Ajnshtajni dhe Raselli

Kresha

A pretty face can never trick me
Ajnshtajni dhe Raselli në shërbim të ashtuquajturit "Qeveri Botërore"!


Shkruan: Shevki SH. VOCA



Para një kohe ish shefi për informim i "Shtëpisë së Bardhë", ndërsa tani publicist dhe analist politik Patrik Bjukenen, në një shkrim të tij shtroi disa pyetje provokuese por, edhe të vështira, si bie fjala: "Kush e ka tradhtuar kombin? Kush kishte simpati ndaj komunistëve? Kush ishte zemërdëlirë? Kush ishte akuzuar gabimisht apo i fajësuar rrejshëm?

Bjukenen i shtroi këto pyetje duke u bazuar në zbulimet e P. A. Sudoplatovit njërit prej spiunëve më të mëdhenj rus, i cili gjatë Luftës dytë botërore kishte qëndruar në krye të byrosë informative ruse për çështje atomike, që kishte botuar materiale të shumta në lidhje me historinë e fshehtësive ruse.

Sudoplatovi kishte bërë me dije se Xh. R. Openhajmeri, kohë pas kohe e ka informuar Bashkimin Sovjetik me të dhënat për konstruktimin e bombës së parë atomike. Të theksojmë kalimthi se Openhajmeri ka qenë udhëheqës i projektit Menhetën e cila rezultoi me bombën atomike, kurse pak kush e din se iniciatori kryesor për krijimin e bombës atomike ka qenë hebreu dhe gjeniu i fizikës Leo Szilard nga Hungaria, i cili në Berlin kishte punuar me Ajnshtajnin, dhe i cili më pas për shkak rrezikut të cilën e ndiqte politika naziste ndaj hebrenjve emigroi në Amerikë. Njësoj veproi edhe Ajnshtajni dhe shumë hebrenj tjerë të pendës dhe të shkencës. Leo në kontinentin e ri filloi me agjitimin e krijimit të një bombe atomike. Dhe në vitin 1939 ai e bind Ajnshtajnin që t'i shkruaj një letër presidentit Ruzvelt. Ajnshtajni në fillim ishte mjaft skeptik, por si do qoftë u bind dhe presidentit të ShBA-ve ia dërgoi një letër në të cilën theksoi ekzistimin e një ideje për krijimin e bombës atomike. Kjo letër mundësoi punimin e "Projektit MENHETثN", që cekëm më lartë, rezultat i të cilit ishte bomba e parë atomike.

Një numër tejet i kufizuar i oficerëve të rangut të lartë të ushtrisë amerikane ende gjatë vitit 1942 kishin marrë informata se disa të dhëna shumë sekrete e po ashtu edhe disa komponent të rëndësishëm të bombës atomike fshehtazi i dërgoheshin Bashkimit Sovjetik. Por, kjo çështje ende qëndron e mbyllur duke mos e ditur shkakun e heshtjes. A thua përse? thotë Bjukenen. Gjithashtu i njëjti grup i oficerëve në vitin 1945 e dinte se apsolutikishtë nuk ekzistonte kurrfarë shkaku ushtarak për hedhjen e bombës atomike në Japoni, kur dihet fakti se qysh në muajin prill dhe maj të vitit 1945, mbreti i Japonisë Hirohito (1901- 1989) kishte zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili kishte paraqitë vullnetin e vetë për dorëzim-kapitullim, sepse, dhe përkundër faktit qëushtria Japoneze në mënyrë mjaftë fanatike i bënte rezistencë kundërshtarëve të saja që ishin aleate të luftës, ajo më tani ishte lodhur nga bombardimet e forcave të tyre të cilat vetëm gjatë muajit mars të vitit 1945 kishin kryer 11600 fluturime me B29 duke shfarosur një hapësirë prej 50.000 km2, në katër qytete më të mëdha japoneze, me ç'rast kishin vdekur më tepër se 150.000 njerëz. Negociatat ishin zhvilluar me ndërmjetësimin për zhvillimet paqësore të Vatikanit.

