اifti jeton prej 54-vjetësh në një shpellë dhe refuzon të largohet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اifti jeton prej 54-vjetësh në një shpellë dhe refuzon të largohet

Cifti.jpg


Një çift i moshuar kinez ka jetuar dhe rritur fëmijët e tyre në një shpellë për 54 vjet. 81-vjeçari, Liang Zifu dhe 77-vjeçarja Li Suying nisën që të jetonin në një shpellë pranë qytetit Nanchong që ndodhet në jug-perëndim të Kinës, pas martesës, sepse nuk mund ta përballonin blerjen e një shtëpie apo marrjen me qira.

Cifti-2.jpg


Tani ata kanë krijuar tre dhoma gjumi; një kuzhinë dhe një dhomë ndenjeje. Ata vendosën që të jetojnë në shpellë edhe me tre familje të tjera. “Më parë ishin 4 familje, por ata lëvizën”, tha 81-vjeçari. اifti gjithashtu ka edhe një kasolle derrash dhe furnizim me energji elektrike.

Cifti-3.jpg


Kultivojnë produktet bujqësore mbi shpellë dhe gjatë sezonit të korrjes, Liang shkon atje duke u ngjitur me litar dhe ushqimet i zbret poshtë më shportë. Ndonëse autoritetet lokale u kanë kërkuar që të largohen prej aty, çifti ka refuzuar me pretendimin se janë mësuar që të jetojnë në “shtëpinë e rehatshme”.

g.shqip
 
Titulli: اifti jeton prej 54-vjetësh në një shpellë dhe refuzon të largohet

Me ujin e pijshem si ja bejne...?

Aty plaka si shkemb afer plakut,kesaj i them dashuri une :)
 
Titulli: اifti jeton prej 54-vjetësh në një shpellë dhe refuzon të largohet

Sa mire qenkan ata,jetojne ne shpelle edhe paskan energji elektrike,ne jetojme ne shtepi ne Shqiperi edhe nuk kemi drita. :P
 
Titulli: اifti jeton prej 54-vjetësh në një shpellë dhe refuzon të largohet

Eh kot sthon qe dashuria i vret te gjitha.
 
Back
Top