Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ai assesi të pajtohet se Kosova është shtet

Daçiq assesi të pajtohet se Kosova është shtet



Serbinë këtë vit e presin bisedime të vështira për zgjidhje e përhershme me Kosovën, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, Daçiq tha se, fatkeqësisht, “e tërë historia na kushtëzohet me Kosovën dhe gjithmonë është një luftë kur hapen kapituj.”


Fuqitë e mëdha perëndimore ministri serb nuk i cilëson mik, por partnerë, por nuk beson se është e pamundur që me ta të gjendet një interes i përbashkët.


Sipas fjalëve të tij, Serbia duhet të bashkëpunojë me të gjithë, por, thotë se ekziston dallim i madh në raport me miqtë dhe me ata që gjithmonë klasifikohen në grupin e miqve të Kosovës.


I pyetur se pse kjo është e çuditshme, sepse qëndrimi i tyre [shteteve mike të Kosovës], e në veçanti ai i SHBA-së, nuk është i panjohur, Daçiq thekson se për këtë arsye nuk mund të thotë se janë miq, por as edhe armiq.


“Për herë të parë në histori ndodh që këto vende të mos kenë interesa të përbashkëta me popullin serb gjë që është e çuditshme”, thotë ai.
Daçiq thotë se është i nevojshëm të gjendet ai interes i përbashkët, sepse, sipas tij, nëse nuk respektohen interesat serbe, nuk do të ketë as zgjidhje të përhershme për Kosovën.


“Nëse dikush mendon se do të pajtohemi për një veprim të njëanshëm i cili veçse është arritur, mendoj se këto janë pritje krejtësisht joreale”, shprehet ai. Daçiq mendon se mes serbëve dhe shqiptarëve duhet gjendur kompromisi. Ai shton se “ne jemi të gatshëm për këtë, por nuk jemi të gatshëm që dikush të pret nga ne të pranojmë atë që është arritur njëanshëm, siç është pavarësia e vetëshpallur e Kosovës dhe Metohisë”.


“Në shkurt bëhen 10 vjet nga shpallja e atij akti të njëanshëm. E çka ka ndodh me atë pavarësi të Kosovës? A ia kanë dalë të arrijnë diçka me të? As kanë arritur e as do arrijnë. Mes tjerash, edhe duke iu falënderuar miqve tanë”, thotë Daçiq.


Sipas tij, është joreale të pritet që në fund të këtij viti të pritet zgjidhja e çështjes së Kosovës. “Kush e ka përmendur 2018-shin si pikë kthese? Këto janë përralla” tha ai, duke shtuar se mendon që as qytetarët e Kosovës nuk u besojnë më qeveritarëve atje.


Prishtinës i ka bërë ftesë t’i thërret mendjes dhe e ka porositur:
“Kuptojeni se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me Beogradin, ndaj të cilit askush nuk mund të bëjë presion, që të pajtohet me një zgjidhje e cila nuk përkon me interesat serbe. Nëse mendojnë ndryshe, ata nuk e njohin popullin serb”, theksoi Daçiq, transmeton koha.net


I pyetur se cili është propozimi serb i zgjidhjes së problemit me Kosovën, Daçiq ka thënë se dialogun e brendshëm për Kosovën e ka nisur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe se mendimi i tij personal është se duhet gjetur një zgjidhje praktike e cila do të eliminonte konfliktin mes dy popujve. “Nuk e di, por duhet gjetur. Nëse jemi të pajtimit, nuk ka aspak rëndësi se kush nga organet shtetërore e formalizon atë”, ka përfunduar Daçiq.


Kosova info
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back