اifti i varur nga hamburgerët, humbasin 110 kg

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ema-e-shendoshe.jpg

dylan-i-shendoshe.jpg

Një çift në Britaninë e Madhe, që mund të thuhet me plot gojë se ishin skllevër të fast fudit pasi konsumonin çdo vakt hamburgerë në restorantet McDonald’s dhe Burger King ndryshuan stil jete dhe arritën të binin 110 kg të dy.

Emma dhe Dylan, të cilët 1 vit më parë peshonin 140 kg dhe 108 kg e nisnin ditën që në mëngjes me ushqime fast fud dhe gjatë gjithë ditës konsumonin ushqime të tilla.

ema-e-dobet.jpg


dylan-i-dobet.jpg

“Ne jetojmë pranë një fast fud, dhe që në mëngjes kur çonim fëmijët në shkollë e fillonim ditën me ushqime të tilla. Personeli i lokalit nuk kishte nevojë fare të merrte porosi, pasi e dinte menunë tonë të përditshme. Gjatë gjithë kësaj periudhe ne nuk kemi konsumuar fare fruta dhe unë nuk kam gatuar ansjëherë në shtëpi përgjatë shumë viteve, pasi çdo vakt e hanim në ‘McDonald’s’ dhe ‘Burger King’, – tregon Emma.
ema-dhe-dylan-te-dobet-620x397.jpg

Vendimi i tyre për të ndryshuar stil jete erdhi në vitin 2011, kur ndërsa festonin ditëlindjen e djalit të tyre në një ambient lojërash u vunë në siklet nga fakti se nuk mund të uleshin në asnjë ndenjëse në karusel, pasi rripi i sigurimit nuk u mbërthehej. Kështu çifti iu nënshtrua një diete të rreptë, shoqëruar nga 3 orë vrap në ditë dhe ushtrime fizike, falë të cilave arritën të humbnin 110 kg të dy, përkatësisht Emma 70 kg dhe Dylan 68 kg./G Shqip.
 
Back
Top