Titulli: Alkooli gjatë shtatzënisë
Alkooli, drogat dhe shtatzënia
Gratë shtatzëna janë të inkurajuara të mos përdorin alkool dhe droga të ndryshme.
Koha parapërgatitore
Lindja e fëmijës, ka një ndikim të madh në jetën e prindërve dhe të afërmve.
Shumica e prindërve të ardhshëm, shfrytëzojnë kohën e shtatzënisë, për të rregulluar dhe
përshtatur jetën e tyre me kushtet e reja, veçanërisht duke u përqendruar tek siguria e fëmijës,
për të cilin ata janë përgjegjës. Një aspekt thelbësor, për të cilin prindërit duhet të mendohen
mirë, ka të bëjë me përdorimin e alkoolit, duhanit dhe drogave. Gratë që përpiqen të kenë
fëmijë, duhet të bëjnë kujdes të rrallojnë ose të ndërpresin plotësisht përdorimin e lëndëve
alkoolike dhe drogave, pasi ato ulin mundësinë e fekondimit dhe rritin rrezikun e humbjes së
embrionit.
Vëmendja tek fëmija
Nëntë muaj shtatzëni, është një kohë e shkurtër në jetën e njeriut, por gjithashtu një mundësi
për gratë, që ta shijojnë atë sa më mirë. Detyra më e rëndësishme e prindërve të ardhshëm,
është të garantojnë mbarëvajtjen e shëndetit të fëmijës që do të lindë. Mënyra e jetesës së
nënës, si dhe ushqimi e mënyra e përdorimit të tij, mund të kenë ndikim në të ardhmen dhe
zhvillimin e fëmijës. Ushqimi, duhet të përmbajë të gjithë përbërësit e nevojshëm për nënën
dhe fëmijën, si dhe është e rekomandueshme të shmangen ata përbërës ushqimorë që
shkaktojnë dëmtimin e embrionit. Mund të jetë e vështirë nëse, mënyra e jetesës së të afërmve
që rrethojnë gruan, nuk përputhet me kërkesat e saj dhe të fëmijës. Mbështetja e të afërmve
dhe dëshira e tyre për të kuptuar dhe plotësuar nevojat e reja të gruas shtatzënë, ka rendësi
shumë të madhe. Për të gjitha këto ndryshime, duhet të jetë e mundur të bisedohet në familje.
A është alkooli i dëmshëm për fëmijën?
Po. Ndërkohë që gruaja është shtatzënë, fëmija është pjesë e pandarë e saj. اdo gjë që ajo ha
ose pi, mbërrin tek fëmija, pra edhe alkooli. Alkooli që nëna pi, tejçohet tek fëmija nëpërmjet
litarthit të kërthizës, me qarkullimin e gjakut. Organet e fëmijës nuk janë plotësisht të
formuara dhe nuk janë në gjendje të bëjnë dekompozimin e alkoolit, për këtë arsye, ndikimi
dëmtues i alkoolit, është më i madh tek fëmija, sesa tek vetë nëna.
3
Kur shtatzënia bëhet e dukshme
Menjëherë sapo mësohet që pritet të vijë në jetë një fëmijë, ka një arsye më shumë që, nëna e
ardhshme të ndalojë përdorimin e alkoolit. Nëse diçka e tillë është e vështirë, atëherë ajo
duhet të drejtohet për të kërkuar ndihmë tek mjeku apo mamia që do të kujdeset për shëndetin
e saj. Këta mund ti ofrojnë mbështetje dhe këshillim në këtë periudhë të shtatzënisë.
Sa shumë alkool do të shkaktonte dëm?
Nuk dihet saktësisht se cila është sasia e alkoolit që shkakton dëmtime, po ashtu
dhe nuk dihet saktësisht cila është periudha në të cilën embrioni është më i rrezikuar.
Dihet që e ashtuquajtura pije fillestare, mund të shkaktojë dëme, si dhe rreziku rritet me
përdorimin e mëtejshëm. Gjithsesi, fetusi është në rrezik gjatë gjithë shtatzënisë, kurse dëmi
që mund të shkaktohet varet nga faza e zhvillimit të trurit të fetusit. Organet në vetvete,
zhvillohen në faza të ndryshme gjatë shtatzënisë dhe janë më të ndjeshme duke pasur
parasysh fazën e zhvillimit të shpejtë të tyre. Nëse gruaja shtatzënë zgjedh të përdorë alkool,
atëherë ajo merr mbi vete rrezikun e pasojave të shkaktuara nga përdorimi i tij.
