Akupunktura, shlodhje nën majat e gjilpërave!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akupunktura, shlodhje nën majat e gjilpërave!

Një majë e hollë gjilpëre në dorën e mjeshtrit kinez bëhet gati. Pas tre sekondash, kur mjeshtri ka kapardisur në duart e tij katër gjilpëra fillon puna. Së pari, mjeshtri gjen pikat e dobëta mbi shpatullat e 65-vjeçarit, i sheh ngultaz e nis të “sulmojë”.


Valmora Gogo

Shtune, 09 Gusht 2008 10:04:00

Akupunktura, mjeshtëria kineze e shërimit dhe shlodhjes nëpërmjet shpimit me gjilpëra duket se mbetet tendenca e kryeqytetasve në këto ditë. Mbi 1000 persona në Tiranë gjatë gjithë vitit takojnë doktorin kinez Wu Junmin, i cili që nga viti 2006 ka nisur të ushtrojë mjeshtërinë e tij në kryeqytetin shqiptar Një majë e hollë gjilpëre në dorën e mjeshtrit kinez bëhet gati. Pas tre sekondash, kur mjeshtri ka kapardisur në duart e tij katër gjilpëra fillon puna. Së pari, mjeshtri gjen pikat e dobëta mbi shpatullat e 65-vjeçarit, i sheh ngultaz e nis të “sulmojë”. Gjilpërat, 6 centimetër të gjata, futen nën lëkurën e burrit që i nënshtrohet trajtimit, por mjeshtri kinez kujdeset që t’i pjerrtësojë. Wu Junmin është aq i shpejtë, sa edhe bletët që “pickojnë” prenë e tyre dhe lënë pas thumbin djegës. Partizani, pacienti i doktorit, reziston mirë. Dhjetë gjilpërat që ndodhen tashmë mbi shpatullat e tij as që e kanë turbulluar.

Partizani, i sëmurë me spondiliatrozë, thotë se ky lloj trajtimi e ka përmirësuar dukshëm. “Më kanë bërë shumë mirë. E ndjej veten më mirë pas kësaj terapie e cila nuk është edhe aq e frikshme sa duket. Gjilpërat janë shumë të vogla, sa një fije floku dhe nuk futen pingul, por pjerrtas. Fillimisht nuk ndjen gjë sepse doktori i ngul shumë shpejt gjilpërat, sa nuk e kupton nëse i ke në trup apo jo”, -tregon për “Faqet e së Shtunës”, Partizan Petoshati, të cilit gjilpërat e doktorit Junmin i qëndrojnë ende mbi supe, sigurisht jo plotësisht të zhytura nën lëkurë. Por Partizani thotë më tej se po fillon të ndjehet mirë. “Ndjehem mirë, sikur diçka negative po më çlirohet nga trupi”, -rrëfen Partizani.

Pasi doktor Junmin ia heq gjilpërat e ngulura, pas disa minutash, Partizani buzëqesh dhe të tregon disa njolla të vogla në ngjyrë të kuqe, shenjë e mbetur nga “sulmi kurues”. “Ja, pasi hiqen gjilpërat fillon të ndihesh pak keq, sepse dhimjen tani mund ta ndjesh. Por nuk është ndonjë dhimbje e madhe”, tregon klienti 65-vjeçar.
Shërimi dhe shlodhja, “në besë të gjilpërave”
Klienti 65-vjeçar i doktorit Junmin është një nga klientët e shpeshtë të tij. Gjatë një viti mjeshtri kinez, i cili e ka përvetësuar këtë profesion në një shkollë të posaçme në Kinë, ka trajtuar me akupunturë rreth 1000 persona. “Këta persona kryesisht kanë probleme dhe dhimbje fizike, por edhe shumë të tjerë e kanë bërë këtë terapi thjesht për t’u shlodhur”, -thotë për “Faqet e së Shtunës” doktori kinez Wu Junmin.

