Alkoolizmi dhe pasojat e kësaj dukurie

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Alkoolizmi dhe pasojat e kësaj dukurie

Fjala alkool rrjedh nga fjala arabe (al-kohl ) që do të thotë “shumë i mirë“ ose “ai që djeg“. Alkooli është i vjetër sa edhe vet njerëzimi, sa që deri më sot për të janë shkruar histori të ndryshme. Rreshtat në vijim do të jenë vazhdimësi e tyre, mirëpo do të mundohemi që lexuesin së pari ta njoftojnë me komplikimet psikiatrike të cilat i sjell alkooli.Veprimi i dëmshëm i alkoolit njihet që nga e kaluara. Në mes shkrimeve ndeshen edhe të tillë që e ndalojnë përdorimin e tij.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se: alkoolistët janë persona të cilët ekcesivisht kënaqen me pijet alkoolike, duke kaluar kështu në një gjendje të varur nga alkooli, me ç'rast i shfaqin fshehtësitë e tyre të brendshme si edhe problemet në shoqëri apo gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike.
Tri janë arsyet e pashmangshme të krijimit të të ashtuquajturit “trekëndësh i alkoolit“:
- I pari dhe faktori kryesor, njeriu;
- Hapësira sociale në të cilën jeton, gjë e cila i jep alkoolizmit natyrë të sëmundjës sociale; dhe
- Faktori alkool, me veçoritë e tij farmakologjike.

ثshtë me rëndësi të ceket se, nga kontakti i parë me pijen alkoolike e deri te alkoolizmi kuptim plotë (pasojat trupore, psikike dhe sociale), duhet një periudhë e caktuar kohore (perafërsisht 15 vite), sepse alkoolisti kalon nëpër fazat: paraalkoholike, prodromale, kritike dhe kronike.
Në praksën klinike, fazat alkoolike ndahen në fazën paratoksike dhe fazën toksike e cila njihet dhe manifestohet me humbjen e kontrollit, gjë që në popull njihet me termin “fenomeni i gotës së parë“ apo edhe “humbje e filmit“.
Shiko fotografinë 1726435
Komplikimet alkoolike trupore
Pamja e jashtme e personit, i cili ka pirë alkool prej shumë vitesh, është gjithnjë e dukshme dhe veçohet me fytyrë të enjtur, me paraqitje të theksuar të kapilarëve të gjakut nëpër fytyrë dhe hundë, lëkurë ngjyrë të kaltër-vjollce, pamje jo pedante të jashtme, neglizhencë higjienike, etj.

Komplikimet alkoolike neurologjike
Polineuriti, i cili çon në polineuropati, lind nga ndikimi direkt i alkoolit të dëmshëm në nerva, andaj si rrjedhojë vjen deri te çrregullimi i përthithjes dhe mungesës së vitaminës B. Simptomat e para të manifestimit të polineuropatisë paraqiten në formë të mpirjes, therjes, lodhjes, humbjes së fuqisë, rënies së imunitetit, dhimbjeve të muskujve, ndërsa në stadiumet e mëvonshme edhe deri te atrofimi i tyre.
Komplikimet alkoolike psikiatrike
1. Gjendja patologjike e dehjes - Rezulton pas marrjes në sasi shumë të vogël të pijeve alkoolike të cilat janë të pamjaftueshme të shkaktojnë intoksikim dhe gjendje të dehjes tek shumica e njerëzve, për dallim nga gjendja e dehur akute e cila rezulton pas marrjes së sasisë së madhe të alkoolit.
2. Kompliket e gjendjes së dehur apo reaksionet patologjike gjatë gjendjes së dehur, përgjasojnë me rastet e parafolura, megjithatë reaksionet ndodhin pas marrjes në sasi të mëdha të pijeve alkoolike tek personat të cilët me vite të tëra përdorin alkool.
3. Dipsomanija ose pseudo dipsomania paraqet dukuri patologjike të përdorimit të alkoolit. Karakterizohet me pamundësi të largimit nga pirja e alkoolit dhe me afinitet për pirje. Gjendja fillon me pirje të pandërprerë prej disa ditë dhe vazhdon deri në 2-3 javë. Të dyja këto raste paraqiten me përcjellje të ndryshimeve dhe atë me gjendje kriminogjene, që është e pazakontë nga vështrimi i mjekësisë ligjore.
Shiko fotografinë 1726436
4. Krizat konvulzive alkoolike paraqiten kryesisht gjatë fazës alkoolike të toksimanisë dhe në gjendjet akute të intoksikimit. Alkooli po ashtu mund të provokojë dhe vështirësojë sulmet epileptike tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Krizat konvulzive tek personat me alkool shfaqen si rezultat i mungesës së vitaminës B e posaçërisht piridoksinës. Po ashtu, produktet e dëmshme të prodhuara nga metabolizmi i alkoolit, çojnë deri te dëmtimi i sistemit nervor qendror dhe ndihmojnë manifestimet epileptike. Mendohet që këto dëmtime janë reverzibile dhe se për këtë arsye sulmet ndalojnë në abstinencë. Për këtë arsye, këshillohet që në hapat e parë të përdorimit të alkoolit tejmase, të ndërpritet apo t’i nënshtrohet tretmanit shërues. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top