Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Amerika në rënie, si Perandoria Romake?

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
1723134667561.png

Federico Rampini

Një kandidat, tashmë i dënuar në gjykatë, rrezikoi të vritej, në një episod të shënuar nga rënia e efikasitetit të Shërbimit Sekret. Kandidati tjetër hodhi peshqirin pas një presioni të gjatë për shkak të paaftësisë së dyshuar. Një parti duhet të ribëjë fushatën e saj elektorale tre muaj përpara vijës së finishit. Kandidatja e re del nga një periudhë e gjatë në hije, e rrethuar nga ana tjetër nga dyshimet për kompetencën e saj. Nivelet e popullaritetit të të gjithëve janë më të ulëtit e të gjitha kohërave. Vlerësimi për qeverinë dhe parlamentin është i dobët. Kush do të marrë përgjegjësinë e kombit më të fuqishëm në tokë, ndërsa dy luftëra me përmasa globale janë në prag?

GJYKIMET E GABUARA
Fushata elektorale e vitit 2024 shfaq të gjitha defektet e Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga e keqja që godet demokracinë më të vjetër liberale: gërryerja e besimit te institucionet dhe mungesa e një fryme të unitetit kombëtar. Si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, mbizotëron mendimi se “Amerika është në rrugën e gabuar”. Megjithatë, është republika federaliste më e vjetër në histori, një sistem presidencial shpesh i keqkuptuar, me ekuilibra dhe kundërpesha që në të kaluarën e kanë shpëtuar këtë demokraci nga rreziqet e tmerrshme.

Përfshirë momentet pas 6 janarit 2021: sulmi traumatik në Capitol Hill pati një “fund të lumtur” që u nënvlerësua në domethënien e tij.
Sociologu Robert Putnam na propozon një lojë surprizë. Fillon me një pamje të tmerrshme të të gjitha patologjive amerikane: pabarazitë, polarizimi politik, racizmi, tensionet mbi emigracionin, korrozioni i demokracisë. Kur lexuesit binden se janë përballë një përshkrimi të Amerikës sot, vjen befasia: ai tekst është një sintezë e analizave të përhapura nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në fillim të shekullit të njëzetë. Domethënë, një epokë që u pasua nga përparimi më i madh amerikan në të gjitha fushat: nga ekonomia te drejtësia sociale, nga të drejtat e njeriut te arsimi, deri te ndërtimi i lidershipit planetar. Një ushtrim i ngjashëm mund të bëhet duke rishikuar vitet 1960. Në kujtimet tona ato shoqërohen me lëvizje të mëdha progresive: të drejtat civile të zezakëve, pacifizmin, feminizmin, çlirimin e homoseksualëve, ambientalizmin, luftërat studentore, “fëmijët e luleve”, një shpërthim i krijimtarisë artistike. Në realitet, vitet gjashtëdhjetë u shënuan nga dhuna, politike e jo vetëm; nga një luftë e humbur; nga besimi i një rënieje të Amerikës, të cilën shumë amerikanë e konsideruan të merituar. Përsëri, pas asaj periudhe të trazuar, Amerika e befasoi botën me një rilindje dhe një zinxhir të gjatë suksesesh: vitet 1980 ishin plot me triumfe ekonomike, teknologjike dhe kulturore. Deri në fitoren e Luftës së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik.
Historia nuk është e destinuar të përsëritet. Megjithatë, këta precedentë duhet të na këshillojnë të jemi të kujdesshëm përpara se të nxjerrim gjykime përfundimtare për rënien e Amerikës dhe dekompozimin e demokracisë së saj.

Çfarë na thotë imigrimi, për shembull, mbi arsyet e thella të hegjemonisë amerikane? Që Amerika e parë nga Jugu global është shumë më mirë sesa mendojnë kritikët e saj. Është një tokë jo vetëm e mirëqenies materiale, por edhe e lirisë dhe e të drejtave (përfshirë të drejtën për ta akuzuar për çdo të keqe). Aspirantët e shumtë të ëndrrës amerikane ende gjejnë mundësi më të mira atje, falë një besimi në biznes dhe tek tregu, i cili në vendet e tyre të origjinës është i shtypur nga burokracitë apo despotizmat. Pavarësisht nga shenjat e besueshme se ky shekull njëzet e një është i destinuar të bëhet “shekulli aziatik”, nga Kina dhe India njerëzit vazhdojnë të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara dhe jo anasjelltas.

Shenjat e “kalbjes” amerikane janë reale, konkrete, shqetësuese: në plan të parë shëndeti dhe jetëgjatësia; përkeqësimi i arsimit. Megjithatë, disa janë të lidhura pikërisht me emigracionin, i cili ul në mënyrë sistematike mesataren e banorëve. Ato kompensohen nga po aq shenja vitaliteti: inovacion i pandalur; dinamizmi ekonomik; aftësia për të kooptuar elitat e vendeve të tjera, duke përfshirë “armiqtë”. Simptoma më shqetësuese është rënia e vetëvlerësimit, në nivelin më të lartë tek brezat e rinj. Por diçka e ngjashme ndodhi edhe në fillim të shekullit të njëzetë, gjatë Depresionit të Madh; dhe përsëri në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë.
Ashpërsia me të cilën populli amerikan dhe pjesa tjetër e botës e gjykojnë Amerikën në mënyrë të përditshme lind gjithashtu nga një tërheqje e fshehtë: ne do të donim që ajo të ishte një model i patëmetë, një vitrinë e vlerave tona, gjithmonë në përputhje me idealet që shpall, prandaj është e destinuar të na zhgënjejë.