Mjeshtri thekson se grupmoshat që e kanë kryer këtë terapi janë të ndryshme. “Në Tiranë grupmoshat që bëjnë akupunturë nisin nga 20 vjeç deri në 60 vjeç, por më të shpeshtët janë ata të moshës 30 deri në 35 vjeç”, vijon të tregojë doktori kinez. Por doktor Junmin tregon se në shumë raste akupunktura është realizuar për të forcuar sistemin imunitar të personave që dëshirojnë. “Kam patur raste kur persona të ndryshëm kanë dashur të bëjnë akupunturë për shlodhje dhe për forcimin e sistemit imunitar. Pastaj akupunktura është ndërthurur edhe me masazhe”, -tregon mjeshtri kinez Junmin, i cili shton se gjilpërat janë të gjitha të përbëra nga metal kundër infeksioneve.Megjithatë kur e pyet doktor Junminin nëse kjo lloj terapie ka lidhje me besimin apo me ndonjë efekt psikologjik që mund të kenë klientët e tij se janë shëruar, pasi kryejnë akupunturën, ai të përgjigjet se kjo është një metodë terapeutike që nuk ka të bëjë fare me besimin dhe me efektet psikologjike pas kryerjes së saj.
Klientët e “guximshëm”
“Asnjëherë nuk i kemi detyruar klientët tanë që t’i nënshtrohen kësaj metode. Ata e kanë kryer vetëm pasi janë bindur se mund të ketë efekt tek ta dhe mund të jetë dobiprurëse. Prandaj kjo nuk është një çështje guximi”,- komenton doktori i akupunturës, një nga të paktët në Tiranë. Sipas tij, edhe pse gjilpërat janë nga 3 centimetër deri në 9 centimetër, asnjëherë nuk ngulen vertikalisht, por gjithnjë pjerrtas. “Unë përdor edhe gjilpërat 9 centimetër të gjata në rastet kur pacienti është shumë i shëndoshë, me qëllim që të arrij pikën e duhur.

Kurse zakonisht përdor gjilpërat 3 deri në 4 centimetër”, -rrëfen doktori, i cili shton se kurrsesi nuk e sugjeron këtë metodë tek të sëmurët me zemër apo me tension të lartë. Megjithse kjo lloj terapie zgjat nga 30 deri në 40 minuta, në varësi të llojit të shqetësimit të klientit, fazat janë fare mirë të përcaktuara. “Kjo lloj terapie ka dy faza, adoptimi dhe konsolidimi. Mund të jetë 10-ditore apo edhe 20 ditore. Pas 10 ditësh, nëse shoh se klienti ka përmirësim të dukshëm nuk e vazhdoj më, nëse jo, vazhdohet edhe me ditët e tjera”,- shpjegon doktori.
361 pikat e dobëta të qënies
Sipas kësaj terapie, trupi i njeriut përbëhet nga 361 pika të dobëta, në të cilat ndërhyhet për të rregulluar qarkullimin e gjakut dhe për të hequr dhimbjet. “Në të gjithë trupin, në 361 pika të dobëta mund të bëhet shpimi me gjilpëra, por ka edhe më shumë pika të dobëta. Këto të tjerat quhen pjesa e gjallë e gjakut, edhe këtu mund të përdoret akupunktura, e cila liron dhimbjen, hap kanalet e gjakut, i cili nis të qarkullojë lirshëm”, -tregon sekretet e mjeshtërisë 2400-vjeçare doktori kinez. Dhe nëse sheh një trup njeriu në dhomën ku punon doktori, realizuar në kauçuk, duken qartë të gjitha pikat e dobëta, të shenjuara nëpërmjet pikave të zeza.

