Ahmet Zogu,10 milione paund per te blere"THE TIMES"

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në numrin e djeshëm të Gazetës, në vijim të publikimit për herë të parë në shqip të pjesëve nga libri i historianit britanik, Jason Tomes “Mbreti Zog, Monarku i Vetëshpallur i Shqipërisë” botuar në Londër më 2003, lexuesit duhet ti kenë tërhequr vëmendjen të dhënat për pasurinë, apo florinjtë që Zogu kishte me vete. Pra, pasuria e dukshme e Mbretit Zog në arrati ishin nëntë kasaforta, apo valixhe të mëdha të mbushura me florinj si dhe disa milionë dollarë të depozituar në banka. Më saktë këto shifra janë gjetur në atë kohë nga Ministria e Jashtme Britanike, burokratët e së cilës në dilemë e sipër të pranonin azilin e Zogut dhe të shpurës së tij ose jo, rrëmuan pikërisht për informacione mbi pasurinë e tij. Porse i vendosur në Angli një “incident” provon se pasuria e lëvizshme e Zogut ishte ku e ku më e madhe. Sipas një dëshmie, ish-Mbreti i Shqiptarëve, i joshur nga fuqia e mediave, tenton të blejë në shifrën 10 milionë stërlina gazetën më të madhe britanike “The Times”. Dhe kur një azilant në një shtet të huaj kërkon të blejë 10 milionë paund një gazetë, atëherë kuptohet se pasuria e tij është të paktën dyfishi i kësaj shume. Nga ana tjetër në të njëjtën periudhë buxheti vjetor i gjithë shtetit shqiptar nuk ishte më shumë se 2 milionë paund. Por vjedhjen e thesarit të shtetit nga Mbreti Zog në arrati e sipër e konfirmojnë edhe figura të tilla siç ishte Fan Noli. “Të paktën do ta bëjmë të harxhojë paratë e vjedhura për një kauzë të drejtë”, u shpreh dikur Noli në përkrahje të një fronti të gjerë për vetëvendosjen e Shqipërisë.
Natyrisht, mbreti nuk kishte status diplomatik, por këmbëngulja e tij të bënte të mendoje se e kishte. Në gusht 1941, ai u kap pas vullnetit të shprehur nga اurçill dhe Ruzvelt në Kartën e Atlantikut për “t’u kthyer të drejtat e sovranitetit atyre që u ishin marrë me forcë ato”. Thirrja e tij drejtuar aleatëve për përfaqësim të Shqipërisë në konferencën në pallatin St.James në shtator, gjithsesi, rezultoi në disa letra të kthyera mbrapsht, një refuzim ky që u bë edhe me therës me pranimin e اekosllovakisë. Kundërshtarët më të mëdhenj të Zogut në kampin aletat ishin grekët. Ai ofroi një plebishit në kufi pas luftës, por Tsouderos, Kryeministri grek në azil, e akuzoi atë si persekutues të minoritetit grek, shfaqi pretendime për Gjirokastrën dhe Korçën dhe iu referua shqiptarëve si njerëz “gjysmë të egër”. Marrëveshjet e tij joformale me qeverinë jugosllave në azil ishin më shumë civile, pasi Ministri i Jashtëm Nincic ishte bashkëkonspiratori i tij i vjetër dhe Jugosllavia mendonte që Shqipëria do të bëhej një protektorat greko-jugosllav. Për të hequr qafe këtë propozim shqetësues, Zogu hodhi idenë moderne të një federate ballkanike pas luftës. Si shumë të tjerë edhe ai e mori si të mirëqenë disfatën e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania. Këshilla e tij për britanikët ishte të sulmonin në Europën Juglindore para se ushtritë gjermane të riorganizoheshin. Do të ishte i aftë të kontrobuonte në operacionet në Greqi dhe Itali, siç tha ai. Mbreti i vetëshpallur nuk e humbi asnjëherë kurajën për të thënë gjëra të mëdha dhe për të shqyrtuar mundësitë e fundit. Ai besonte se nuk kishte asgjë për të humbur nga egzagjerimi i pamasë. Por, çfarë çmimi kishte kredibiliteti i tij? Qarkullonin zëra në SOE se po përpiqej të shpëtonte veten në verën e vitit 1942, kur aleatët po mundoheshin të kontaktonin me gjermanët përmes Zvicrës.