اfarë mund të ndodhë?
ثshtë e njohur se përdorimi i shumtë i alkoolit gjatë shtatzënisë, sjell me vete dëmtime
serioze si p.sh. defekte të dukshme në fytyrë, koka mund të jetë më e vogël se masa normale,
si dhe në disa raste shoqërohet me defekte në zemër dhe në gjymtyrë. Kësaj i bashkëngjiten
edhe dëmtimet shpirtërore si dhe mendore, të cilat nuk mund të vihen re përpara se sa fëmija
të arrijë moshën shkollore. Këto pasoja serioze, janë në raste të rralla. Nga ana tjetër është
vërtetuar se, aktualisht gjithnjë e më shumë fëmijë po përballohen me vështirësi gjatë procesit
mësimor si dhe shfaqin probleme në mënyrën e të sjellurit, në periudhat e mëvonshme të
jetës. Kjo mund të ndodhë edhe nëse nëna e ardhshme, përdor sasi të vogla alkooli në
shtatzëni.
Ka ndryshim midis birrës, verës dhe pijeve të forta alkoolike?
Jo. Substancat dehëse tek të gjitha këto pije kanë të njëjtin ndikim dhe mund të dëmtojnë
fetusin.
Përcaktim i dozës së alkoolit
Të gjitha pijet e mëposhtme përmbajnë dozë të caktuar alkooli.
1. 50 ml pijeje të fortë alkoolike
2. Gotë e vogël Sherry
3. Gotë e vogël verë e lehtë
4. 1/4 litër birrë e fortë
5. 1/2 litër birrë normale
اfarë ndodh nëse shtatzënia kuptohet me vonesë?
Edhe nëse gruaja shtatzënë përdor alkool në javët përpara se ajo ta dijë që është shtatzënë,
është pa diskutim e rëndësishme të ndalojë përdorimin menjëherë. Në këto raste, është mirë të
konsultohet me maminë apo mjekun, nëse gruaja shtatzënë është e shqetësuar për faktin që ka
konsumuar alkool në javët e para.
Drogat e paligjshme
Nëse gruaja shtatzënë përdor drogat të paligjshme si p.sh. kanabis sativa (hashash), e-hapjet,
amfetamina, kokaina apo heroina, ato mundet midis të tjerash, të shkaktojnë humbjen e
fetusit, dëmtimin e placentës apo lindjen e parakohshme të fëmijës.
Për më tepër, ka rrezik që zhvillimi normal mendor i fëmijës, të dëmtohet dhe fëmija të
rrezikohet prej sëmundjeve të rënda, të cilat kërkojnë kurim dhe përkujdesje të veçantë. Gratë
që përdorin droga të paligjshme, duhet menjëherë të ndalojnë përdorimin e tyre, sapo mësojnë
se janë shtatzëna. Ato nuk duhet të ngurojnë të kërkojnë ndihmë, mbështetje apo këshilla prej
mamisë ose mjekut që kujdeset për to.
Përdorimi i alkoolit apo drogave të ndryshme nga ana e babait të fëmijës,
a ka ndikim tek fëmija?
Nuk është pohuar, por nga ana tjetër dhe nuk është edhe mohuar që përdorimi i alkoolit dhe
drogave nga ana e babait, ka ndikim biologjik mbi fetusin. Nga ana tjetër, do të ishte më e
lehtë për gruan që përdor alkool ose drogë, të ndalonte përdorimin e tyre, nëse bashkëshorti
do ta mbështeste, duke ndaluar edhe ai vetë. Mënyra e jetesës së babait, ka një ndikim të
madh social dhe shpirtëror në jetën e nënës dhe fëmijës.
Rreziku i humbjes së fetusit, a është më i lartë tek gratë që janë përdoruese të alkoolit dhe
drogave?
Po, tek gratë që përdorin më shumë se tre të ashtuquajtura doza alkooli në javë, rreziku është
më i madh.
Dëmtohet fëmija nëse nëna pi vetëm në raste festash?
