“Air Albania”, mbërrijnë llambat për të shpëtuar fushën, administratori: Gati ndaj Anglisë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
FSHF dhe përgjegjësit për stadiumin kombëtar “Air Albania” po punojnë që fusha e blertë të jetë sa më dinjitoze kur në mars aty do zbresin yjet e Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Bari i dëmtuar nga moti dhe përdorimi, por edhe nga dielli i pakët që depërton në stadiumit, do të gëzojë sot e tutje nga sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme.

“Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën kanë mbërritur. Janë prodhim i një prej kompanive holandeze lider të kësaj fushe në botë, që kanë sistemet e tyre në shumë stadiume të Europës, si në Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Pra, është i njëjti sistem që përdoret në të gjithë stadiumet më të mira të Europës”, deklaroi administratori i stadiumit, Kejdi Tomorri.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Gjithashtu, Tomorri shpjegon edhe fazën tjetër, që konsiston në vendosjen e një tapeti hibrid, që do të mund të përballojë edhe dy ndeshje në javë. “Kemi iniciuar një sërë procesesh që kanë të bëjnë me shkriftimin e fushës, ajrimi i fushës dhe më pas do të bëhet një mbjellje e fushës për të proceduar me vendosjen e llambave, që do të stimulojnë akoma më tepër rritjen e barit. Ky është një plan imediat për ndeshjen me Anglinë dhe në përfundim të ndeshjes me Anglinë do të vijë një tapet hibrid, dhe mund të luhen deri në dy ndeshje në javë”, deklaroi administratori.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top