Aleksandri i madh, Shqiptar?!

sabah

Anëtar i Respektuar
Aleksandri i Madh, për të cilin grinden grekët dhe maqedonasit prej vitesh, mund të jetë shqiptar. Kjo është përforcuar me një serë faktesh dhe argumentesh në librin e ri të Enciklopedisë “Maqedonia shqiptare”, që doli në botim në fund të vitit 2009 në Maqedoni.

Ky botim në fakt ishte një kundërpërgjigje e studiuesve shqiptarë përballë botimit Enciklopedia Maqedonase, që u botua në shtator dhe shkaktoi zemërim për mbarë kombin shqiptar në botë.

Autori Njazi Muhamedi sqaron në librin “Maqedonia shqiptare” se Aleksandri i Madh, i cili ka lënë gjurmë në historinë botërore edhe 2.000 vjet pas vdekjes së tij, nuk ishte as grek as maqedonas, por me origjinë shqiptare.
Sipas fakteve që nxirren në këtë Enciklopedi, origjina e babait të Aleksandrit, pra e Filipit ishte ilire, ndërsa Olimbia, nëna e Aleksandrit, gjithashtu ishte bijë e prindërve ilirë.

Më tej thuhet se Aleksandri i ngjante shumë nënës dhe dajave të tij nga fisi ilir i epiriotëve. Aleksandri mbante brirët e cjapit, një përkrenare e mbajtur më pas nga Pirroja i Epirit dhe Skënderbeu. Gjuha që fliste Aleksandri me miqtë ishte ilirishtja e vjetër e dialektit gegë, ndërsa greqishten ai e mësoi nga Aristoteli. Një tjetër fakt është se në vitin 1925, kur Shqipëria drejtohej nga Ahmet Zogu, monedhën shtetërore ai e quajti Lek për nder të Aleksandrit të Madh dhe në monedhat e para ishte fytyra e tij. Kur Shqipëria e kishte këtë monedhë, Greqia e Maqedonia nuk e kishin ende.

Këto dhe fakte të tjera pasqyrohen në Enciklopedinë “Maqedonia Shqiptare”. Për momentin nuk ka asnjë koment nga Shkupi apo nga Greqia, të cilat prej 18 vjetësh ndodhen në një konflikt për çështjen e emrit të Maqedonisë, kurse një nga sherret ka të bëjë edhe me origjinën e Aleksandrit.

Ky është botimi i 3-të i vëllimeve të Enciklopedisë Shqiptare në Maqedoni. Një Enciklopedi maqedonase, e botuar në shtator, i quante shqiptarët njerëz mali, të ardhur në Maqedoni pas Luftës së Dytë Botërore të nxitur nga pushtimi nazist. Këto fakte dhe të tjera si këto acaruan shqiptarët, të cilët janë ndër kombet më të lashta në Ballkan, por dhe në Evropë.

(Albeu)
 

Attachments

  • aleksandri i madh-230x115.jpg
    aleksandri i madh-230x115.jpg
    12.5 KB · Shikime: 20

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top