sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Alda Dizdari violinistja shqiptare që jeton dhe performon në Britaninë e Madhe do të nisë në muajin korrik një tur koncertesh në të gjithë Britaninë. “Ajo do të jetë padyshim një star ndërkombëtar i së ardhmes”, shkruante “Starconnect.org”, një rrjet i promovimit të artistëve, ndërsa të njëjtin konstatim bëri edhe Sean Rafferty, drejtuesi i njohur i emisionit “In Tune” në BBC. Në muajin korrik Alda do të lançojë turin e saj në Britani në një holl të sapo prezantuar për muzikën klasike në Londër “The Forge in Camden”. Në këtë koncert ajo do të interpretojë tre sonata nga Bach dhe sonatën solo për violin nga Bartok. “Uroj të shikoj sa më shumë nga ju në atë koncert”, u thotë miqve të vet shqiptarë dhe të huaj Alda, nga profili në Facebook.
Eshtë rastësi, produkt i një pune shumëvjeçare, apo rrjedhojë e talentit të lindur? Duhet luftuar e punuar sistematikisht apo ndonjëherë i duhet lënë kohës, rrethanave e vendeve të ndryshme të luajnë rolin e tyre? Vetë Alda shprehet: “nganjëherë e kupton që gjëja më e mirë është të mos duash asgjë, e t’i lesh gjërat të vijnë tek ti… Por kjo gjendje nuk është gjithnjë e lehtë për t’u arrirë, sepse qetësia që kërkohet nuk është e lehtë të fitohet në këto vende si Londra, ku stresi sa nuk të merr frymën”.
E lindur në një familje artistësh në Tiranë, Alda është larguar shumë herët nga Shqipëria, fillimisht në Rumani e më pas në Nju Jork, e Londër. Mbasi përfundoi Masterin, Alda vazhdoi karierën e saj jokonvencionale të udhëhequr kryesisht nga kërkesat e saj muzikore. Megjithëse fituese e një burse në Juilliard School në New York ajo vendosi të shkojë në Londër për të vazhduar studimet pasuniversitare me profesorin e shquar David Takeno në “Guildhall School of Music and Drama”. Ishte fituese e bursës “Leverhulme String Fellowship” në Guildhall, ndërkohë që për një farë periudhe interpretoi me një kuartet në “Dartington Music Festival”, “Cambridge Music Festival”, “Llafyllin Music Festival”, “North Wales Concert Series”, “Fishguard Music Festival”, e përjetoi edhe një dimension tjetër të profesionit të saj: mësimdhënien në rezidencat e kuartetit në universitete si Oxford, Nottingham, Bangor, Middlesex, Durham dhe Norwich. Ajo ka luajtur në Spanjë, Luksemburg, etj.
Vetë Alda shprehet: “nganjëherë e kupton që gjëja më e mirë është të mos duash asgjë, e t’i lesh gjërat të vijnë tek ti… Por kjo gjendje nuk është gjithnjë e lehtë për t’u arrirë, sepse qetësia që kërkohet nuk është e lehtë të fitohet në këto vende si Londra, ku stresi sa nuk të merr frymën”.
Studimet e para i ka kryer në universitetin e Bukureshtit, Rumani ku ajo studioi me Danial Podlovsky dhe më pas vazhdoi studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë studimeve për Master në Universitetin e Illinoisit me Profesor Sherban Lupu ajo fitoi konkursin Concerto, konkursin Poul Rolland, cmimin “Kate Neal Kinley” si edhe çmimin më prestigjoz “ Krannert Center Debut Artist of the Year 2002 Aëard”. Ky sukses u ndoq më pas me nxjerjen e CD-së së saj të parë dhe deputimin live në radio nga “Deput Recital” në “Foelinger Hall”, “Krannert Centre”.
Interpretimi triumfues i saj në Wigmore Hall and Southbank’s Purcell Room bëri që Alda të konsiderohej si një prej artisteve të afirmuara në Londër. Jo më kot u ftua për këtë arsye në BBC, në emisionin e Sean Rafferty. Në vitin 2008, Alda është zgjedhur si muzikante në rezidencën e “The Wapping Arts Trust” që është nën patronazhin e Lartësisë së Saj bashkëshortes së Princit Michael të Kentit. Alda luan me një violin “G.B.Ceruti” të prodhuar në Kremona më 1791, dhe me një hark “Dominique Peccatte” që vjen nga trusti “Stradivari”.
Kristi Pinderi