Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ahmet Zogu - njeriu që u shpëtoi 55 atentateve

DANIMARKË – DOKUMENTAR…



Titulli i dokumentarit
: Fem skurke der var utroligt svære at slå ihjel

(Pesë ”horra” që ishin tepër të vështirë për t’u vrarë )


Titulli për klipin në gjuhën shqipe: Ahmet Zogu – njeriu që u shpëtoi 55 atentateve

Në listën e ”horrave” jashtëzakonisht të guximshëm, Mbreti Zog i Shqipërisë (1895-1961) qëndron padiskutueshëm në krye të listës.

E para, nga rreth 55 atentatet ndaj tij ndodhi kur, më 1923, ai ishte duke u ngjitur nëpër shkallët për në Parlament në Tiranë.

Zogu, atëherë Ministër i Brendshëm dhe që mbante emrin borgjez Ahmet Zogolli, u qëllua në krah nga një kundërshtar politik.

Vrasësi, një student i ri, u mposht, ndërsa Zogelli hyri i patrazuar në Parlament, duke mbajtur fjalimin e tij me gjak që i dilte nga krahu.

Numri i armiqve vrasës u rrit në mënyrë dramatike kur Zogolli, me forcë ushtarake, e shpalli veten për herë të parë President të Shqipërisë dhe, më 1928 Mbret.

Mbreti, jo vetëm që kishte një turmë kundërshtarësh politikë, të cilët vazhdimisht përpiqeshin ta vrisnin, por ai ishte gjithashtu i përfshirë në gjakmarrje të panumërt - një traditë shekullore shqiptare, në të cilën çdo shqiptar kishte të drejtë të vriste njerëz që u kishin bërë keq atyre ose familjeve të tyre.

Megjithatë, Zogu ishte një mjeshtër i mbijetesës. Për të shmangur sulmet me helm, ai vuri nënën e tij në krye të kuzhinës mbretërore dhe u rrethua me një truproje nga klani i tij.

Në të njëjtën kohë, ai filloi të vriste sistematikisht armiqtë e tij privatë dhe politikë - para se ta godisnin/vrisnin atë.

Papopulloriteti i mbretit nuk u zvogëlua nga fakti që ai zhvati shuma të mëdha nga thesari i shtetit. Nga 1931, pra, përpjekjet për vrasje ishin bërë përditshmëri e jetës së tij.

Më e famshmja ndodhi në vitin 1931, kur Zogu doli nga një teatër i Vjenës. Jashtë, dy burra po prisnin, të cilët menjëherë qëlluan në drejtim të mbretit. Ndihmësi i Zogut u vra në vend, dhe disa të tjerë u plagosën.

Vetë mbreti nxori një revolver nga xhaketa e tij dhe ua ktheu zjarrin me gjakftohtësi.
Vrasësit të befasuar u larguan të lemeritur.

Mbreti Zog më pas mbijetoi edhe më shumë përpjekje për vrasje.

Kur Italia pushtoi Shqipërinë më 1939, ai iku nga vendi - duke marrë me vete arin e Bankës Kombëtare.

Regjenti lakmues vdiq në një spital francez, më 1961.

Kështu pra, mbreti Zog gjatë jetës së tij u shpëtoi/mbijetoi 55 atentateve në një nga vendet më të rrezikshme të Evropës në atë kohë. Diçka që ai e mori me mjaft qetësi. Ndër të tjera, ai është gjithashtu i vetmi mbret që ka hyrë ndonjëherë në një shkëmbim zjarri me vrasësit/atentatorët e tij.


View: https://www.facebook.com/reel/2070297893551667
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back