Mirëpo këto negociata siç edhe dihet nuk e sollën përfundimin e luftës, përderisa nuk u arrit edhe marrëveshja tjetër, ajo e 14 dhe 15 gushtit të vitit 1945, marrëveshje kjo që përmbante po të njëjtat kushte të disa muajve më parë, që lenë të kuptohet pas hyrjes së Bashkimit Sovjetik në luftë me Japoninë më 8 gusht 1945 e cila ndodhi pas hedhjes së bombës së parë atomike në Hiroshimë e më pastaj edhe në Nagasaki. Këtu duhet theksuar se Japonia asnjëherë gjatë luftës nuk e kishte sulmuar Rusinë, por që edhe Rusia gjithashtu nuk e kishte sulmuar në asnjë rast gjatë luftës Japoninë, për derisa nuk u hedh bomba e parë atomike si e cekëm më lart. Qëllimi i forcave dhe fuqive të errëta dhe të pavarura që vepronin (dhe ende veprojnë) nga prapaskena e politikës dhe diplomacisë u arrit! Bomba e cila u përgatit në fshehtësi të madhe të cilën kryesisht e financonte magnati dhe bankari nga prapaskena hebreu Bernard Baruh për të cilin do të bëjmë fjalë më poshtë e shprehi ndikimin "humanist" të saj! Ndërkaq që Hari Trumani i cili u zgjodh për kryetar të SHBA-ve (1945-1953) pas vdekjes së Ruzveltit më 12 prill 1945, me rastin e hedhjes së bombës së parë atomike në Hiroshimë pati deklaruar: "Kjo është një çështje më e madhe në histori." (Xhon Tolmen, "O Zot, çka bëmë" faqe 53).

Tani mbesin pyetjet: Përse është vepruar në këtë mënyrë? Kush ishin ekzekutuesit e pozitave të larta? Dhe kush përfitoi nga kjo? Interesant është me këtë rast të theksohet këtu një gjë për mbretin e Japonisë Hirohito, të cilin fuqitë e dala fituese pas Luftës dytë botërore as nuk e burgosën as nuk e gjykuan për krime të luftës, ndërsa udhëheqësit e shteteve aleate të tij dihet se si përfunduan. Të dhënat që na sjellin literaturat e temave konspirative thonë se Mbreti i Japonisë Hirohito i shpëtoi dënimit me vdekje si kriminel i luftës, falë miqve të tij të cilët intervenuan për ta shpëtuar nga dënimi. Përkrahësit e tij ishin Mbreti i Danimarkës Frederiku IX, të cilin e përkrahën mbreti i Norvegjisë Hakon, mbretëresha e Holandës Villhellmina dhe princesha e madhe Sharllota nga Luksemburgu. Por para se gjithash në mbrojtje dhe përkrahje të mbretit japonez përveç këtyre që u cekën doli edhe "Lidhja vëllazërore" nga Britania e Madhe, për shkak të lidhjeve miqësore dhe familjare që mbante mbretëresha Elizabeta II me familjen mbretërore të Japonisë, miqasi kjo që sipas disa autorëve të teorive të konspiracionit si për shembull në librat e Vunbrantit, Epersonit, Vajsmanit, Allenit, Platonovit e disa të tjerë, mbahen edhe sot.

Nuk duhet me qitë në haresë se më vonë gjatë viteve pesëdhjeta, SHBA dhe ish B. S. nëpërmes konferencave të Pagvashit këmbyen hollësisht hulumtime dhe rezultate të suksesshme në lidhje me provat atomike. Konferenca e Pagvashit (mbledhja e parë u mbajt gjatë korrikut të vitit 1957 SH. V.) ishte një lëvizje në "shërbim të paqes" themeluar nga shkencëtar me famë botërore nga vende të ndryshme të botës dhe fitues të çmimit Nobel. Ndërkaq që iniciator kryesor të kësaj konference me të vërtet ishin palët e çuditshëm-Albert Ajnshtajni dhe Bertrant Raselli. U quajt Konferenca e Pagvashit sipas pronës së nikoqirit nga Kanada Sajrus Iton, një industrialist i cili ishte i frymëzuar me internacionalizëm, dhe komunist amerikan, (XH. Kollman "Hierarkia e komplotistëve-Komiteti 300" faqe 195-196).
Në vitin 1945 Ajnshtajni në mënyrë koncize kishte deklaruar: "Me që nuk e parashoh që energjia atomike për një kohë të gjatë të jetë një bekim i madh, më duhet të theksojë se ajo, tani për tani është një kërcënim. Ndoshta është më mirë që është kështu. Ajo mund të frikësojë racën njerëzore që të fillojë zbatimin e rendit në punët ndërkombëtare, një gjë që pa presionin e frikës, nuk do të ishte realizuar."

