Akullorja kundër efekteve anësore të kimioterapisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në Zelandë të Re ka filluar studimi klinik i akullores, i cili pritet të ndihmojë në evitimin e efekteve të pakëndshme anësore të kimioterapisë tek pacientët e sëmurë nga kanceri. E zhvilluar në bashkëpunim të kompanisë së qumështit ‘Fonterra’ dhe universitetit të Oklendit, akullorja do të testohet në mënyrë klinike, për t’u parë veprimi i saj në luftën kundër anemisë dhe diarresë të shkaktuara nga kimioterapia. Akullorja e quajtur ‘ReCharge’ gjithashtu pritet të ndihmojë në pengimin e humbjes së peshës dhe dobësimit të sistemit imun tek këta pacientë. Mjekët nga Zelanda e Re kërkojmë 200 vullnetarë të cilët në ditë do të hanë 100 gramë të kësaj akulloreje me shije dredhëze. ‘ReCharge’ ka shënuar rezultate të mira në testimet laboratorike dhe është vërejtur se me përbërjet e saj aktive, në masë të madhe janë zvogëluar veprimet e kimioterapisë në humbjen e peshës dhe dëmtimin e mukozës së lukthit dhe zorrëve. Rezultatet e studimeve klinike në pacientë pritet të zbardhen brenda një viti.KS
 
Back
Top