Të vetëdijshëm se ata po rrëzonin çdo sugjerim të tij, britanikët i shkonin pas qejfit Zogut në lidhje me çështjet personale, kryesisht duke mos i përmendur pagesën e taksave. Ai i menaxhonte financat në mënyrë shumë diskrete, duke mbajur drafte kesh dhe ato të bankave dhe pjesën tjetër të pasurisë e kishte investuar përtej detit. Ai pranoi se kishte një shumë të konsiderueshme edhe në Argjentinë. Familja e tij nuk i njihte kufizimet dhe Zyra e Jashtme e ndihmoi për të rimarrë bagazhet që kishe braktisur në Francë. Ai mbërriti në Liverpul nga Spanja dhe Portugalia në prill të vitit 1941, kur Zogu duke u përpjekur të garantonte statusin e tij sfidoi të drejtat e oficerëve të doganës për të kontolluar valixhet diplomatike. Kjo vonesë i kushtoi shumë shtrenjtë, më 5 maj bombat goditën magazinën dhe shkaktuan mjaft dëme. Edhe një herë tjetër, britanikët ia plotësuan qejfin Zogut duke i dhënë atij 51 mijë stërlina dëmshpërblim, pas tre vitesh përpjekje. Princesha Nafije kishte humbur shtatë pallto dhe oborrtarët e tije u përpoqen të paraqisnin shumë pretendime të tjera deri në vitin 1948.
Me gjëra si këto, britanikët lehtësuan disi ndërgjegjen e tyre. Pierson Dixon i Zyrës së Jashtme pranoi: “Zogu, të flasim hapur, është një viktimë e politikës së zbutur. Nëse italianët do të kishin pushtuar Shqipëqrinë pasi i shpallën luftë Britanisë së Madhe, Zogu pa dyshim do të ishte pritur në këtë vend si një mik i nderuar i barabartë me monarkë të tjerë që largoheshin nga vendet e tyre të pushtuara nga anëtarët e Boshtit.
Haakon i Norvegjisë, Charlotte e Luksemburgut, Pjetri i Jugosllavisë, Wilhemina e Holandës dhe George i Greqisë, të gjithë mbërritën në Londër dhe britanikët nuk e vunë në diskutim kurrë statusin e tyre, përveç rastit të Greqisë për shkakj se rivendosja e monarkisë atje ishtë bërë me një referendum të dyshimtë në vitin 1935. Mbreti George VI nuk donte të shihte monarkinë të fyhej kaq rëndë, por autoritetet e këshilluan t’i hiqte një vizë Zogut. Zogu ishte monarku i vetëm europian që s’kishte lidhje gjaku me Windsorët (nëpërmjet Geraldinës ai mund të pretendonte një lidhje të largët të shekullit të 17-të me princeshën Anhalt-Dessau). Të përjashtuar nga qarqet mbretërore, Mbreti dhe Mbretëresha e Shqipërisë e kishin të kufizuar angazhimin e tyre në publik vetëm me pjesëmarrjet në pritjet e ambasadave turke dhe egjiptiane. Geraldina ishte pasuria më e mahde e oborrit në fushën e marrëdhënieve publike. “Mbretëresha, vëren Cecil Beaton, me një buzëqeshje gjithnjë të gatshme dhe sytë e shkëlqyer është aq e bukur, saqë mund të jetë një reklamë perfekte për çdo dyqan çokollatash”. Por, asaj nuk i dukej aq i bukur princi i kurorës: “Fëmija është dy vjeç, por duket sikur është katër, ka një lëkurë të zbehtë të pashëndetshme, një hundë të zgjatur dhe mollëza të hequra”. Edhe pse shkëlqente kudo që shkonte suksesi social i Geraldinës ishte i kufizuar nga ai i shoqërueseve të saj. Nëse nuk ishte me Zogun, ajo kishte me vete gjyshen e saj; “Cherie” Strale D’Ekna ishte e specializuar në recitalet e ankesave të mbretëreshës së re. Ajo që mund të konsiderohet si propaganda e shkruar për Zogun ishte një përkthim anglisht i “Dhjetë vjet, dhjetë muaj, dhjetë ditë” nga Antoinette Szinyei-Merse. Në kujtimet e saj, hungarezja e përshkruante Zogun “si një filantrop të vërtetë, që e urrente luksin, gënjeshtrat dhe diktaturën”. “Shqiptarët e idelizonin atë si një hero. Mbretëria e tij kishte qenë një gur themeli i demokracisë, lirisë dhe pavarësisë në Europë. Gjëra të tilla nuk mund të preknin këdo.
Zogu ende linte përshtypje të mirë kur i jepej shansi të bisedonte privatisht me njerëzit. Julian Amery i SOE u habit nga ky njeri i përmasave odiseane, i zgjuar, pa iluzione dhe intriga. Babai i tij, Leo Amery, atëherë në qeveri, e paraqiti çështjen e tij në Zyrën e Jashtme britanike, por Anthony Eden nuk kishte pasur kurrë simpati për çështjen e Zogut dhe Stafford Cripps e evitoi problemin e qiramarrësit të të vëllait.
