marrëveshjeve. Quhen eurobonde sepse emetohen në euro. Zakonisht vendet që i emetojnë eurobondet duhet të përmbushin disa garanci, ndaj jo çdo vend arrin t’i emetojë. Në terma banalë, eurobondet shërbejnë që të merret kredi pa kolateral. Pra pa lënë diçka peng dhe pa vendosur klauzolat konvencionale që parashikojnë penalitete në rast të mosshlyerjes së kësteve të kredisë në kohë.
Në fakt, Shqipëria tentoi të emetojë eurobonde edhe në vitin 2009, kur kërkoi të marrë 250 milionë euro kredi për rrugën Durrës-Kukës. Duke qenë se u vlerësua e paaftë për të emetuar eurobonde, plani i qeverisë u reduktua në një kredi sindikale nga bankat që treguan interes për t’i dhënë hua. Borxhi që u mor ishte më i vogël nga ai i parashikuar, vetëm 200 milionë euro, ndërsa kontrata e lidhur me institucionet huadhënëse parashikonte penalitete – siç është rritja e interesave për këstet vjetore – në rast se qeveria shqiptare dështonte në shlyerjen e kësteve në kohë, apo në përmbushjen e detyrimeve të tjera. Një faktor që ndikoi në përmbysjen e planit të eurobondeve lidhet me destabilizimin e financave botërore për vitin 2009, çka e detyroi qeverinë të paguajë interesa borxhi prej 25 milionë eurosh në vit vetëm për kredinë prej 200 milionë eurosh që mori në maj të vitit të shkuar. Shpresa e qeverisë ishte që kredia me interes euribor plus 9.65 për qind të zëvendësohej me eurobonde që do të kushtonin dy herë më pak.
Por, pavarësisht disfatës së 2009-ës, ekzekutivi nuk ka hequr dorë nga plani i eurobondeve për të financuar shpenzimet. Stabilizimi i financave ndërkombëtare duket se lëshon një dritë shprese për suksesin e tentativës së sivjetshme. Por, ndërkaq mbetet për t’u zgjidhur aspekti i problemeve në ekonominë shqiptare.
Mungesa e stabilitetit ekonomik, parashikimi i BSH-së për një nivel të ulët investimesh dhe borxhet ekzistuese, pa folur më pas për krizën politike, paraqesin disavantazhe serioze lidhur me planin e eurobondeve.

Në rastin e dështimit...

Mbërritja e Moody’s në Shqipëri përbën një problem më shumë për qeverinë, sepse nëse raporti i marsit rezulton negativ, jo vetëm që rrëzohet një herë e mirë misioni gati i pamundur i emetimit të eurobondeve “Made in Albania”, por edhe kredia sindikale prej 200 milionë eurosh i Durrës-Kukësit rrezikon të shtrenjtohet. Kredia maturohet në vitin 2012, por qeveria ka shpresuar se tregu financiar ndërkombëtar do të stabilizohet dhe Shqipëria do të ketë mundësi ta zëvendësojë këtë kredi me eurobonde më të lira. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë e ka paralajmëruar qeverinë për nevojën për një plani rezervë për shlyerjen e kësaj kredie, në rast se emetimi i eurobondeve në pranverë të këtij viti do të dështojë. Kredia në fjalë ka një interes tepër të lartë prej euribor plus 9.65 për qind, por nëse Moody’s jep vlerësim negativ, jo vetëm që nuk mund të shlyhet me eurobonde, por rritet automatikisht në nivelin euribor plus 10.65 për qind. Interesat që qeveria paguan për borxhin publik pritet të kërcejnë në 43.6 miliardë lekë, (330 milionë euro ose 473 milionë dollarë) për vitin 2010, një rritje me 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Interesat e borxhit të jashtëm pritet të rriten me 46 për qind veçanërisht për shkak të kredisë sindikale të tërhequr para zgjedhjeve të 2009-ës.
Gjithashtu, Ministria e Financave ka parashikuar një deficit prej afro 50 miliardë lekësh (rreth 540 milionë dollarë) për këtë vit. Sakaq ka zëra se buxheti 2010 do të ulet me 10%, por në komisionet parlamentare nuk ka mbërritur ende asnjë material lidhur me këtë çështje, çka do të thotë se buxheti aktual mbetet në fuqi e bashkë me të edhe deficiti 50 miliardësh. Këtë të fundit, Ministria e Financave ka parashikuar ta financojë përmes marrjes së borxheve, por në kushtet aktuale të tregut financiar në Shqipëri, emetimi i një sasie të tillë borxhi ngjan një operacion i vështirë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pothuajse 100 për qind e depozitave të shqiptarëve nëpër banka janë përdorur për të kredituar qeverinë apo biznesin, gjë që e bën të vështirë për sistemin bankar të blejë borxh të ri. Për këtë arsye, qeveria ka planifikuar të emetojë eurobonde për t’i shitur në tregun ndërkombëtar, por diçka e tillë, në rastin më të mirë, ka thjesht shumë pak gjasa që të ndodhë.
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Spanja bashkon katër banka, tregjet në rënie​

