اifti që jeton në epokën viktoriane

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
epoka-620x488.jpg


Për më shumë se 50 vjet gratë amerikane kanë qenë të detyruara të mbanin një korse të shtrënguar poshtë rrobave të tyre, që feministët i kanë kritikuar si simbol i robërisë, por për një gruan nga Seattle, SHBA mbajtja e një korseje në shekullin 21 jo vetëm që nuk është bezdisëse, por është bërë pjesë e përditshmërisë së saj.

epoka-1-620x527.jpg


Për 4 vitet e fundit të jetës së saj, 33 vjeçarja Sarah Chrisman jo vetëm që vesh korse të shtrënguar pas trupit çdo ditë, por ajo së bashku me bashkëshortin e saj Gabriel jetojnë në shtëpinë e tyre në Port Townsend, në Washingon, duke përsëritur periudhën viktoriane të shekullin XIX.

epoka-2-620x412.jpg


“Gjithmonë e kam dashur epokën viktoriane, që kur isha fëmijë, – thotë ajo. – Ka nga ata që mendojnë se kanë lindur në vendin e gabuar, disa të tjerë se kanë lindur në trupin e gabuar, ndërsa unë mendoj se kam lindur në epokën e gabuar”, - thotë Sarah.


epoka-3-620x494.jpg


اifti amerikan kanë hequr dorë nga të gjitha benefitet e teknologjisë së shekullit tonë, që nga energjia elektrike, TV apo interneti, duke shijuar çdo ditë të jetës së tyre stilin e epokës viktoriane

epoka-4-620x696.jpg


Të gjitha rrobat e zonjës Chrisman janë të bëra me porosi sipas stilit të erës viktoriane, ajo udhëton me një biçikletë 100 vjeçare dhe gatuan sipas manualeve të botuar në revistat e shekullit të 19.
G:shqip
 
Titulli: اifti që jeton në epokën viktoriane

wwwaa sa gje e vecantt :)... ka lexet te jesh i vecante..
 
Titulli: اifti që jeton në epokën viktoriane

Sa bukur :)
 
Titulli: اifti që jeton në epokën viktoriane

Mire e kane ....kshu eshte kur i ke ne rregull disa gjera ....por zili nuk i kam ....cdo gje evolon e duhet pershtatur evolimit...
 
Back
Top