Dështimet e njëpasnjëshme e çuan sërish mbretin në grupin e zakonshëm të entuziastëve ballkanikë. Mbrojtësja e Shqipërisë ishte Edith Durham, pothuaj 80 vjeç dhe e dhënë pas Nolit aq sa mendonte se “Zogu ishte shumë injorant dhe i pakulturuar për të qeverisur në mënyrë të drejtë”. Përtej korit të albanofilëve të vjetër, personazhet që mund të kishin më shumë interes ishin internacionalistët e së majtës. Lord Neol Buxton, F.W Pethick-Lowrence dhe Sylvia Pankhurst kishin bindjen se Zogu ishte një njeri me peshë në lëvizjen kombëtare. Në atë kohë edhe Mary Herbert riaktivizoi shoqatën anglo-shqiptare në vitin 1943.
Jashtë Parmoorit dhe rrethinave, shqiptarët në Britani ishin të paktë në numër, por mbreti do të donte të kishte edhe një më pak; ish-diplomatin-playboy اatin Saraçi, i cili arriti të kryente misionin e tij për të informuar zyrtarët e lartë britanikë se Ahmed Zogu ishte një pro-nazist.
“Të huajt e dinë, ashtu si dhe ne shqiptarët, se milionat tuaja janë bërë me gjakun e djemve tanë në të mirë dhe se pasuria juaj është ngritur mbi bazën e krimit, vrasjeve, tradhëtisë dhe vjedhjes.
Oborri mbretëror i këtij vendi dhe të tjera monarki e kanë injoruar vazhdimisht praninë tuaj këtu. Sa poshtë keni rënë, nuk jeni gjë tjetër veçse një kufomë. Sa më pak të përpiqeni e të luftoni kundër gishtave të hekurt që po ju mbysnin, aq më pak e turpshme dhe e dhimbshme do të jetë ekzistenca juaj e mjerë”.
Shpejt Zogu dhe Saraçi nisën të shkruanin kundër njëri tjetrit dhe nuk është aspak e vështirë të kuptosh se kush e nxiti shkrimin që e vendosi Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve kundër “Sunday Pictorial Newspaper LTD.” para trupit gjykues mbretëror në vitin 1943. “Ai ëndërron një uniformë të bardhë. Ai erdhi nga hiçi, nuk ka më ku të shkojë. I ngrysur, i vrazhdë dhe i mërzitur ai endet përgjatë kopshteve në Angli me truprojat e tij që ëndërrojnë madhështinë dhe pushtetin”.

 
Avokatët e mbretit kundërshtuan tre pika kryesore: që ai ishte një njeri i zakonshëm që kishte lindur në mal dhe kishte ardhur në pushtet me dhunë; që kishte marë dy milionë stërlina nga thesari i Shqipërisë dhe se kishte bërë një grua të zhgënjyer të vriste vetën para këmbëve të tij. Akuza e fundit ndoshta kishte lidhje me vetëvrasjen e një gruaje jashtë legatës shqiptare në “Port Street” tetë vjet më parë, ku ishte përfshirë ministri Xhemil Dino dhe jo Zogu. “Sunday Pictorial” pagoi dëmshpërblim prej 1 mijë stërlinash. Abonimi në një agjenci që i sillte artikujt nga gazetat e bëri Zogun të kuptonte se sa i pushtetshëm ishte shtypi. Ai i tha Auberon Herbertit se kishte ndër mend të blinte “The Times”. “Nuk do të jepja më shumë se dhjetë milionë stërlina për të”, tha ai.
Më serioze se përçartjet e Saraçit ishte skepticizmi i tre shqiptarëve anglofonë; Tajar Zavalanit, Dervish Dumës dhe Anton Logorecit, që lexonin lajmet në shqip për BBC-në. Në mars 1942 u përhap lajmi se ata i kishin kërkuar Zogut 75 mijë stërlina për të financiar një lëvizje për Shqipërinë e Lirë dhe të jepte garancinë se ai nuk do ta drejtonte atë. “Gjepura, tha Zogu, kërkesa e tyre kishte qenë për ti ndihmuar në krijimin e një buletini lajmesh në shqip (gjë që britanikët nuk e lejonin)”. “Pozita e tij si kryetar i shtetit ishte e qartë dhe nuk do të ndryshohej nga sjellja e disa djelmoshëve në Londër, edhe sikur ata ta kundërshtonin atë”.
Ideja e krijimit të një komiteti kombëtar shqiptar nxiti edhe albanofilët britanikë, që gjithsesi kërkonin më shumë unitet mes të mbrojturve të tyre. Kjo solli para tij një dilemë pasi ai nuk e pëlqente idenë e një organizmi të pavarur që do ti zinte vendin si zëri i Shqipërisë. Ai u përgjigj me projektin e tij për një qeveri shqiptare në azil, nën drejtimin e tij, por me bazë të gjerë, pasi anëtarët e saj nuk do të angazhoheshin për rikthimin e monarkisë. Qeveria britanike (nëpërmjet Ryan) e kujtoi atë se nuk duhej të angazhohej në politikë. “Ai nuk është i burgosur. Ai është i prirur të punojë për interesat e Shqipërisë. Nëse e bën këtë, nuk do të ishte tradhti”. Kështu tha ai.
