اmimi shtetëror “Hasan Prishtina”

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Propozohet اmimi shtetëror “Hasan Prishtina”


Shkup – Në përmbyllje të Konferencës shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, doli propozimi që të inaugurohet dhe ndahet اmimi vjetor shtetëror “Hasan Prishtina”, për personalitete të shquar në sferën e krijimtarisë shkencore, arsimore, kulturore dhe diplomaci e shkenca politike.Propozimin e dha prorektori i UEJL-së, Prod.Dr. Blerim Reka, i cili duke e elaboruar propozimin, tha që si kurorë e kësaj konference shkencore dyditore, inaugurimi i këtij çmimi do të jetë edhe një respekt më shumë për veprimtarinë atdhetare të patriotit të madh, Hasan Prishtina.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), Dr. Shefqet Zekolli, me kënaqësi e pranoi propozimin, e cili u duartrokit nga gjithë studiuesit dhe të pranishmit tjerë në konferencë. Ai mori për obligim që kjo nismë të procesuohet më tej nëpër institucionet përkatëse shtetërore.Dr. Femi Pushkolli propozoi që në Këshillin për ndarjen e këtij çmimi, të jenë persona me kompetencë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.Ndryshe, sot në sallën e komunës اair të Shkupit, vazhdoi senaca e tretë dhe e fundit e konferencës shkencore, ku referues nga të gjitha trojet etnike shqiptare, paraqitën pikëpamjet e tyre lidhur me figurën madhore të Hasan Prishtinës.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Prof.Dr. Qemal Murati tha se kishim mbi 40 kumtesa nga studiues të njohur të shkencave humane nga vendi dhe jashtë, duke marrë konferenca edhe karakterin mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. “Kjo konferencë shënoi arritje të re të rëndësishme rreth figurës poliedrike të Hasan Prishtinës”, theksoi Murati.Sot pasdite inaugurohet shtatorja e Hasan Prishtinës, përpara QT “Mavrovasja” në Shkup. Organizator i këtij manifestimi të madh kulturor-shkencor është Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa aktivitetet janë mbështetur nga Komuna اair – Shkup, kryetari i saj Izet Mexhiti dhe Mehmet Prishtina – pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës.

LajmeShqip.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top