Alegoria e paqes në art

Lauri

Anunnak
Skena e portretizuar në këtë pikturë nuk është ajo që mund të duket. Në pamje të parë mund të duket si një skenë mardhënie seksuale mes dy të dashuruarve. Por nuk është kështu.
Për të kuptuar kuptimin e kësaj vepre, duhet parë zona në fund të pikturës, ku ka një armaturë, mburojë dhe shpatë, dhe pëllumba. Armatura sugjeron se mashkulli është një luftëtar i lashtësisë dhe pëllumbat aludojnë për paqen. Por përsëri, armatura përfaqëson luftën dhe pëllumbi, i cili ka ndërtuar një fole në përkrenaren e ushtarit të zhveshur, tregon fitoren e paqes mbi luftën. Kuptimi i kësaj pikture është pikërisht fitorja e paqes mbi luftën.
Është një alegori e paqes. Marsi, perëndia romake e luftës, e admiron Venusin, perëndeshën romake të dashurisë, i mahnitur plotësisht nga bukuria e saj.
Dashuria me bukurinë e sajë e ka zbutur karakterin e egër të Marsit. Mburoja dhe shpata janë braktisur në dysheme, ndërsa në përkrenare është foleja një palë pëllumba të bardhë, shenjë paqeje dhe që i bën jehonë dy të dashuruarve. Paqja ka fituar mbi luftën.

Por kjo ngelet vetëm në art, pasi lufta mes njerëzve nuk paska fund 🤷
FB_IMG_1647592489529.jpg
Marsi dhe Venusi, Alegoria e Paqes, Louis-Jean-François Lagrenée
1770
Në shqip by Lauri 👍
 
Shume aktuale si teme!
Putin ne emer te paqes deshiron te zhduke nazizmin e nje vendi ku presidenti eshte çifut ndersa Perendimi gjithmone ne emer te Paqes furnizon me arme Ukrainen qe te ruaje 'Paqen'
🤷‍♂️
Paradoks mbi paradoks 🙈
Po te kishte Ukraina nje gjergj fishte do thonte: "eh Europe moj ku-rv e vjeter"
 
Luca Giordano "Alegoria e paqes dhe luftës"
Gallerie Nazionali di Palazzo Spinola, Genova, Luca Giordano, Allegoria della Pace.jpg
 
Shume aktuale si teme!
Putin ne emer te paqes deshiron te zhduke nazizmin e nje vendi ku presidenti eshte çifut ndersa Perendimi gjithmone ne emer te Paqes furnizon me arme Ukrainen qe te ruaje 'Paqen'
🤷‍♂️
@Tartarian ky Levi është një Bro tjetër..po na braktisi 🙄
Edhe ky qarkullon në të njëjtat frekuenca 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top