Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

‘اil njat zemër plot kujtime...’

f.0507230935116_m.gif


Nexhmije Pagarusha, primadona e këngës së bukur shqipe, ka qenë, është dhe do të mbetet zonjë madhe e skenës sonë, një zë që nuk do të zhduket kurrë, por edhe një bukuri e rrallë dhe një modesti, që shumëkush ia ka lakmi. Modeste, e qetë dhe e drejtë, ndonëse e zbritur nga skena, ka mbetur respekti, arti i saj i madh dhe miqësia e afërsia me njerëzit, e mbi të gjitha humanizmi i pakufishëm.
Në ditëlindjen e saj të 80-të, Nexhmie Pagarusha, nuk lë përshtypje ta ketë rrëmbyer nostalgjia, derisa risjell në kujtesë një jetë, tashmë të ikur, artistike, me shumë përjetime të furishme...

Shkruan: Shaqir Foniqi

Për të do të thuhen fjalë të mëdha, por kësaj radhe po veçojmë vetëm vlerësimin e sopranos së njohur Juliet Greco, e cila thotë: “Nexhmije Pagarusha ka një zë të jashtëzakonshëm: i ngrohtë, i ndjeshëm, i dridhshëm. Te asnjë këngëtare nuk kam hasur cilësitë që ka Nexhmija. Mundësitë e saj janë të pakufishme. Ajo është një artiste e madhe dhe talente e rrallë. Nexhmijen nuk do ta krahasoja me asnjë këngëtare, sepse mendoj, do ta fyeja. Ajo është unike. Me dëshirën më të madhe do të vihesha në kontakt me të. Do të isha shumë e lumtur sikur të përkthehej dhe të adaptohej në gjuhën shqipe diçka nga repertori im dhe ta interpretonte Nexhmija”.
Ky konstatim dhe vlerësim, duket se është një kurorë e artë e të gjitha konstatimeve për Nexhmijen, primadonën e këngës së bukur shqipe

nexhmija_super.gif

E lindur më 7 maj 1933 në Pagarushë të Malishevës, nga një familje patriotike dhe arsimdashëse, ajo sikur paralajmëronte lulet e pranverës, sikur maji kishte sjell një talent të rrallë që nuk do t’ia kaloje askush për vite të tëra. Nexhmije Pagarusha, ose bilbili i këngës shqipe, do të marrë talentin e lindur dhe do të vie në Prishtinë, ku menjëherë u bë emër i respektuar, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve.

Incizimin e këngës së parë në radio, Nexhmija e bën në moshën 16 vjeçe, me ardhjen e familjes nga Prizreni në Prishtinë (1947). Zërin e saj nuk e shkolloi, as e kultivoi, ai rrodhi si uji i kulluar i kroit, dhuratë hyjnie, ndonëse shkon në Beograd për këtë qëllim, por nuk mund ta gjejë veten në atë mënyrën e solokëndimit që po e kërkonte profesori i saj dhe kthehet. Vazhdon incizimet në Radio Prishtinë, nis një rrugë të gjatë, por jo të lehtë për kohën, rrethanat, mentalitetin e atëhershëm...

67716116_640.gif

Në vitet e hershme të Teatrit të sapothemeluar krahinor, atëherë, ishte ndër tri të parat aktore të tij, bashkë me Katarina Josipin e Meriban Shalën. Në teatër, Nexhmija punon vetëm dy vjet (largohet për t'u shkolluar), ndërsa më vonë angazhohet edhe në film, në disa role (1967).
Ndërprerja definitive e zërit, ndodhi në Sarajevë, në Lojërat Dimërore Olimpike 1984. Ishte kjo përshëndetja e saj e fundit me skenën, me këngën, me zërin.

Ajo, tashti që e ka lënë këngën, i është kushtuar humanizmit, prandaj e shohim nëpër koncerte humanitare, kurse këngët e saj janë një mesazh i fortë për të gjithë ato femra, të cilat dëshirojnë ta ndjekin rrugën e saj.

Kushdo që ka rastin dhe nderin të pi kafe me të, e sheh madhështinë saj, shpirtin e madh, artin e pakufishëm dhe zemrën e pastër e shumë fisnike. “Ku ke humbë”, është fjala më e shpeshtë e saj për miqtë dhe adhuruesit e shumtë.

538580_10150690439346012_11.gif

Nexhmije Pagarusha, qëmoti është ngritur në Olimp dhe nuk zbret dot nga Olimpi i famës. Ajo, qëmoti ka çel zemrën dhe tashmë ka plot kujtime të bukura, interesante dhe shumë domethënëse. Zemra e saj ka plot kujtime, dhe me të drejtë, nganjëherë sytë i ka të njomë nga ato kujtime.

‘Baresha’ e Pagarushes, sakaq do të bëhet Primadonë e skenës sonë dhe një emër që nderon kulturën tonë. Zonja me borzilok, Nexhmije Pagarusha, tashmë i takon epokës dhe qëmoti ka hyrë në aorealin e vlerave kombëtare.

Ambasadorja e këngës shqipe, ka kënduar shumë këngë dhe, mund të thuhet, secilën me bukur se tjetra. Kënga “اou, more Rexho...” është një antologji për dhembjen dhe qëndresën, për dashurinë dhe flijimin, pastaj radhiten këngët për Bareshën dhe bukurinë e saj, ‘Dashnor tu bana’, ku me aq afsh e krenari i këndon rinisë dhe bukurisë së saj, ‘Një lule’, ‘Po vijnë krushqit’, "Vetë ke mbetur" , 'Kur një ditë të kthehesh ti' e shumë këngë të tjera, të cilat qëndrojnë mbi supet e shekujve

577865_10150694465121012_48.gif

Artistja nuk këndon më, por perdja nuk lëshohet dot. Mëse dyzet vjet nuk zbriti nga skena, kurse nga mbamendja jonë nuk do të zbres kurrën e kurrës. I lumtur dhe i madh duhet të jetë ai popull që ka dhënë një artiste kaq të madhe.

Teksa takohemi në lokalet e Radio Kosovës, ajo menjëherë rrethohet nga miqtë dhe adhuruesit e saj, kurse saherë që kalon nëpër qytet, njerëzit shfaqin për të një respekt të pakufishëm. Nuk lë përshtypje ta ketë rrëmbyer nostalgjia, derisa risjell në kujtesë një jetë, tashmë të ikur, artistike, me shumë përjetime të furishme.

Timbret e evergrinëve të dikurshëm, përzgjedhje e Nexhmijes, mbushin hapësirën tek bisedohet: të pastra si loti, incizime pa të meta, si të jenë bërë në teknikën më të përkryer, ndonëse dhjetëvjetësha më parë!
Kujtimet, megjithatë, janë ato që plotësojnë personalitetin e njeriut... /Telegrafi/
 
Titulli: ‘اil njat zemër plot kujtime...’

Nje ze i rralle...

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back