Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Mirditë, pasi kanë rrëmbyer me forcë një 19-vjeçar dhe e kanë mbajtur peng në garazhin e një pallati, për t’i marrë para.
Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Mirditë, pasi kanë rrëmbyer me forcë një 19-vjeçar dhe e kanë mbajtur peng në garazhin e një pallati, për t’i marrë para.
Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit Mateos Brozi, 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës.
Dy të rinjtë janë kallëzuar në policia nga 19-vjeçari, i cili ka treguar se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë.
Pas identifikimit të autorëve, është gjetur edhe shuma e parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”.
Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, për kallëzimin e një 19-vjeçari.
G.shqip
Redaktimi i fundit: