Ajri i detit? eshte me te vertete i shendetshem

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të jetuarit në afërsi të bregdetit ka një efekt pozitiv mbi shëndetin e njeriut, sipas një studimi të fundit britanik i raportuar në ‘Telegraph’. Kërkimet e bazuara në Devon dhe Cornwall gjetën se njerëzit sa më afër detit të jetojnë aq më shumë të shëndetshëm kishin tendencë të ishin. Efekti më i madh është ndjerë në njerëzit që jetojnë në qytetet bregdetare si Neëcastle dhe Southampton, në krahasim me ata në brendësi si Birmingam dhe Leeds. Një ekspert i shëndetit publik, Ben Wheeler nuk ishte i sigurt nëse kjo kishte të bënte me ajrin e kripur.
Shiko fotografinë 1426002
Por ai tha se mund të ketë lidhje fakti që deti ka një efekt qetësues mbi njerëzit. Ai tha se për studimin janë marrë informacionet e censusit të vitit 2001, për të krahasuar shëndetin e njerëzve që jetojnë larg dhe pranë detit në Angli, si në zonat rurale dhe në ato urbane. Në censusin e popullsisë iu kërkua njerëzve ta vlerësonin shëndetin e tyre si: ‘të mirë’, ‘jo të mirë’ dhe ‘mjaft të mirë’. Pak më shumë se 2/3 e vlerësuan atë si të mirë. Në studim u morrën parasysh gjendja financiare dhe mosha e të anketuarve. Jetesa brenda 5 km nga bregdeti kishte më gjasa të performonte shëndet më të mirë në krahasim se ata që jetonin 50 km larg./Shqiperia
 
Re: Ajri i detit? eshte me te vertete i shendetshem

Po te dalim ne mengjes heret dhe ne darke te marim jodin, ndihesh shume i lehtesuar, flas nga experienca. E paskan vonu shume kte studimin ;)
 
Titulli: Ajri i detit? eshte me te vertete i shendetshem

Po se mohoj qe ajri i detit ben mire , por ne kontakt cdo dite me te te hy rreaumatizma ne palze nga lageshtia ;) . Kshu qe dhe fort mire ste ben jo .
 
Titulli: Ajri i detit? eshte me te vertete i shendetshem

Eshte absolutisht 100% e vertet, nuk eshte nevoja fare te behen studime te tilla, kjo eshte dicka qe dihet, ndryshimin e kupton kushdo qe ka jetuar ne nje vend bregdetar dhe eshte spostuar ne nje vend pa det, apo dhe e kunderta.

ps. Me mungon shume Vlora.........deti :)
 
Back
Top