Nga Evropa vijnë lajme të këqija, në rend të ditës përsëri kriza ekonomike në eurozonë. Spanja po përjeton një situatë të ngjashme me inflacionin grek prej 300 miliardë eurosh.
Qeveria Spanjolle, duke synuar të rregullojë sistemin e saj financiar ka vendosur të bashkojë katër banka me aktivitet prej 135 miliardë dollar.

Menjëherë pas kësaj tregjet kishin humbur midis 2.5-5%. Më të prekurit ishin Milano dhe Madridi, por Frankfurti, Parisi dhe Londra humbën gjithashtu nga vlerat e tyre.
Aksionet ranë edhe në rajonin e paqësorit aziatik. Në një moment euro pati vlerë një dollarë e 22 cent. Duke folur në Forumin ekonomik në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se Evropa nuk po përballej me një rënie të plotë financiare:
Ne nuk jemi në një Armagedon monetar. Inflacioni verbal nuk do të sjellë besimin. ثshtë detyra politike të kemi parasysh proporcionin. Ne jemi natyrisht në një moment kritik - dikush mund ta quajë edhe të paparë dhe historik. Kjo është e gjitha.

aktualiteti

---------- Post added at 19:03 ---------- Previous post was at 19:01 ----------

BE me taksë të re për bankat evropiane

Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Michel Barnier njofton të mërkurën planet për një taksë mbi bankat në Bashkimin Evropian. Propozimi mbështetet nga kancelari britanik, George Osborne.Kancelari i ri i Financave në Britani dhe komisioneri i BE-së janë duke u përpjekur t'i pëlqejnë njëri-tjetrit.

Zoti Banier njofton se ai beson që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian duhet të vendosin një taksë gati indentike të re mbi bankat.Thesari pritet që të vërë në dukje që edhe George Osborne është në favor të një takse të tillë. Në fakt koalicioni qeverisës në Britani ka thënë se mund të ketë dy taksa të reja mbi bankat; njëra mbi huatë dhe tjetra mbi fitimet.

Megjithatë thotë Robert Peston i BBC-së nuk pritet që të fshihet që zoti Barnier dhe zoti Osborne janë larg njëri-tjetrit lidhur me atë që duhet bërë me të ardhurat nga një taksë e tillë.
Pikëpamja e zotit Osborne është që qeveria britanike të jetë e lirë për të bërë atë që do me të ardhurat nga taksat.

aktualiteti
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Po sjell diqka qe juve femnave do ju bej te lumtura

Gratë, motori i ri i ekonomisë

Janë gratë motori i ri i ekonomisë: nga automobilat te pajisjet teknologjike. Përveç stereotipit të “shopping”-ut sot janë ato që vendosin se çfarë duhet blerë, duke kontrolluar kështu pjesën më të madhe të konsumit global. Ky është rezultati i një kërkimi të bërë me 12 mijë intervista në 22 vende.

