“Alienët i kemi nën këmbë”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Alienët i kemi nën këmbë”

1480160928toka.jpg


Njerëzimi ka drejtuar prej shekujsh sytë nga qielli në kërkim të formave të tjera të jetës, kërkime që në dekadat e fundit kanë avancuar më së shumti.

Por një grup shkencëtarësh thonë se ‘për forma aliene’ jete duhet kërkuar poshtë këmbëve tona.

Steve Jacobsen i Universitetit të Ilinoisit thotë se poshtë mantelit të Tokës, mund të fshihen oqeane të mëdha me ujë. Pikërisht në këto oqeane, shton ai, mund të gjenden gjallesa aq të panjohura për njerëzimin sa pa frikë mund të quhen “aliene”.

“Nëse ky oqean nuk do të ishte nën këtë mantel, atëherë të gjithë ne do të ishim përmbytur”, thotë Jacobsen.

Shkencëtari amerikan ka arritur në këtë përfundim pas gjetjes së një diamanti në Brazil, struktura e të cilit nuk mund të formohet me trysninë normale të ushtruar nga oqeanet sipërfaqësore të Tokës.

“Kjo për mua është një e dhënë që sugjeron se Toka ka rezervuare uji shumë herë më shumë nga sa mendonim”, shton ai.

Teoria “zyrtare” e shkencës deri më tani është ajo që vendos kufirin e gjallesave në mantelin e Tokës. Më poshtë, sipas kësaj teorie, temperaturat dhe presioni janë shumë të larta për një organizëm që të mbijetojë, qofshin këto organizma mikroskopikë.

/ Top Channel
 
Titulli: “Alienët i kemi nën këmbë”

cberi me diamantin shkenctari :p ??? permastat ?? ...
 
Titulli: “Alienët i kemi nën këmbë”

Duhet te kuptojme se nuk jemi autokton ne tok,,na kan mbushur me rrena.... nuk ka asnje specie ne kete planet qe i rriten foket dhe thonjte ne vazhdimesi...e keni menduar ndonjeher?!

Ne jemi alienet ne tok dhe sic duket edhe me te rrezikshimit!
 
Titulli: “Alienët i kemi nën këmbë”

Duhet te kuptojme se nuk jemi autokton ne tok,,na kan mbushur me rrena.... nuk ka asnje specie ne kete planet qe i rriten foket dhe thonjte ne vazhdimesi...e keni menduar ndonjeher?!

Ne jemi alienet ne tok dhe sic duket edhe me te rrezikshimit!

fol fol ma gjate se je ne teme...:)
 
Titulli: “Alienët i kemi nën këmbë”

fol fol ma gjate se je ne teme...:)

Problemi eshte se do na sulen pastaj hahaha
 
Titulli: “Alienët i kemi nën këmbë”

Sot qekam mu kujtu kjo mu kujtu ajo
Po faktikisht mu kujtu ajo kenga

Im in love with an alien
Im in love with her eyes....
 
Alienët i kërkojmë shumë larg, por a janë poshtë hundës tonë?
toka-696x391.jpg

Jason Wright, docent i astronomisë në Penn State University, ka publikuar një dokument në arXiv për kërkimin për forma të tjera jete në hapësirë dhe bën një pyetje interesante e shumë të dashur për “gjahtarët e mistereve”, të paktën që nga gjysma e shekullit të kaluar:

Kemi kërkuar vërtet me vëmendjen e duhur për dëshmi të jetës aliene brenda Sistemit Diellor?

Instrumentet tona çajnë përmes universit në kërkime të sinjaleve me origjinë inteligjente (pa sukses deri tani), por, sipas Wright, pak ose aspak e ngjashme është bërë me planetet e Sistemit Diellor.

Në punën e tij Wright pohon se nuk mund ta përjashtojmë që forma jete inteligjente të jenë parë për periudha pak a shumë të gjata në ndonjë satelita apo planet “tonin”, përfshirë edhe Tokën.

ثshtë e mundur që qenie të tjera inteligjente të kenë jetuar në Sistemin Diellor e që, për motive të panjohur, janë zhdukur apo larguar.

Në ditët tona, nënvizon studimi, kërkimet synojnë të gjejnë forma jete jashtëtokësre mikrobike, të tashme apo të kaluara, ndërsa duket se e përjashton mundësinë e jetës më të evoluar.

Duhet kërkuar kudo. Në Tokë është praktikisht jashtë diskutimi të kërkosh gjurmë të alienëve të zhdukur, për shkak të evolucionit gjeologjik të planetit tonë, për shembull lëvizja e pllakave tektonike, çdo firmë teknologjike e vjetër miliona vjet, në mos miliarda, është shkatërruar me siguri.

Ndërsa trupa të tjerë të Sistemit Diellor mund të kenë ruajtur për periudha shumë të gjata struktuara të mundshme aliene, nëse nuk kanë qenë subjekt i veprimit gjeologjik apo atmosferik.

Nuk është hera e parë që kërkues e shkencëtarë propozojnë gjëra të ngjashme. Në vitet ’90 u propozua skanimi i Sistemit Diellor me rreze infra të kuqe, në kërkim të gjurmëve të aktiviteteve termike me origjinë artificiale, por ato pak kërkime që u bënë nuk dhanë rezultat.lexo al
 
Jane lart apo jane poshte se di.
Une di qe ne jeten e perditshme me del perpara ndonje ufo.
Mos shkoni larg, edhe ne forum ka ca ufo.
 
Aty te rrine e veq mos te na hipin siper :fiu::fiu:
 
Ore qe I kemi mes kembeve nuk e dija une, tani po trembem paksa... lol
 
Me ne fund Pentagoni pranoi programin e studimit mbi alienet . Nje kosto teper e larte por asgje e faktuar.
Mos valle alienet jane ( do jene) brezi i ardhshem qe do zevendesoj boten njerezore , e krijuar nga e njejta dore?
 
[video=youtube;-a9odg9yB_g]https://www.youtube.com/watch?v=-a9odg9yB_g[/video]

Ndoshta po te shikoni dokumentarin e fundit Unacknowledged 2017 ndoshta nderroni mendim :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top