AIDS në Shqipëri, 75 raste të reja, 5 fëmijë të prekur

Arfenilla

Themelues i Forumit

aids.jpg


Numri i të prekurve me virusin HIV në Shqipëri po rritet vit pas viti. 75 raste të reja janë shënuar këtë vit, ndërkohë që në total numri i të infektuarve ka arritur në 775 persona në të gjithë vendin. Ndaj dhe mjekët, shoqatat dhe...
Numri i të prekurve me virusin HIV në Shqipëri po rritet vit pas viti. 75 raste të reja janë shënuar këtë vit, ndërkohë që në total numri i të infektuarve ka arritur në 775 persona në të gjithë vendin. Ndaj dhe mjekët, shoqatat dhe institucionet qeveritare janë bashkuar sot më 1 Dhjetor në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, për të dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë popullatën; të mbrohemi dhe ta parandalojmë këtë sëmundje.


Anila Llaha, koordinatore e Kryqit të Kuq Shqiptar, se mbi të gjitha nuk duhet t’i diskriminojmë të infektuarit me HIV, pasi secili nga ne mund të të ndodh të infektohet.

"Për vitin 2014 numri zyrtar i të infekturave është 775,sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik ndërkohë që janë 75 raste të reja për këtë vit dhe rruga kryesore është rruga seksuale. Prandaj ne synojmë që të punojmë me të rinjtë në mënyrë që të rinjtë të dinë të mbrohendhe mënyra e vetme për tu mbrojtur është duke përdorur kondomët. Jo më kot ne sot shpërndajmë edhe fjongo edhe kondom. Ideja është që ne ta sensibilizojmë sa më shumë komunitetin që të ulim numrin e personave të infektuar, të përpiqemi të parandalojmë sa të mundemi këtë sëmundje e cila merr jetë njerëzish, dhe të jemi më afër personave të infektuar duke mos i gjykuar dhe mos diskriminuar sepse në çdo moment të jetës secili prej nesh mund të infektohet qoftë nga SIDA qoftë nga ndonjë sëmundje tjetër," tha Aila Llaha, koordinatore pranë Kryqit të Kuq Shqiptar.

Edhe doktoreshë Vojsava Sulçe tha para mediave se pavarësisht se këtë vit kemi më pak të infektuar në krahasim me 2013-ën, sërish nevojiten masa dhe sensiblizim sidomos tek nënat e reja, pasi këtë vit kemi 5 raste të fëmijëve të lindur me HIV/AIDS, të cilët e kanë marrë nga nëna virusin. Lidhur me këto raste mjekja, Sulçe tha se ato mund të parandalohen dhe një nënë me HIV mund të lind një fëmijë të shëndetshëm.

"Duke e krahasuar me vitin 2013, viti 2014 ka një rënie të rasteve, nga 124 që kanë qenë vjet janë 75 raste. Kemi raste të reja që janë diagonstikuar sivjet; kemi 5 raste me fëmijë, vjet kanë qenë 6 raste me fëmijë. Nga këto 5 raste, 4 janë të infektuar nga nëna te fëmija, pra ka lindur bebe e infektuar. Ka dhe raste që nuk dihet shkaku, por ka mundësi që fëmija gjatë lindjes, fëmija të mos marr infeksionin gjatë kohës që është në barkun e nënës. Përqindja; 70 % janë meshkuj dhe 30 % janë femra, dominon akoma rruga seksuale e marrjes së këtij infeksioni, shpërndarja gjeografike sigurisht që dominon Tirana, pasi Tirana është metropol," u shpreh sot Vojsava Sulçe, specialiste e Shëndetit pranë Autoritetit Shëndetësore Rajonal.

Ndërkohë, edhe Megi Hamza, gjimnaziste ka dhënë sot një mesazh sensbilizues për të gjithë të rinjtë për t’u mbrojtur nga virusi HIV/AIDS.

"Unë jam gjimnaziste dhe kemi punuar me grupet tona të vullnetarëve nëpër shkolla për të sensibilizuar, këtë që po e bëjmë dhe sot. I ftoj që të gjithë gjimnazistët, studentët e universiteteve që të na bashkohen sot për të marshuar dhe për të dhënë këtë mesazh mjaft të rëndësishëm për parandalimin dhe kurimin e HIV AIDS, ku Kryqi i Kuq është në dispozicionin tuja dhe shpresojmë që të na bashkohen sa më shumë njerëz," tha Megi Hamza, gjimnaziste dhe vullenetre e Kryqit të Kuq Shqiptar.

1 Dhjetori njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS. Ministria e Shëndetësisë së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe me shoqatat që operojnë në këtë drejtim kanë organizuar sot në Shqipëri një sërë aktivitetesh me karakter sensibilizues dhe informues ndaj këtij virusi të rrezikshëm. Të rinj nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit kanë marshuar sot në Tiranë nën moton: STOP AIDS, MBRO VETEN DHE Tث TJERثT, ndërsa vetë ministri i ShëndetësisëIlir Beqaj ka zgjedhur Shkodrën, për të dhënë mesazhin e tij në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS./G expres..
 
Titulli: AIDS në Shqipëri, 75 raste të reja, 5 fëmijë të prekur

Per nje vend si Shqiperia numri i te infektuarve nuk eshte dhe aq i vogel, duhet punuar me shume me gjimnazistet eshte mosha me e rrezikuar .
 
Titulli: AIDS në Shqipëri, 75 raste të reja, 5 fëmijë të prekur

Per nje vend si Shqiperia numri i te infektuarve nuk eshte dhe aq i vogel, duhet punuar me shume me gjimnazistet eshte mosha me e rrezikuar .
Mire do ishte te ishte vetem aq, por keta jane te diagnostikuar...
E di ti sa bredhin me virusin ne xhep? E kane kontakte vend e pa vend pa u mbrojtur, dhe e shperndajne semundjen si nje karamele?
Numeri i njereze te infektuar ne bote, nuk njihet me saktesi aq kohe sa do kete njerez qe nuk i kontrollon dot e as nuk do kete zgjidhje per parandalim deri sa nuk do gjendet nje vaksine
 
Titulli: AIDS në Shqipëri, 75 raste të reja, 5 fëmijë të prekur

Mire do ishte te ishte vetem aq, por keta jane te diagnostikuar...
E di ti sa bredhin me virusin ne xhep? E kane kontakte vend e pa vend pa u mbrojtur, dhe e shperndajne semundjen si nje karamele?
Numeri i njereze te infektuar ne bote, nuk njihet me saktesi aq kohe sa do kete njerez qe nuk i kontrollon dot e as nuk do kete zgjidhje per parandalim deri sa nuk do gjendet nje vaksine
Jo vetem kaq por ka dhe raste plot qe e shperndajne semundjen qellimisht per te mos qen te 'vetem' ne kte bote, smbaj mend ku e kam par nje emision te tille ku ishte nje vajze e infektuar ishte ne djeni te semundjes e kryente raporte sexuale pa mbrojtie qe ti infektonte e te tjeret, derisa e zbuluan dhe e arrestuan.Imagjino kto raste jane akoma e me te renda une do ta quaja krim.
 
Back
Top