Mund të cilësohen pa frikë si fuqia më e madhe blerëse. Kur bëhet fjalë për të vendosur dorën në portofol, komandojnë gjithmonë e më shumë ato, gratë. Orientojnë dhe vendosin pjesën më të madhe të konsumit global, dhe për më tepër tendenca është gjithmonë e më shumë në rritje. Revolucioni i ri femëror do të jetë te paratë, madje ka edhe një emër: “Womeneconomics”. “Si dhe pse gratë janë motori i ekonomisë”, është teza e mbështetur me forcë në librin me të njëjtin titull të biznesmenes Avivah Wittenberg-Cox. Në pesë vitet e ardhshme, do të jenë 200 milionë punëtore të reja gra që së bashku do të fitojnë rreth 5 miliardë dollarë në shkallë globale. Në të njëjtën kohë, gratë që kanë një punë të mirë po u afrohen nivelit të pagesave me atë të meshkujve, madje mund të bëjnë edhe karrierë dhe të ecin më lart se ata. Rezultati? Brenda vitit 2015, fitimet e forcës punëtore femërore do të arrijnë një shifër të barabartë me 30 mijë miliardë dollarë. “Rritja e konsumit femëror përfaqëson një mundësi ekonomike më të madhe sesa zhvillimi i tregjeve të Kinës dhe Indisë të marra së bashku”, shpjegojnë Michael Silvestrein dhe Kate Sayre, autor i një raporti të “Boston Consultin Group” me titullin “Woman want more”. Pasi intervistuan 12 mijë gra në 22 vende të ndryshme, autorët arritën në përfundimin se kërkesa për produkte do të influencohet gjithmonë e më shumë nga gratë. Femrat kontrollojnë pjesën më të madhe të vlerës globale të konsumit me 11.800 nga 18.400 miliardë dollarë. Në Itali vendosin për gjashtë blerje në dhjetë të tilla. Në dhjetë vitet e ardhshme, sipas llogarive të “Boston conslutin grup”, shuma e përgjithshme e fitimeve në duart e italianeve do të rritet nga 100 në 340 miliardë dollarë. Një thesar i vërtetë. Simona Scarpaleggia, zëvendësadministratore e deleguar e Ikeas dhe presidente e “Valore D”, një shoqatë e krijuar për të mbështetur lidershipin femëror, tregon: “Në dyqanet tona 62 për qind e klientëve janë gra, por ato kushtëzojnë 80 për qind të blerjeve. Janë konsumatore më kërkuese. Dëshirojnë të jenë të lira në shopping, shohin funksionin dhe estetikën e gjërave dhe dinë të llogarisin mirë raportin çmim/cilësi, detaj ky që burrat nuk e kanë fare idenë”. Risia qëndron në faktin se gratë nuk blejnë vetëm produkte ushqimore, mode, kozmetike apo për shtëpinë. Ato kanë pushuar edhe tregun e meshkujve me produkte si makinat, pajisjet teknologjike, bankat. Mundësi të barabarta edhe në konsum? Jo tamam. “Ndërmarrjet, si në SHBA, ashtu edhe në Europë po përpiqen të interpretojnë dëshirat e grave”, thonë Silvestrein dhe Sayre. Suksesi botëror i Iphone , thonë ata, tregon supermacinë e vlerave tipike femërore. Pëlqehet, sepse është i thjeshtë, intuitiv dhe me dizajn të bukur. “Gratë kërkojnë produkte që ua thjeshtësojnë jetën për të qenë më eficente në angazhimet e shumta mes karrierës dhe familjes”, tregojnë studiuesit. Disa kohë më parë, një firmë kompjuterësh u përpoq të arrinte sukses, duke nxjerrë në treg një kompjuter të kuq, gjë që rezultoi një dështim absolut. “Të mendosh se universi femëror mund të përmblidhet me një ngjyrë është qesharake”, thonë studiuesit. Megjithatë, disa sektorë, vazhdojnë të mendojnë vetëm për meshkujt. “Në banka, gratë e ndiejnë veten më pak të respektuara dhe tremben se mund të harxhojnë kohë mes shkresurinave”, shkruan Silverstein dhe Sayre. Institutet financiare duket se janë më pak mikpritëse për femrat. “Për fat të keq është pak i vonë fakti i të kuptuarit të këtij potenciali të biznesit. Gratë tanimë nuk vendosin vetëm për konsumin e përditshëm, por edhe për planifikimin familjar. Gratë edhe në banka janë klientët më të besueshëm. Diversiteti, jo vetëm në seks, por edhe në kulturë dhe moshë është një burim që krijon vlera nëpër kompani. Nuk është çështje ideologjike thjesht një mënyrë për ta parë realitetin në sy”, tregon drejtoresha e një banke. Në çdo kapitull të librit të saj Avivah Wittenberg-Cox pyet shpesh se sa gra kanë një çantë dhe sa kanë një patentë. Pothuajse të gjitha përgjigjen po. Ndërsa pyetjes se sa prej tyre gjejnë në makinë një vend që të mbështesin çantën, askush nuk i përgjigjet pozitivisht. Ky është një nga shembujt e vegjël se si kompanitë e kanë akoma të vështirë të përshtaten me tregun e ri femëror. Megjithatë, sipas studimit, revolucioni është duke përparuar me shpejtësi.
Forca e grave