Mirë është që të mos pihet asnjëherë gjatë shtatzënisë. ثshtë pjesërisht përqindja e alkoolit në
gjak, që luan rol vendimtar. Ndikimi i alkoolit është më i madh tek fëmija, sesa tek nëna, si
dhe është më vështirë të zhduken pasojat tek fëmija sesa tek nëna. Nuk ka asnjë ndryshim
nëse pihet shumë dhe rrallë, pak apo shpesh.
A duhet gratë shtatzëna të ndalojnë përdorimin e ilaçeve?
Për gruan shtatzënë që përdor ilaçe në mënyrë të vazhduar, në lidhej me një sëmundje të
caktuar, mirë është që të këshillohet për këtë çështje fillimisht me mjekun, lidhur me faktin
nëse do të ishte e mundur të ndryshohej doza e ilaçeve gjatë shtatzënisë.
Rregulli i përgjithshëm është që gjatë shtatzënisë, mirë është të mos merren ilaçe. Në rastin
kur mjeku do duhet ti sugjerojë nënës së ardhshme ilaçe, atëherë ajo duhet ta njoftojë mjekun
lidhur me shtatzëninë e saj.
A është e shëndetshme të përdoret verë e kuqe gjatë shtatzënisë, meqenëse ajo ka përbërje të
lartë hekuri?
Jo, sepse alkooli që ndodhet në të gjitha këto lloj pijesh, ka efekt negativ dhe mund të dëmtojë
fetusin. Burime më të mira të hekurit janë mishi i kuq, drithërat e mëngjesit, frutat e thata,
buka me krunde, si dhe perimet me ngjyrë jeshile të errët. (Të dhëna të mëtejshme mund të
gjenden tek Ushqimi dhe shtatzënia, botimi i dytë, 2006)
5
Qumështi i gjirit dhe përdorimi i alkoolit
Ndërkohë që fëmija ushqehet me qumësht gjiri, preferohet të kufizohet përdorimi i alkoolit.
Nëpërmjet dhënies së ushqimit të gjirit, krijohen marrëdhënie të veçanta dhe të forta midis
nënës dhe fëmijës. Nëse nëna përdor alkool, një pjesë e tij përçohet tek fëmija nëpërmjet
qumështit dhe kështu fëmija rrezikohet më shumë se nëna. Sistemi nervor i fëmijës është
akoma në zhvillim dhe bëhet pre e dëmtimeve që shkakton alkooli.
Vetëm një gotë pijeje alkoolike, mund të pakësojë prodhimin e qumështit në gji, ndryshon
shijen dhe erën, si dhe shkakton përzierje tek fëmija. Kjo sjell gjithashtu dhe çorientimin në
mënyrën e thithjes së qumështit nga gjiri i nënës.
Nëna, e cila është nën ndikimin e alkoolit, nuk është vigjilente siç duhet, kjo shton gjithashtu
mundësinë e aksidenteve
Shijoni shtatzëninë
Në shtatzëni duhet të hani ushqim të shëndetshëm dhe të pasur në kalori.
Duhet të jeni gjithmonë në lëvizje, duke përzgjedhur atë lloj ushtrimi që ju pëlqen.
Shmanguni alkoolit. Pini më mirë ujë, lëngje frutash ose pije të tjera jo alkoolike me
ushqimin, në festa apo kur jeni duke u çlodhur me të afërmit.
Gjeni mënyrën që ju përshtatet ju për tu çlodhur, në jetën e përditshme, si p.sh. lexim,
muzikë, meditim, gjimnastikë, shëtitje ose banja me ujë të ngrohtë.
Bëni diçka të veçantë për veten tuaj dhe fëmijën, diçka të bukur dhe argëtuese.
Kini parasysh që shëndeti i fëmijës është më i sigurt kur nuk përdoret alkool, duhan apo pije
të tjera dehëse si dhe drogat.
Shijoni shërbimin që ju ofrohet në qendrën shëndetësore gjatë periudhës së shtatzënisë.
Materiali u botua në vitin 2005, prej Drejtorisë së qendrave shëndetësore, në bashkëpunim me Mjekun e popullit dhe
Drejtorinë e konsultoreve të grave. Sَlveig Jَnsdَttir ofroi këshillimet, specialiste e sistemit psikonervor për fëmijë.