اifti thyen barrierat, gjatësia nuk përbën problem

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ky është një çift që duket se për ta gjatësia nuk ka problem. Kat Hoffman, e gjatë 1.19 metra dhe Eich Buscher, i gjatë 1.83 metra tashmë janë të fejuar.

Hoffman 26 vjeçarja nga Bellefontaine, Ohio, e cila fiton 1 mijë dollarë në javë si valltare, vitin e kaluar është takuar me ushtarin Eich Buscher, gati dy herë më i gjatë, përmes një shoku dhe kanë filluar lidhjen.

“Personalitetet tona janë përshtatur... Gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt e gjatë, më pëlqen dallimi në gjatësi”, ka thënë Kat.

Busher, 35 vjeç, thotë se dallimi në gjatësi ndoshta “paraqet disa probleme”, por jo dhe aq shumë sa për të mos i tejkaluar. Tifozi i sportit të mundjes, i cili është ushtar i ushtrisë amerikane, e ka tërë trupin me tatuazhe, nga qafa e deri tek këmbët, kështu që është mësuar nga “shikimi i çuditshëm” në publik.

“E tërë kjo botë është e mbushur me lloje të ndryshme të njerëzve dhe duhet të kuptoni se disa njerëz nuk do t’ju pranojnë për atë se çfarë personi jeni. Thjeshtë injoroni njerëz të tillë”, ka shtuar ai.

E fejuara e Busherit peshon vetëm 30 kg dhe ka lindur me sëmundjen “Diastrophic Dysplasia Dëarfism”, që do të thotë se duart, këmbët dhe trupi i saj janë më të shkurtra se normalet. /albeu.com/
170252.jpg



170251.jpg



170250.jpg
170249.jpg
170248.jpg
 
Back
Top