Ndërkaq që fytyra e vërtet e fizikanit të madh Ajnshtajnit zbulohet në dy librat e tija, "Përse lufta"? (letërkëmbimet me Sigmund Frojdin) dhe "Bota ç'fare unë e shohë". Gjithashtu është mjaft simptomatike një artikull që u botua në revistën The Atlantic Monthly (nëntor 1945), me titull: "Ajnshtajni për bombën atomike". Në këtë artikull profesori i mirënjohur me famë botërore flet për "sekretet e kësaj bombe" të cilën ai e vështronte me vëmendje, dhe për të cilën thotë se nuk duhet t'i dorëzohet Kombeve të Bashkuara por as të ndahet me Bashkimin Sovjetik. Në rend të parë Ajnshtajni propozonte që "Fshehtësia e bombës duhet t'i besohet qeverisë botërore dhe se SHBA-ja duhet menjëherë të shprehë gatishmërinë e saj për këtë, që kjo bombë ti dorëzohet qeverisë botërore". Pastaj ky "gjeni" kur flet për një qeveri botërore propozon që ajo duhet të themelohet në përbërje të kombinuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik dhe Britanisë së Madhe- "të vetmet tri fuqi me potencialet më të mëdha ushtarake". Ai shtoi që secila prej këtyre tre Fuqive të Mëdha duhet "që kësaj qeverie ti dorëzojë të gjitha forcat e saja ushtarake."

Athua nuk hutohemi pak ca nga një ide e tillë? Si është e mundur themelimi i një qeverie botërore i këtij lloji? Kush po na "këshillon" për këtë? Ajnshtajni...! dhe bota e tij çfarë ai e sheh, apo ndoshta ata të fortit dhe të fuqishmit që i përcjellin punët nga anash, që ndryshe quhen edhe njerëzit e hijes apo të prapaskenës, sepse ata janë që derdhin para për të fituar më shumë para! Të gjitha këto i arrin nëpërmes prishjes së baraspeshës në botë qofshin ato të natyrës politike, ekonomike, shëndetësore, të trazirave dhe tollovive, duke filluar nga atentatet dhe ndeshjet të ndryshme nëpër komunikacione etj. Historiani dhe filozofi gjerman Osvald Shpengler (1880-1936) autori i librit të njohur "Shkatërrimi i Perëndimit", shkruante : "Po thua se nuk ekziston asnjë lëvizje e cila nuk vepron në interes të parasë..., dhe që nuk e kishte, apo e ka idealistin e saj në mesin e udhëheqësve të cilët në asnjë mënyrë nuk dyshojnë në fakte".

Pasi që SHB, dhe Britania e Madhe thekson Ajnshtajni posedojnë sekretin e bombës atomike, ndërsa Bashkimi Sovjetik jo, ato duhet ta thërrasin B.S. që të përgatitet për prezantimin e konceptit të parë të organizimit për propozimin e qeverisë botërore. Ky aksion, vazhdon Ajnshtajni, do të ndihmoj në përhapjen e mos besimit të cilën Rusët tani veç e ndjejnë për shkak të mbajtjes në fshehtësi të bombës, parimisht për të evituar posedimin e saj. ثshtë e qartë se koncepti i parë nuk do të ishte edhe përfundimi, por Rusët, duhet bindur se qeveria botërore do tua garantonte atyre sigurinë."
Më pastaj shkencëtari i mirënjohur Ajnshtajni propozoi se duhet të thirren edhe kombet e vogla që ti bashkëngjiten qeverisë botërore, duke shtuar se ata mund të jenë të lirë që të veprojnë edhe jashtë saj.