Në këtë fushatë elektorale të 2024-ës është pothuajse e pamundur të gjesh një pikë uniteti “vlerash” midis të djathtës dhe të majtës, përveç një konvergjence pragmatike për mbrojtjen kundër Kinës dhe nevojës për të riindustrializuar vendin. Por ekziston një parim që i bashkon vërtet republikanët dhe demokratët: besimi se roli i Amerikës në botë varet nga forca e saj e brendshme, nga aftësia e saj për t’u kujdesur për veten. Teksa Amerika po lindte si komb, historiani anglez Eduard Gibbon në 1776 e përshkroi rënien e Perandorisë Romake si një alegori. Londra e tij e perceptonte veten, ashtu si Roma, si qendra e një qytetërimi mbikombëtar, globalist dhe të ndritur, bartëse e një universi vlerash dhe me misionin e eksportimit të tyre. Pas kësaj, çdo fuqi, edhe nëse është post-moderne si Amerika e cila ka hequr dorë nga zotërimi i kolonive, në një pikë të caktuar në shëmbëlltyrën e saj historike fillon të frikësohet se do të përfundojë si Roma. Migrimet-pushtimet, rënia e shpirtit qytetar dhe vullnetit për të luftuar, ndikimi i një feje “pacifiste”, korrupsioni i elitës, kriza fiskale dhe buxhetore, janë disa nga përbërësit që dalin nga faqet e Gibbon dhe kujtohen në lidhje me Amerikën sot.
Është e mundur, ndoshta e besueshme, që pesha e Amerikës në botë është e destinuar të bjerë në mënyrë të pashmangshme. Në fund të fundit, është e jashtëzakonshme: ky komb prej 350 milionë banorësh ushtron një ndikim joproporcional në shumë fusha në një planet prej 8 miliardë banorësh.

Amerikanët janë vetëm 3.5% e banorëve të planetit. As në kohën e Perandorisë Romake nuk kishte një çekuilibër kaq të dukshëm, një ndikim të kaq pak njerëzve, mbi kaq shumë të tjetë.

Përballë këtij fakti – që ka zgjatur prej një shekulli – njeriu mund të admirojë ose të acarohet, të habitet ose të indinjohet: asnjëherë nuk mund të jetë indiferent. “Sette” – Bota.al
 
Perandoria romake nuk ka rënë!Qëndra është aty ku ka qënë,Romë,Vatikan.Thjesht ka deleguar ca pushtete,ate ushtarak ne Uashington,monetar ne Londer,por mban fort per vete ate politik.
 
Art, teknologji, software, website, online shopping, social media, online communication, ushtri, hapesire, ushqim, pije, sisteme operative kompjuter dhe smartphone, mikrochip qe bejn te mundur AI, etc etc. Ne te gjitha kto kryeson USA. Nuk e kuptoj si mund te rrezohet si perandoria romake? Nje bllokim mikrochipi i beri kines usa dhe i pengoi konkurencen ne software sepse sot pa implementim AI ne software nuk konkuron dot. Cdo gje do varet nga ai ne te ardhmen. Makinat qe ecin vet, arti, siguria kibernetike, stabiliteti ne software, operacionet ushtarake etj. Shikoni ne ukrahine. Nje dron 2$ rrezon nje helikopter rus miliona dollaresh.

Dhe disa po thone qe roma nuk ka rene por esht dhe sot ne forma tw tjera. Cfare presioni do i beje italia shteteve te tjera? Do ndaloje eksportin e vajit te ullirit?
 
Nuk thashe Italia por Vatikani.Ka ndryshim goxha te madh.Se si qysh tek,nuk kam nge per kto mhb,kemi pune,po ti zgjeroje cik gamen e librave qe lexon,jo vec wifi,ubs,software.
 
Amerika ka nje periudhe ku po ndihet dobesia e nje superfuqie, ne kete pike perandorite ose do te konfirmojne dhe njehere vetveten qe te vijojne dominimin ose do te filloi renia.
Eshte shpejte per ta thene se si do shkoje por besoj se ne 10-20 vitet e ardhshme do duket qarte.
 
USA nuk esht si perandorite e meparshme. Ajo nuk ka perdorur dhunen per te sunduar shtete te tjera. I vetmi rast ne historine e njerzimit ku nuk u perdor avantazhi qe kishte (bomba atomike) per te pushtuar te tjeret. Ajo perdori plane me afatgjata dhe me stabel. Nje shembull i saj esht sorros ne shqiperi per ta kuptuar me thjeshte ate qe dua te them.
 
Ok,pertej shakave,ta shtjelloj une cik mendimin tim.Nuk pretendoj te te bind,por dua te sjell dhe une opsionin tim ne kte lemsh idesh😁

Perandoria romake nuk ra kurre,ajo u transformua ose shnderrua,nga sundimtare me kerbac ose shpate,ne sundimtare qe perdor intriga,komplote,propogande,qe te le pa lek,pa buke,,qe te te mbaje te shtypur.Ne rast se nje popull ngre krye,mos prit t'i dergojne legjionet me ushtare me heshta si ne kohen e Çezarit,por te keput nje renie te vleres se monedhes vendase,qe te te duket buka thate mish keci i pjekur😁Ose ne raste me ekstreme,te provokon lufte me nje shtet fqinj qe te zgjat 1-2 dekada.Me thuaj nje rast te vetem ne gjithe ato ngjarje ose luftra ne bote,qe Vatikani Uashingtoni dhe Londra,kane qene te ndare.
 
Po ngaterron Vatikanin me Francen.

View: https://youtu.be/_-u1Pjce4Lg?si=lylIm19I-ByLzanP
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top