Alarmi, forcimi i dollarit do rrisë inflacionin në Shqipëri

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Shkak, pasojat e çrregullimeve në tregjet ekonomike botërore



Forcimi i monedhës amerikane, dollar, kundrejt monedhës evropiane euro, e mandej asaj vendase lek, rrezikon seriozisht parametrat e inflacionit, i cili, ndryshe nga viti i kaluar, mund të pësojë rritje akoma e më të madhe. Gjatë një komunikate për shtyp, Konfindustria nëpërmjet administratorit të saj, Gjergj Buxhuku, ka shprehur dje shqetësimin e radhës, që po i kanoset ekonomisë shqiptare si rezultat e vlerësimit të dollarit. Sikurse shfaqjet e ngjashme në vitin 2007, vit gjatë të cilit në disa raste të përsëritura radhazi treguesi i inflacionit tejkaloi ndjeshëm kufirin e vendosur të Bankës së Shqipërisë, për periudhën në vazhdim po vihet re i ashtuquajturi "inflacion të importuar". Sipas Buxhkut, kjo do të thotë se, si shkak janë pasojat e çrregullimeve të tregjeve ekonomike dhe financiare botërore. Në ndryshim nga inflacioni i importuar i vitit 2007, që sipas analizave ishte i lindur nga oferta e ulët e lëndëve të para strategjike sikurse nafta, drithërat, energjia elektrike etj., për vitin 2008 e në vazhdim burim i inflacionit pritet të jetë me natyrë monetare nga forcimi i dollarit amerikan kundrejt euros dhe monedhave të tjera kryesore. Forcimi i monedhës së gjelbër ka ndikuar edhe te paraja jonë, leku, i cili në dy muajt e fundit po humbet terren. Në këtë situatë, Konfindustria kërkon nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria marrjen e masave të menjëhershme në drejtim të mbrojtjes së lekut, duke sugjeruar pikë së pari rritjen e kreditimit në monedhën vendase.

Situata

Duke pasur parasysh se disa prej tregjeve kryesore botërore të lëndëve të para, si nafta dhe nënproduktet e saj, drithërat, orizi, mishi etj., kuotohen në dollar amerikan dhe ndërkohë Shqipëria është importues neto i prodhimeve të rëndësishme të mësipërme për përdorim vetjak të drejtpërdrejtë, ose edhe si lëndë e parë për industritë, është e qartë se forcimi i monedhës amerikane, dobësimi i euros dhe i lekut kundrejt saj do të prekin negativisht në përgjithësi edhe ekonominë shqiptare. "Nëse do të përmendim edhe nivelin përgjithësisht të lartë të portofolit të kredive në monedhën amerikane dhe nivelin e ulët të monedhën vendase lek, pasojat bëhen edhe më shumë të dukshme", bëri të ditur Buxhuku. Konfindustria, bazuar në të dhënat dhe gjykimin e mësipërm, i kërkon Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare të fillojë ndërtimin dhe zbatimin e skenarëve mbrojtës të arsyeshëm të lekut kundrejt dollarit amerikan.

Lëvizjet

Në radhë të parë, Konfindustria kërkon shmangien me çdo kusht të dukurisë së dobësimit të lekut për arsye subjektive psikologjike ose spekulative, ndërsa paralelisht me këtë duhet punuar edhe për rritjen e domosdoshme të nivelit të kreditimi në monedhën vendase për të pasur mundësinë e mbrojtjes relative nga çrregullimet e tregjeve monetare të huaja. Më shumë se kaq, Buxhuku thotë se, "është e domosdoshme që të nxiten dhe zbatohen politikat e rritjes së prodhimit vendor si mënyra e vetme, që në afatgjatë siguron mbrojtjen e ekonomisë shqiptare nga pasojat e importuara nga çrregullimet e sistemit ekonomik rajonal dhe botëror".​

shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top