"Qeveria botërore thotë Ajnshtajni do ta ketë pushtetin mbi të gjitha çështjet ushtarake ndërsa, do të ketë nevojë vetëm edhe për një fuqi komanduese që të intervenojë në ato vende ku pakica e shtyp shumicën, dhe formon një lloj jo stabiliteti e cila mund të na shpie në luftë", dhe më pas vazhdon: "Qeveria botërore shumë më shumë i ep përparësi luftërave më të mëdha dhe më të kobshme, e sidomos me udhëzime të prapështa dhe shkatërrime më të fuqishme".

Albert Ajnshtajni, ai import i ngritur amerikan ardhur prej Gjermanisë nga Zvicra, me një theks të veçantë, edhe na "kërcënohet" edhe na "premton." "Sot, kur veç e posedojmë sekretin e bombës assesi nuk guxojmë ta humbim, dhe mu këtu ne rrezikojmë po qe se atë ia dorëzojmë Kombeve të Bashkuara apo Bashkimit Sovjetik. Por ne duhet që sa më parë të qartësohemi, se bombën nuk e mbajmë në fshehtësi për shkaqe të forcave tona, por nga shpresa se do të vendoset një paq në qeverinë botërore dhe se do të mundohemi në çdo mënyrë që qeverinë botërore ta sjellim deri tek ekzistimi i saj". Theksonte Ajnshtajni.

Në anën tjetër miku i Ajnshtajnit, nga Britania Bertrand Rasel, po ashtu një figurë mjaftë markante e shekullit XX, filozof, matematikan dhe publicist me famë botërore, si dhe fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1950, i njohur për qëndrimet dhe guximin e tij kur refuzojë që të shkojë në shërbim ushtarak gjatë kohës së Luftës parë botërore, me ç'rast edhe u burgosë nga ana e pushtetit britanik. Me këtë rast Raselli edhe pse shkencëtar dhe dijetar i madh humbi vendbanimin e përhershëm, por shumë shpejtë u bë i popullarizuar për guximin që e tregoi në teoritë e ndryshme nga fusha e diturisë, politikës, sociales etj... Ai në kuadër të filozofisë së tij për "logjikën e atomizmit" shtron pohimin që substancialja, materia dhe vetë çështja e specifikimit nuk janë realitete, por konstruksione logjike.

Filozofi i njohur Raselli i cili na mësonte se dituria nuk mundet të na dëshmojë, për shembull, që jeta ka kuptim, dhe që është keq të kënaqesh me brutalitet etj., ja se çka kishte deklaruar në tetor të vitit 1946, "Bulletin of Atomic Scientists" , "është e domosdoshme që të futet frika nga arma nukleare në mënyrë që të detyrohen të gjitha kombet ta dorëzojnë sovranitetin dhe ti nënshtrohen diktaturës së Kombeve të Bashkuara." Dhe kjo mënyrë e mendimit mbizotërojë në Konferencën e dytë të Pagvashit në vitin1958, e cila sjelli deri tek një politik që më vonë u bë e njohur si MAD-i (shkatërrimi i sigurt i dy anshëm). Raselli në fillimin e viteve të pesëdhjeta udhëhiqte me lëvizjen e cila favorizonte sulmin nuklear kundër Rusisë. Mirëpo kur kjo u zbulua, atëherë Stalini ua tërhoqi vërejtjen se nuk do të hezitojë që tu përgjigjet me masa të njëjta. Sipas njohësve të biografisë së Rasellit ktu qëndronte shkaku i një "ndërimi të shpejtë të mendimit" të tij, dhe mu për këtë ai, si të thuhet brenda natës u kthye në një pacifistë dhe humanist. Sipas gjitha gjasave kështu lindi edhe kampanja për ç'armatim nuklear (Campaign for Nuclear Disarmament) që u quajt "Ndalojeni Bombën" (Ban the Bomb), nga e cila sipas disa shkrimeve kjo ishte shkaku që erdhi deri te tubimi i Konferencës së Pagvashit ku merrnin pjesë "shkencëtarë kundër nuklear", për çka kemi fol më lartë. Më vonë Raselli çdo herë e më tepër kërkonte zgjidhjet e problemeve të ndryshme botërore duke i shikuar nga ana pozitive, pra në mënyrë humane. Kështu ai në vitin 1967 bashkë me shkrimtarin dhe filozofin francez Zhan Pol Sarter (1905-1980), i cili në vitin 1964 për shkaqe ideologjike refuzoi marrjen e اmimit të Nobelit për letërsi, dhe me Jogosllavo-Malazezin, Vladimir Dedijer (1914-1990) themeluan gjykatën kundër krimeve ushtarake amerikane në Vietnam të shkaktuara gjatë viteve të pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta të shekullit XX. e cila mbeti e njohur me emrin Gjyqi i Rasellit.

