Amishët

Kresha

A pretty face can never trick me
Kush është komuniteti Amish!



Në pamje të parë, shumë pjesëtarë të komunitetit Amish, duket sikur kanë mbetur të "ngërthyer" në shekullin e 19-të. Pjesëtarët e këtij komuniteti preferojnë kuajt në vend të makinave, jetën modeste në vend të luksit. Shumica nuk kanë telefona dhe as energji elektrike në shtëpitë e tyre. Ata i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private, njëdhomëshe, deri në moshën 13 vjeç. Ata evitojnë teknologjinë dhe predikojnë izolimin nga bota moderne. Ata nuk pranojnë t\‘i bashkohen ushtrisë dhe as nuk pranojnë ndihmën e qeverisë. Komuniteti Amish, në Lancaster County, Pensilvani, ka qenë model edhe për një film të 1985-ës, "Dëshmitari", ku në rol kryesor luan Harrison Ford. Një film "thriller" që vë në dukje kontrastin mes botës moderne, të dhunshme, dhe ekzistencës paqësore të Amishëve. Pjesëtarët e komunitetit Amish, përjetojnë në pjesën më të madhe, të njëjtat probleme me komunitetet e tjera, por i mban ato të fshehta. Rreth 200 mijë njerëz Amish, jetojnë në më shumë se 20 shtete të Amerikës dhe në provincën e Kanadasë, në Ontario. Grupi më i vjetër i "Urdhrit të vjetër Amish", me rreth 16-18 mijë pjesëtarë, jetojnë në Lancaster County, një zonë rurale ku u vendosën Amishët e parë, në vitin 1720, shumica të larguar nga persekutimet në Evropë. Amish është i ndarë në disa degë të veçanta, të vendosura nëpër distrikte dhe kongregacione. اdo distrikt është krejtësisht i pavarur dhe jeton sipas rregullave të veta të pashkruara. "Urdhri i Vjetër", është edhe më konservativi i këtyre grupeve dhe ka rregulla të rrepta për veshjen, sjelljen si edhe përdorimin e teknologjisë. // explorerunivers
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top