Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Alfabetet e para shqipe

Carl Faulmann nga Wiena e Austrise, ne pranvere te vitit 1878, botoi një libër me titull "Schriftzeichen und Alphabete" (Shkronjat dhe Alfabetet) ne te cilin, përveç alfabeteve te shumte te njohur deri atëherë, prezenton 4 alfabete nga shqipja.


Ne faqen 181 te botimit te tij te dytë te vitit 1880 qëndron kështu:

"Shqipetaret (ai thotë "albanese"), te cilët vetequhen shqiptare dhe nga turqit, sunduesit e tyre, te njohur si Arnaut, banojne ne pjesen me te madhe te Ilirise se vjetër dhe Epirit, d.m.th. ne bregdetin Adriatik, ne lindje te kufizuar nga Pindus dhe prej Shkodre e deri ne Korinth. Ne i gjejmë ata nga shek. 14 ne Greqi, ku bëjnë një te pestën pjesë te popullsise se përgjithshme. Gjuha shqipe shfaq një pamje enigmatike, qe me gjuhët fqinje ne asnjë mënyrë nuk ka ngjashmëri. أƒئ’أ¢â‚¬آ¹shte e ndare ne dy dialekte, një verior Gegerishte dhe tjetrin jugor Toskerishte. E para shkruhet me shkronja latine, ndërsa e dyta me shkronja greke. Por, përveç këtyre ka edhe shkrime autoktone, te cilat përdoren nga disa rajone dhe familje dhe qe lidhshmeria e këtyre shkrimeve me shkrime te tjera është e izoluar, siç është edhe vete shqipja. E, ato janë:
1.Shkronjat e Elbasanit
2.Shkronjat e Byta Kukjes
3.Shkronjat e Veso Bajos
4.Shkronjat shqip-greqisht
Alfabeti i parë, i treguar këtu, gjendet ne qytetin e Elbasanit dhe i cili kuptohet dhe përdoret edhe nga qyteti fqinj i Beratit. I dyti është zbuluar nga shqiptari me emrin Byta Kukje. Të tretin e mesoi, prej oborrtarit te tij, udheheqesi i nderuar Veso Bajo, i cili po ashut ishte shqiptar" (Carl Faulmann).

Alfabeti i Elbasanit kishte 53 shkronja. Nuk ka ngjashmëri me asnjë nga alfabetet e gjendura deri me tani. Alfabeti i Byta Kukjes ka 31 shkronja dhe po ashtu për nga ngashmeria është i izoluar. Alfabeti i Veso Bajos ka 22 germa dhe është i izoluar për nga ngjashmeria. Alfabeti shqip-greqisht ka 34 shkronja te cilat gati të gjitha janë greqisht, por me disa ndryshime. Mund ta quanim Alfabet grek te pervetesuar nga shqiptarët apo te "shqiptarizuar". Me shumë se 12 prej tyre janë te kombinuara, te cilat nuk gjenden ne alfabetin grek. Pra te pershtatura nga shqiptarët për te folmen e tyre.


Rruzulli.net​

Fotot
1.Alfabeti i Elbasanit
2.Alfabeti i Byta Kukjes
3.Alfabeti i Veso Bajos
 

Attachments

  • Alfabeti i Elbasanit.jpg
    Alfabeti i Elbasanit.jpg
    86.2 KB · Shikime: 268
  • Alfabeti i Byta Kukjes.jpg
    Alfabeti i Byta Kukjes.jpg
    76.4 KB · Shikime: 35
  • Alfabeti i Veso Bajos.jpg
    Alfabeti i Veso Bajos.jpg
    97.4 KB · Shikime: 32
Interesante! Faleminderit qe i ndan me ne keto informacione! ;)
 
LOL Sa te thjeshte e kemi tani alfabetin dhe prape bejne gabime drejtshkrimore njerezit,imagjino te ishin akoma alfabetet e mesiperm.:p
 
un kisha nrru komb me pas halo ato alfabete amon:D..bile jom edhe per me hek disa shkronja t'alfabetit aktual, ma shum e semplifikojm aq ma mir, pse me ja kompliku vetes jeten be...mu m'kujtohet qa kom hek deri sa kom msu kejt shkronjat per mendsh, so fer..
 
un kisha nrru komb me pas halo ato alfabete amon:D..bile jom edhe per me hek disa shkronja t'alfabetit aktual, ma shum e semplifikojm aq ma mir, pse me ja kompliku vetes jeten be...mu m'kujtohet qa kom hek deri sa kom msu 35 shkronja per mendsh, so fer..

:gallate: :gallate: :gallate: Se ke keq..
 
:gallate: :gallate: :gallate: Se ke keq..

n'fakt jon 36 shkronja po shkronja C (me ate senin posht aty) per mu nuk ekziston:D..nejse as E (me ty pika lart) lol..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back