Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes jane nisur mijera asteroide

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kur u zbuluan fillimisht, asteroidet u panë si një klasë objektesh të ndryshme nga kometat. Në vitin 2006 u krijua emri i përbashkët “trupa të vegjël të sistemit diellor”. Diferenca kryesore mes një asteroidi dhe një komete është se kometa pranë sipërfaqes ngrin nga rrezatimi diellor. Për thuajse dy shekuj, që nga zbulimi i asteroidit të parë, “Ceres”, në vitin 1801 e deri në vitin 1977, gjithë asteroidet e njohur kalonin pjesën më të madhe të kohës në orbitën e Jupiterit, edhe pse disa prej tyre, siç ishte “944 Hidalgo” udhëtonin pak më përtej Jupiterit. Kur astronomët filluan të gjejnë trupa të tjerë që qëndronin më larg Jupiterit, tashmë të quajtur centaurë, ato numëruan mes tyre dhe shumë asteroide tradicionalë, edhe pse kishte debate nëse duhej të quheshin asteroide apo të gjenin një emër të ri. Asteroidet kanë zakonisht përmasa të mëdha dhe variojnë nga një diametër prej 975 kilometrash (Ceres) e deri në 500 kilometra (2 Pallasl) e deri tek shkëmbinj disa dhjetëra metra. Disa prej atyre më të mëdhenjve janë si planetë në miniaturë. Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre janë shumë më të vegjël dhe me forma të parregullta.
Meteorët
Meteoriti është një objekt natyror që e ka origjinën nga hapësira dhe arrin të mbijetojë në impaktin me sipërfaqen e Tokës. Kur është në hapësirë ai quhet meteroid. Kur hyn në atmosferë, presioni i impaktit bën që trupi të nxehet dhe të emetojë dritë, duke formuar një top zjarri, i njohur si meteor apo yll që bie. Termi “bolid” i referohet ose trupit jashtëtokësor që përplaset me tokën, ose një topi zjarri jashtëzakonisht të ndritshëm si meteor, pavarësisht nëse ia del të mbërrijë në sipërfaqen e tokës apo jo. Meteoritët që janë vëzhguar pasi kanë hyrë në atmosferë apo janë përplasur në tokë quhen “të rënë”. Deri në vitin 2006 kishte rreth 1050 meteoritë të rënë në koleksionet e botës.
Asteroidet
Asteroidet janë trupa metalikë e shkëmborë pa atmosferë që vërdallosen në orbitën e diellit, por janë gjithashtu shumë të vegjël, për t’u përcaktuar si planetë. Të njohur si “planetë të vegjël”, dhjetëra mijëra asteroide mblidhen në të ashtuquajturin “rripi kryesor i asteroideve”: një unazë e gjerë, e vendosur ndërmjet orbitave të Marsit dhe Jupiterit nga 300 milionë deri në 600 milionë kilometra. Gaspra dhe Ida janë dy rripat kryesore të asteroideve. Asteroidet mendohet se përbëhen nga material fillestar dhe kanë penguar nga graviteti i fortë i Jupiterit të kthehen në trupa me përmasat e planetit, kur sistemi diellor lindi para 4.9 miliardë vitesh.
Alarmi: Një numër i madh asteroidesh mund të bien në tokë
Nga 500 deri 1000 asteroidë masivë kalojnë në orbitën e tokës rregullisht dhe ndonjë prej tyre mund të shkaktojë një katastrofë globale. Kështu kanë paralajmëruar ekspertët e hapësirës të martën, duke nxitur për marrjen e masave parandaluese të menjëhershme. Rreth gjashtë mijë objekte kozmike që qarkullojnë përreth planetit tonë njihen nga ekspertët e kësaj fushe, deklaroi në një konferencë për shtyp “Shoqata e Eksploruesve të Hapësirës”, ku u paraqit raporti “Kërcënimi nga asteroidët: Një thirrje për reagim global”. E nga këto trupa kozmikë, një mijë prej tyre kanë një diametër prej 150 kilometrash, çka do të thotë se ato mund të shkaktojnë një dëm kolosal në sipërfaqen e tokës, duke shkaktuar zjarre, cuname dhe katastrofa të tjera. Organizata përfshin rreth 320 anëtarë nga 34 vende, të cilët kanë qenë secili në hapësirë. Në këtë raport thuhej se duhet një studim i menjëhershëm dhe një rrjet mbrojtjeje, për të koordinuar reagimin global ndaj problemit, nën udhëheqjen e OKB-së. Edhe pse mund të jetë e mundshme që të parashikohet një përplasje deri në 15 vjet para se të ndodhë, teknologjia e duhur për të shmangur asteroidin që i është drejtuar tokës duhet të zhvillohet akoma dhe kjo do të kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar. Sipas këtij paneli, ky është një katastrofë në shkallë galaktike. Ekspertët, duke përfshirë këtu, ish-astronautin amerikan, Rusty Schweickart janë shprehur: “Kjo është një katastrofë natyrore, e cila është më e madhe se çdo katastrofë natyrore që kemi njohur deri më sot. Sidoqoftë, është e parandalueshme, dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Por është përgjegjësia jonë që të ndërmarrim veprimet e duhura për parandalim. Schewickart, një ish-anëtar i ekipit të “Apollo 9” foli në një konferencë për shtyp ditën e martë. Ai pranoi se përplasja shkatërruese mund të ndodhë në mënyrë “jo frekuente”, por paralajmëroi se rreziku nuk duhet përjashtuar. Vetëm vitin e ardhshëm, gjashtë asteroide kanë një probabilitet “të vogël” për të goditur tokën, sipas tij. Fotografitë e para nga afër të objekteve të ngjashme me një asteroid u morën në vitin 1971, kur sonda “Mariner 9” ktheun në tokë imazhet e “Phobos” dhe “Deimos”, dy hëna të vogla të Marsit, të cilat mund të jenë asteroidë të tërhequr.
 
