Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Aleanca për Shqiptarët: 2015 vit i skenarëve kundër shqiptarëve, 2016 vit i ndryshimi

Aleanca për shqiptarët mbajti konferencë për shtyp si përmbledhje që e karakterizoi vitin 2015. Konferencën për shtyp e udhëhoqën Kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela.

Kryetari i RDK Memedi theksoi se viti 2015 mund të karakterizohet si një nga vitet më të mjegulluara të skenës politike në vend. “Ky vit u karakterizua edhe me publikimin e përgjimeve që nxori në sipërfaqe fytyrën e vërtetë të figurave publike. Ky publikim i përgjimeve solli marrëveshjen e Përzhinos që duhet patjetër të implementohet në tërësi”, tha Memedi. Sipas tij, si rezultat i gjithë këtij karakterizimi viti 2016 duhet të jetë viti i pastrimit të mjegullinës ku në sipërfaqe duhet të del e vërteta për të gjithë të bëmat politike të të gjithë figurave publike dhe politike. “E vetmja gjë pozitive për shqiptarët në vitin 2015 është krijimi i Aleancës për Shqiptarët si një bashkim i njerëzve të vullnetit të mirë”, tha Memedi, i cili për fund uroi për një vit të mbarë, me shumë shëndet, paqe dhe lumturi në vitin e ardhshëm 2016 të mbushur përplot me sfida.

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela potencoi se vitin 2015 e kanë karakterizuar momentet negative, duke filluar me procesin e montuar të Sopotit dhe Monstra të cilët pavarësisht publikimit nga ana e opozitës maqedonase, sërish nuk u ndërmorën masa juridike për zbardhjen e plotë.” Rast tjetër negativ është ngjarja në Lagjen e Trimave, dhe në vitin 2015 doli fytyra e vërtetë e politikanëve në Maqedoni”, tha Sela. Kryetari Sela ritheksoi se ngjarja pozitive për vitin 2015-tën është krijimi i “Aleancës për Shqiptarët” dhe momenti tjetër pozitiv është interesimi i madh i ndërkombëtarëve për situatën aktuale politike në vend. Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela gjithashtu uroi shqiptarët për një vit të ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe paqe.
largea_7ea0cfa2-d6f2-433c-a4bd-665f4e4f4fb31451411189.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: Aleanca për Shqiptarët: 2015 vit i skenarëve kundër shqiptarëve, 2016 vit i

Ky Zijadin Sela eshte i mire. Atdhetar, i guximshem dhe me sa e di pa njolla ne biografi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back