E para që përdori termin “Womeneconomics” ka qenë analistja e “Goldman sachs”, Kathy Matsui, në një artikull për ekonominë japoneze, prej kohësh në rënie dhe e karakterizuar nga një pjesëmarrje e ulët e grave në tregun e punës.

Në Amerikë po ndodh ajo që vite më parë as që mund të çohej nëpër mend. Më shumë se 50 për qind e forcave punëtore në Amerikë, janë gra. Pothuajse në të gjitha punët që ekzistojnë sot në SHBA gjendet nga një femër. Një e dhënë shumë e rëndësishme që prej vitesh, sipas burimeve nga Ministria e Punës dhe institutet statistikore, nuk kishte ndodhur. Në vitin 1950, kjo përqindje ishte 33, ndërsa në vitin 1970 ishte 45. 50 për qind në vitin që sapo ka nisur dhe me siguri që përqindja do të vijë duke u rritur gjithmonë e më shumë, sepse nga universitetet amerikane të çdo dege dhe shkalle, që nga kolegjet modeste deri tek institutet më prestigjioze, raporti mes meshkujve dhe femrave është 40 me 60 në favor të këtyre të fundit. Por, nëse marrin parasysh edhe numrin e të diplomuarve, ai sigurisht që është disa herë më shumë në favor të seksit të dobët. “Ia dolëm mbanë”, shkruante në kopertinën e fundit në emër të grave prestigjiozja “The Economist”. Fryti i fundit i një revolucioni industrial dhe postindustrial, të kalimit nga puna si shprehje e forcës muskulore, në atë si shprehje e kapaciteteve intelektuale, është një tjetër revolucion amerikan. Lëvizjet feministe dhe besimi i madh i seksit të dobët në vetvete, këtu më shumë se në vendet e tjera kanë bërë që të kuptohet, se gratë ashtu si dhe burrat, janë po aq të zonjat në atë çka bëjnë në jetë. Por edhe pse numri i femrave të punësuara do të jetë i njëjtë me atë të meshkujve në vitin 2010, një tjetër problem është ai në sistemin e pagave. Për të njëjtën punë, meshkujt fitojnë më shumë se femrat. Por edhe politikat sociale, nuk janë aq shumë në favor të femrave në vend, sidomos në çështjen lidhur me lejen e shtatzënisë dhe mëmësinë. Në SHBA, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, ofrohet më pak mbështetje publike, një e dhënë që lidhet me shpjegimin e tërheqjes ose ngadalësimit të karrierës së grave në moshë 30-40- vjeçare, kohë e përshtatshme për lindjen dhe rritjen e një fëmije. Një avokate në katër, një menaxhere në tre, e lë pas dore ose e ndërpret fare punën në këto vite, për ta rinisur më pas, në kohën kur fëmijët rriten.