Titulli: Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes jane nisur mijera asteroide

Asteroidi i parë i fotografuar nga afër është “951 Gaspra” dhe ashtu si pjesa më e madhe e asteroideve dhe trupave të tjerë të ngjashëm ka formën e patateve.

“951 Gaspra” u fotografua në vitin 1991, i pasuar me fotografimin e vitit 1993 të asteroidit “Ida” dhe hënës së tij “Dactyl”, të gjitha të fotografuara nga sonda “Galileo” në rrugën drejt Jupiterit.

Sonda e parë e dedikuar asteroideve ishte “NEAR Shoemaker”, cila fotografoi “253 Mathilde” në vitin 1997, përpara se të hynte në orbite përreth “433 Eros”.

Shumë asteroide kanë vizituar shkurtimisht anijet kozmike, teksa kanë qenë në rrugë drejt destinacioneve të tjera.

Në shtator 2005, sonda japoneze “Hayabusa” filloi të studionte “25143” në detaje dhe mund të kthejë shembuj të sipërfaqes së tij në tokë. Misoni “Hayabusa” është përballur me disa vështirësi, siç janë dy prej tre timonëve, duke e bërë më të vështirë orientimin drejt diellit, për të thithur energji solare.
Objektet Pranë Tokës
Edhe pse janë të rrallë, Objektet Pranë Tokës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të shkuarën, jo dhe aq të largët. Një prej tyre, i njohur si objekti “Tunguska” është përplasur në Siberinë Qendrore në vitin 1908, duke çliruar një energji të barabartë me shpërthimin e një bombe bërthamore. Përplasja fshiu nga toka 60 milionë pemë në një sipërfaqe prej rreth dy mijë kilometrash katrorë. Nëse ajo do të kishte qenë zonë e populluar, dëmi në njerëz do kishte qenë fatal. Sipas organizatës të ekspertëve të hapësirës, investimi në masat parandaluese është çelësi për të siguruar se incidentet të tilla s’do të ndodhin në të ardhmen.
TO
 
Titulli: Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes jane nisur mijera asteroide

Një prej tyre, i njohur si objekti Tunguska është përplasur në Siberinë Qendrore në vitin 1908, duke çliruar një energji të barabartë me shpërthimin e një bombe bërthamore. Përplasja fshiu nga toka 60 milionë pemë në një sipërfaqe prej rreth dy mijë kilometrash katrorë. Nëse ajo do të kishte qenë zonë e populluar, dëmi në njerëz do kishte qenë fatal.
TO
Mos ji kaq e sigurte qe shperthimi ne tunguska ishte nga nje asteroid.
Deshmitare okulare te asaj kohe flasin per nje shperthim ne ajer,siper tokes,dhe jo shperthim ne toke.dhe shperthimi ishte ne ngjyre te bardhe dhe shume here me i madh se nje bombe atomike,demet flasin vete per kete.

Kur te kem kohe do ta sjell artikullin per tungusken.
 
Titulli: Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes jane nisur mijera asteroide

Shperthimi i Tunguska's ka qene mijera here me i madh se sa bomba atomike ne Hiroshime. Jane dhene disa teori rreth ketij eksplodimi si; nje asteroid qe kishte eksploduar ne atmosfere,vullkani..E disa thone qe Rusia kishte testuar nje bombe (bomba e Tesles).
 
Titulli: Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes jane nisur mijera asteroide

Jo, vullkan nuk ka pas aty Loverboy. Aty fshihet nje mister i madh. Ne drejtim te asteroidit (apo top i zjarrte i pa identifikuar) jane pare te dalin nga toka nga te kater anet e horizontit disa topa te zjarrte te cilat e godasin ate trup ne air me precizitet akoma pa arritur token. Nuk dihet cfare teknologjije eshte perdorur dhe nga kush. Ka pasur paralajmrime qe banoret ta leshonin vendin edhe me heret. Nga kush jane paralajmeruar nuk dihet me saktesi.
 
Titulli: Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes jane nisur mijera asteroide

Sweety, kur sjell keshtu lajmesh jep edhe burimin e informacionit sepse nuk duket kuriozitet nga titulli, sidomos nje kuriozitet me te cilen te pish kafen e mengjesit.

Nuk pashe asnje vit ne teme, asnje te dhene te sakte....

Ju lutem mos na thoni 500-here erdhi ujku erdhi ujku, se kur te vije tamam pastaj :d
 
Titulli: Alarmi i shkencetareve ne Vjene: Drejt tokes jane nisur mijera asteroide

Ok meqe jemi brenda temes, shikoni kte video te meteorit qe hyn ne token tone.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditesh ne Kanada, edhe policia kanadeze qe ishte ne patrullim ate nate, ka regjistruar videon.. eshte fantastike per tu pare, kshu qe shikojeni.. me te vertete dicka spektakolare qe drejtohet drejt tokes. Por kemi fatin e mire qe ka qene nje meteor me permasa te vogla i cili sbesoj te kete bere deme te renda.

Canada, polizia filma meteorite - Video - Repubblica Tv - la Repubblica.it

Siper eshte linku per ta pare videon.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top