اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Love

βeℓℓe â๓e
Bota e internetit po ndryshon rrënjësisht jo vetëm mënyrën e jetesës, por edhe konceptin e vdekjes te njerëzit.

facebook-death.jpg


Ideja më e çmendur sërish vjen në rrjetin social Facebook. Një faqe interneti mundëson që njerëzit të lënë mesazhin e fundit para vdekjes, i cili do të transmetohet në faqen e Facebook pas vdekjes nga miqtë tuaj.

Nisma quhet “If I die” dhe të gjithë përdoruesit e internetit që kanë dëshirë, mund të lënë një mesazh video, audio, ose me tekst, i cili do të ruhet deri në momentin që kini vdekur, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Personat e interesuar mund të zgjedhin disa prej miqve më të afërt në Facebook, të cilët do të publikojnë mesazhin.

Programi i faqes së internetit në bashkëpunim me Facebook lejon që regjistrimi që kini bërë, të jetë dhe postimi i fundit në rrjetin adresën personale, pas vdekjes. Para publikimit të mesazhit, vdekja e personit konfirmohet nga miqtë tuaj.

“Ne të gjithë duam të lëmë diçka pas vdekjes. Të gjithë kemi gjëra për të thënë”, thotë drejtuesi ekzekutiv i programit, “If I die”, Eran Alfonta.

Alfonta thotë se mund të postohet vetëm një mesazh, por edhe disa njëherësh, ose në intervale të ndryshme kohore.
Burimi: NOA
 
Titulli: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Ore gjyshi im thoshte sa jam gjalle te kem te bej me njerez
kur te vdes :lopate:
Keshtu qe vdiqe ik tani.
 
Titulli: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Teme fali ky nipcja ALFONTA po ato qe kemi per te thene do ithemi tani ne jete
ajo qe ka me shume rendesi eshte te komunikojme me njerzit tane sa me shume tani
tu themi sa shume i duam dhe sa shume nevoje kemi per ta
interneti jo vetem po sundon komunikimin njerzor kur njerzit jane ne jete por kerkon qe te kete dhe fjalen e pare pas vdekjes
 
Titulli: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Amanet Lilin :P
 
Titulli: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Po, po une do le ketu edhe testamentin e pasurise dhe le te judesen ta shikojne faqen time pas vdekjes.

Do ju le nja 600.000 dollar, 400 hektar toke, 6000 trupa peme, 1000 koke dele, 500 derra, lope, qengja pule e te tjera te gjitha cfare i fitova ne farmwille ketu :P
 
Pe: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

A jane mire nga trute njerezia???
Shyqyr o Zot qe skam facebook e mos pafsha ndonjehere me keto budalleqe qe po i pjell mendja popullit.. :)
 
Pe: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Bahh sa te fiksum jane robt
 
Pe: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Ky Facebook spo i le njerezit dhe me vdek rehat . Njerez te fiksuar :P
 
Titulli: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Mesazhi im do jete .
E dija qe sme priste gje pas vdekjes ne te ..... besimtaret
 
Titulli: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

hik mer me gjith kta idiote pffff
 
Titulli: اmenduria e fundit në Facebook, mund të postoni mesazhe pas vdekjes..

Mesazhi im :
Me ndihmoni nje krimb po me ha syrin e majte dhe nje gjarper me vertitet ne kembet ka rrene ne dashuri me duket LOL LOL LOL
 
Back
Top