Në Harvard, bastioni historik i maskilizmit akademik, po tentohet të pranohen më shumë kandidatë meshkuj për të ekuilibruar paksa klasat që gjithmonë e më shumë kanë brenda tyre femra, sidomos ato të shkencave humane të mjekësisë, në juridik apo në inxhinieri fizike. Prania e femrave në sektorët teknologjikë është gjithmonë e më e madhe dhe njëkohësisht po aq është numri i atyre që studiojnë për shkenca. Sipas një kërkimi të bërë nga “Columbia University”, është në pikun më të lartë numri i femrave që diplomohen në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Femrat në Amerikë përbëjnë sot 50 për qind të të diplomuarve në mjekësi, 75 për qind në veterinari dhe 67 për qind në shkencat natyrale dhe biologjike. Edhe në PHD, niveli më i lartë i edukimit për Amerikën, numri i tyre është në rritje: rreth 40 për qind në fushën e inxhinierisë (në 1966 ishin 8 për qind), më shumë se 30 në matematikë, 44 në biologji dhe 22 në shkencat informatike. Sipas vlerësimeve të Maria Klawe, presidente e “Harvey Mudd College” (një ndër kampuset kryesore hi-tech të SHBA) në vitin 2011, numri i femrave të laureuara aty do të jetë 37 për qind; në “Princeton” 40 për qind e të diplomuarave në inxhinieri do të jenë vajza; në “Mit” rreth 46 për qind.

“Realiteti është në lëvizje të vazhdueshme”, pranon Danah Boyd, kërkuese e “Microsoft research” në Universitetin e Harvardit. “Nga nanoteknologjitë tek ajo kompjuterike, gratë po ndryshojnë imazhin e industrisë high-tech dhe të shoqërisë sonë”. Sipas institutit të kërkimit, “Anita Borg” në SHBA, sot ka më shumë se 3 mijë grupe që luftojnë për rritjen e numrit të grave në pozicione shumë të mira në teknologjinë e lartë; institute si “Borg”, që u dorëzon çmimin “Women of Vision Award” grave që kanë influencuar në sektorin teknologjik atje ku ato punojnë, por edhe grupe shkollore, konkurse me çmime dhe iniciativa për të përfshirë gratë në rrugën teknologjike të kombit. Edhe nëpër institutet ushtarake, ndryshe nga dikur, femrat janë rritur shumë në numër, madje janë të suksesshme në karrierën e tyre ushtarake. Por ajo çka përbën një tjetër risi për këtë vit, është se as gruaja gjenerale dhe as ajo presidente kompanie nuk janë më vetëm një fenomen i rrallë. Në vitin 2011 do të jenë 2 milionë e gjysmë studente universitare më shumë se studentë. Studente të ardhura kryesisht nga klasat e ulëta sociale që e kanë kuptuar se arsimimi është e vetmja mënyrë për të dalë nga getot.
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Ashtu eshte ,faktikishte keta jane personat qe munde te jene te pergjegjsit per krizen ekonomike.....................po une do te shtoja dicka................a keni degjuar ndonjehere per seten e iluministeve????..............Njerez te fuqishem ,qe prej qindra vitesh komandojne gjithcka qe ndodhe ne toke,..........faktikishte eshte e vertete ,por ata njerez ishin vetem veglat e ketij sekti te iluministeve......Ata kane nje organizim te persosur ne te gjithe boten, bejne pjese njerez te fuqishem ,president,ish presidente njerez te pasur ,aristokrate.............faktikishte edhe globalizimi eshte nje ide e tyre....qellimi eshte, qe te kontrollojne te gjithe boten.....Cdo gje qe ndodh ,kriza ekonomike ,luftera apo dhe zhvillime ekonomike, ka vulen e tyre, jane ata qe kontrollojne gjithcka, jane ata pergjegjsit kryesore te kesaj krize, qe ne te vertete mbi supe kete krize e mbajne te varferit,puntoret ,populli i thjeshte.................
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