Ndërsa me vija në ngjyrë të kuqe mund të shohësh fare qartë kanalet ku qarkullon gjaku. Por ajo që duhet patur kujdes në këto raste është se shpimi nuk mund të bëhet nga kushdo, edhe pse mund t’i mësojë këto pika të dobëta. Duket se përvoja në këtë rast është me të vërtetë e rëndësishme. Sepse siç thotë doktor Junmin, përveç trashëgimisë gjenetike, marrë nga prindërit e tij kinezë, duhet edhe një kohë e gjatë sprovimesh për të zotëruar në mënyrën më të pagabueshme këtë pjesë të kulturës mjekësore kineze.
3
Deri në 9 centimetër janë të gjata gjilpërat që përdoren në akupunturë
30
Deri në 35 vjeç është mosha që e parapëlqen më shumë akupunturën në Tiranë
1000
Pacientë ka patur për akupunturën brenda një viti mjeshtri kinez Wu Junmin
1500
Lekë të reja kushton një seancë akupunture, cila zgjat nga 30 deri në 40 minuta
 
Sëmundjet që trajtohen me akupunturë Reumatizma
Spondiliatroza
Inflamacione të shpatullave
Përdredhje akute të mesit
Hernie diskale
Nervi shiatik
Konsumim i muskujve të mesit
Migrena
Paraliza Parciale
Sëmundjet gastrointestinale

Akupunktura ndihmon personat me tumore
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, akupunktura dhe masazhi, të dyja të kombinuara mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe simptomave të depresionit, pas ndërhyrjes kirurgjikale tek personat që janë prekur nga kanceri. Në një studim të kryer tek 138 persona, të cilët kishin kryer ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tumoreve, rezultoi se akupunktura dhe masazhet kishin lehtësuar dhimbjet e pacientëve. “Ne mund të themi që përfundimisht akupunktura dhe masazhet ndihmojnë shumë”, -tha Dr.ثolf Mehling, Asistent Profesor i familjeve dhe komunitetit mjekësor në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.

Mjeshtëria kineze e akupunturës

Akupunktura është pjesë e traditës kineze. Kjo është një nga mënyrat tradicionale më specifike të trashëguara nga e kaluara e popullit kinez. Kjo lloj terapie ka një dallim rrënjësor, krahasuar me trajtimin e zakonshëm me medikamente. Trajtimi me medikamente vërtet ka rezultat, por shoqërohet me efekte anësore, kurse akupunktura jo vetëm që nuk shoqërohet me efekte anësore por njëkohësisht nuk shoqërohet as me helmime të trupit. Sipas mjeshtërisë kineze të akupunturës, organizmi i njeriut përbëhet nga kanalet, enët e gjakut si dhe nga disa pika, që cilësohen si pika të dobëta. Pikërisht nëse në këto pika të dobëta do të shfaqen dhimbje të çfarëdolloj natyre, nëpërmjet akupunturës në këto pika, hapen kanalet që gjaku të qarkullojë lirshëm. Në këtë mënyrë trupi lehtësohet nga dhimbjet. Akupunktura në këtë mënyrë luan rolin e rregullatorit në organizëm duke ekuilibruar trupin.
Masazhi relaksues
Masazhi relaksues, akupunktura dhe hedhja e kupave nuk mund të zgjasë më shumë se 50 minuta tek çdo person. Të treja këto shërbime mund të kombinohen fare mirë, për të arritur efektin maksimal tek çdo person që kërkon t’i kryejë. Megjithatë duket se masazhi relaksues është një nga shërbimet më të preferuara të kryeqytetasve, të cilët sipas shpjegimit të masazhatorëve kinezë, çdo ditë e më shumë përjetojnë strese psikologjike por edhe lodhje fizike.
Kupat e nxehta
Ka një të vërtetë në kulturën e hedhjes së kupave të nxehta mbi trupin e sëmurë. Ka madje një lidhje mes kulturës tradicionale shqiptare dhe asaj kineze. Kupat e nxehta mbi pjesët e ftohura të trupit janë njohur shumë vite më parë nga shqiptarët që janë kuruar, duke i besuar vetëm vetes së tyre. Vetëm se në këtë rast, mjeshtria kineze gëzon një përvojë më të madhe. Gjithçka bëhet e mundur nëpërmjet disa kupave të xhamta, të cilat nxehen nga një copëz pambuk i lyer me alkol dhe pasi marrin këtë nxehtësi, vendosen sipër shpatullave a pjesëve të ndryshme, ku klienti ka pësuar ftohje. Shpjeguar nga doktori Junmin, kupat heqin toksikimin dhe të ftohtin.sHEKULLI
img.php


 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top