Alienët mund ta shtypin Tokën si një arrë.!

! - !

Once upon a time...

Nëse ata do duan, ne jemi të mbaruar’, eksperti britanik bën deklaratën e fortë mbi ekzistencën e UFO-ve.​

Shiko fotografinë 1925759


Nëse alienët apo UFO-t do të mbërrinin ndonjëherë për të pushtuar planetin Tokë, njerëzit nuk do të kishin shanse të mbijetonin.

Nëse alienët vendosin të pushtojnë Tokën do ta bëjnë në mënyrën më të thjeshtë për shkak të teknologjisë së tyre. Ata e hapin planetin si një arrë’.- tha Nick Pope, i cili hetoi UFO -t për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë.

Sipas Mirror, Pope tha se njerëzimi është ‘i mbaruar’ nëse alienët pushtojnë tokën sepse teknologjia e tyre e armëve mund të jetë miliarda vjet përpara tonës. Ai thotë se filmat shkencorë ku njerëzit mposhtin qënie të vogla jeshile janë jorealiste, pasi armët e tyre do të ishin aq të avancuara sa do të na dukeshin si ‘magji’.

Tani nëse mendoni për ndryshimin në teknologji, mendoni se sa larg kemi arritur në dyqind vitet e fundit, në thelb nga kali dhe karroca dhe anijet që lundrojnë përtej oqeanit duke përdorur erën, ne kemi ardhur nga ajo tek luftëtarët e fshehtë, sonda hapësinore dhe smartphone në atë periudhë të shkurtër kohe. Ata do të jenë, sipas meje, miliona, ndoshta nja dy miliardë vjet para nesh dhe teknologjia e tyre nuk do të dallohet nga magjia.”-tha Pope.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se nuk ka në plan të nisë hetimin për UFO-t dhe kërcënimin që ato mund të kenë ndaj britanikëve.

Një raport ‘bombë’ u publikua muajin e kaluar nga disa zyrtarve amerikanë i cili arriti në përfundimin se 143 fenomene ajrore të paidentifikuara (UAP) nga pilotët ushtarakë amerikanë që nga viti 2004 mbetën të pashpjegueshme, duke nxitur frikën e mëtejshme të pushtimit të alienëve.



o.j/dita
 
Edhe une e besoj kete hipotezen e keti.
zhvillimet ne toke jane duhet te jene te niveli injorant, nese krahasohen me jetet e tjera qe mund te kete universi.
 
si nuk nxori dikush ni alien ne foto ,kshtu foto selfi?
 
Keta Ufot alien, ose te quajtur ndryshe alien Ufo qe ne perdorim thjesht "je ufo fare", mund ta shtypin dhe si arre token, po brenda ska gje arra ja kemi ngrene ne permbajtjen. Sjemi gje ufo ne.

Ps alien= i jashtem, jasht këtij pianeti.
Ufo= unknown flying object. Objekt fluturues i panjohur.
 
Ooo alienet ty *****

Ec more qarkullo, nisja vizato naj sen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top