Bie besueshmëria e kredive në Spanjë​

Agjencia e vlerësimit të riskut të kredive "Fitch", ka ulur shkallën e besueshmërisë së Spanjës për kredi në vlerësimin e dytë më të mirë. Kompania që merret me vlerësimin e riskut të kredisë përmendi si shkaqe borxhet e larta të vendit si dhe kursin drastik të kursimeve të qeverisë socialiste.

Këto do të ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike të Spanjës. Rënia e shkallës së besueshmërisë për kredi nga kjo agjenci me shumë ndikim, shton dyshimet në tregjet financiare për rimëkëmbjen e shpejtë të eurozonës.

aktualiteti​


---------- Post added at 18:09 ---------- Previous post was at 18:08 ----------

‘Oxford economics’: 5 miliardë dollarë dëme kriza vullkanike​

Pesë miliardë dollarë dëme i ka kushtuar ekonomisë botërore bilanci i mbylljes së hapësirës ajrore në Evropë për shkak të reve vullkanike që erdhën nga Islanda. Studimi i zbatuar nga kompania "Oxford economics", e specializuar për parashikime ekonomike, tregoi se java e parë e krizës vullkanike(15-21 prill) i ka kushtuar ekonomisë botërore 4,7 miliardë dollarë dëme, ndërsa anulimi i rreth 5 000 fluturimeve deri më 24 maj, e rriti këtë shumë edhe pesë për qind.

Humbjet e kompanive ajrore kanë qenë 2,2 miliardë dollarë, ndërsa humbjet e udhëtarëve mbi 1,6 miliardë dollarë, po ashtu humbje kanë pësuar dhe bizneset e ndryshme.

Gjate javes së parë të krizës vullkanike, kur hapësira ajrore evropiane praktikisht u mbyll tërësisht, humbjet në SHBA kanë qenë 957 milionë dollarë, në Azi 517 milionë dollarë, në Evropë 2,632 miliardë dollarë dhe në Lindjen e Afërt 591 milionë dollarë, theksohet në raport.

aktualiteti
 
Titulli: Analiza dhe diskutime mbi lajmet e ekonomise

27 për qind rritet eksporti botëror​

Eksporti në botë është rritur 27 për qind për një vit, kryesisht falë kërkesës së madhe në Azi dhe të çmimeve të lëndëve të para, bëri të ditur Organizata Botërore e Tregtisë.

Eksporti po ashtu shënoi rritje prej 24 për qind, shtohet në informatën e publikuar në internet në faqen e OBT-së. Në përgjithësi, shkëmbimi tregtar gjatë tre muajve të fundit është rritur për 25 për qind.

Pas vitit të errët 2009, kur rritja e tregtisë botërore ra për 12.2 për qind, OBT pa dritë në fund të tunelit për vitin rrjedhës. Në bazë të parashikimit për rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 2.9 për qind në vitin 2010, OBT parashikon edhe rritjen e tregtisë për 9.5 për qind.

Megjithatë, doemos duhet pritur deri në fund të vitit 2011 që të tejkalohet kriza e aktivitetit tregtar të vitit 2008, qëndron në parashikimet e fundit të Organizatës Botërore të Tregtisë të bërë nga fundi i muajit të kaluar.


aktualiteti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top