Raselli kah fundi i viteve 60-ta e shkroi biografin e tij në tre vëllime, ndërsa vdiq në Uellsë me 2 shkurt 1970 në moshë bukur të shtyrë kur ishte 98 vjeç. Hiri i trupit të tij u shpërnda në malet e Uellsit.

Ndërkaq sa i përket financierit, filantropit, "burë shtetasit me përvojë" dhe "atdhetarit" Bernard Baruh, që e kemi përmend më lartë, emri i të cilit ndërlidhet mjaft me bombën atomike, ai shumë kohë para hedhjes së kësaj bombe në Hiroshimë dhe Nagasaki, këtë lloj të armatimit e kishte quajtur "armatimi absolut". Baruh ishte një bankar shumë i fortë, i cili që nga koha e kryetarit të SHBA, Vudro Vilson (1913-1921), ishte në grupin e atyre bankarëve dhe magnatëve që ushtronin ndikim të madh se kush do të zgjidhej President, apo ministër i mbrojtjes, i punëve të jashtme dhe poste tjera të larta të shtetit. Presidenti Villson atë e kishte emëruar kryetar të këshillit për industrinë e luftës, ku kryente kontrollimin e të gjitha marrëveshjeve vendore që kishin lidhje me pajisjet luftarake. Kurse, "në Vol strit me të madhe flitej se ai nga lufta për vendosjen e sigurisë në botë, nga bankarët e botës, personalisht për vete përfitoi dyqind milion dollarë të pastër," shkruante G. Allen në librin e tij: "Askush nuk merr guxim që atë ta quan komplot", libër ky të cilën autori e botoi duke e financuar vetë.
Në vitet e Luftës dytë botërore, ky zotni vetë veten e emërojë në krye të një organizate ndërkombëtare të cilën e quajti "Komisioni i Kombeve të Bashkuara për energji atomike." Kjo ndodhi në vitin 1944, nja 16 muaj para se shumica e ministrave në qeveri duke u kyçur këtu edhe nënkryetari i atëhershëm i SHBA-ve Hari Trumani, të kishin njohuri për ekzistimin e bombës atomike, dhe para takimit të parë të grupit themelues të Kombeve të bashkuara. Trumani pasi që u zgjodh për kryetar të SHBA-ve, Baruhin e emërojë bash në këtë pozitë.

Bernard Baruhi kishte njohuri se do të ndodhin këto dy gjana, sepse ai bashkë me mikun e tij Ajnshtajnin ishin prezentë në lojë qysh prej fillimit. Baruhin dhe disa njerëz të elitës së tij shtypi kontrollues dhe lajkatar i prezantonte si "njerëz të mëdhenj." Për te shtypi shkruante si një financier i madh, filantrop dhe një burë shtetas i përvojës. Pra, ai dhe elita e tij e luajtën rolin kryesor në vendosjen e qeverisë botërore, më mirë të themi në krijimin e frikës, ashtu si e kishin kuptuar edhe themeluesit e Kombeve të Bashkuara, dhe si kishte deklaruar vetë Ajnshtajni në vitin 1945, për çka folëm më lartë.



P.s. Me falni nese e kam postuar temen ne rubriken jo-adekuate.
 
Nuk papta nerva ta lexoja po me siguri duhet te kete qene interesante:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top