Ain't it funny?

elbruna

Anëtar i Respektuar
Jennifer Lopez ka gjetur një mënyrë brilante për të mërzitur të shoqin Marc Anthony.

Kur ai e streson këngëtaren, ajo dëgjon diskun e ish të dashurit të saj P.Diddy. “Kur Jen mërzitet me Marc, degjon disqet e P. Diddy me volum shumë të lartë. Kjo gjë e bën Marc të cmendet”,‐ ka thënë një burim për DAILY STAR. Lopez e cila ka dy binjakë me të shoqin, veç të tjerash ka ngulur këmbë së fundmi se të qenurit nënë nuk e ndalon së qenuri sexy në skenë. “Kjo është ajo çka bëj. Sepse jam bërë nënë dhe kam një bashkëshort, nuk do të thotë se nuk duhet të jem më unë. Të jesh artiste nuk ka të bëjë me faktin se je 21 vjeç dhe se karriera mbaron nëse je 51 vjeç. Secili është vetvetja deri në ditën që vdes ”,‐ ka thënë Lopez.



NRG
 
Back
Top