Zogu prentendonte se kishte mbështetës mes shqiptarëve në Egjipt dhe Turqi. Një komitet shqiptar në Turqi ishte shumë i angazhuar të punonte për mbretin; pasi ai i kishte financuar me 300 stërlina në muaj që prej janarit 1941 dhe anëtarët kryesorë të tij ishin Musa Juka dhe Hiqmet Delvina. Por më të rëndësishëm ishin shqiptarët në Boston dhe Detroit. Këtu mbreti duhej të arrinte marrëveshjen me Fan Nolin, Faik Konicën dhe Kosta اekrezin, që ishte arratisur nga Franca. Në vitin 1942 Martini u përpiq t’i merte me të mirë ata duke u dërguar një letër në emër të tij. Konica, gjithnjë në borxhe, pranoi të promovonte qeverinë në azil pasi mori 1 mijë dollarë për të mbuluar shpenzimet e tij. Noli ishte gjithashtu në favor, raportoi ai, dhe një dhuratë prej disa mijëra dollarësh do ta ndalonte atë të ndryshonte mendje, natyrisht nëse kjo do të shoqërohej me një letër nga mbreti, ku të thuhej se shuma është për bamirësitë private të ipeshkvit.
Marrëveshja po arrihej. Në nëntor, Mbreti Zog publikoi një njoftim në të përjavshmen antifashiste të Sylvia Pankhurst, “News Times” dhe në “Ethiopia News”. “Le të bashkohemi për Shqipërinë e lirë, të pavarur dhe demokratike. Pas kësaj lufte duhet të kemi ndryshime politike, ekonomike dhe sociale që do të na çojnë drejt rrethanave të reja. Në këto rrethana, mendoj se është detyra ime para kombit, që gjithnjë më ka dhënë besim, për të përmbushur mandatin, më ka dhënë dhe unë i kërkoj sërish të shpreh vullnetin e tij për sistemin politik dhe social që ai dëshiron në një kohë kur ai ka nisur sërish rrugën drejt të ardhmes. Ne do ti përmbahemi vendimit të tij!
Kjo donte të thoshte se shqiptarëve do t’u jepej e drejta të votonin për kthimin e monarkisë. Zogu e kishte siguruar Ryan se nuk donte të këmbëngulte për pozitën e tij personale. “Nëse Shqipëria është më e sukseshme si republikë, le të jetë republikë”. Pak ditë më vonë, Noli dhe Konica përdorën faqet e gazetës së emigrantëve “Dielli” për të bërë thirrje për një front të bashkuar. “Mbreti zot është personaliteti më i shquar shqiptar në të gjallë dhe përjashtimi i tij nga kjo lëvizje do ta privonte lëvizjen nga forca e tij. Privatisht, peshkopi tha: “Të paktën do ta bëjmë të harxhojë paratë e vjedhura për një kauzë të drejtë!”
Pajtimi publik ishte çështje kohe. Pas fitores britanike në El Alamein, aleatët po avanconin në Mesdhe dhe lajmet nga Shqipëria njoftonin për shkëndijat e një rezistence reale aty. Më 17 dhjetor 1942, Eden deklaroi se Britania e madhe do të donte që Shqipërisë t’i kthehej pavarësia. Kufijtë do të shqyrtoheshin në Konferencën e Paqes, ndërsa regjimi dhe qeveria do të përcaktoheshin nga shqiptarët pas përfundimit të luftës. Amerikanët dhe rusët lëshuan deklarata të njëjta. Zogu nuk u impresionua. “Shqipëria nuk ka nevojë t’i kthehet pavarësia - tha ai - sovraniteti juridik i saj i takonte personit të tij”. Përsa i përket regjimit të ardhshëm, a mundej qeveria ta detyronte atë të qëndronte jashtë Hansardit?
Tani mbreti nisi të përballej me shumë pengesa për planet e tij për një qeveri në azil; Konica vdiq dhe Noli refuzoi një post në kabinet, edhe pse iu ofrua posti i Kryeministrit, ndërsa اekrezi e kundërshtoi autoritetin e tij. Në prill 1943, Zogu bëri një deklaratë të re: “Sapo territori ynë të çlirohet, një asamble kombëtare e zgjedhur në mënyrë të lirë dhe demokratike nga populli shqiptar do të mblidhet menjëherë dhe do të vendosë për regjimin politik dhe social”.
Edhe tani اekrezi mund të pranonte udhëheqjen mbretërore të shqiptarëve të lirë, vetëm nëse Zogu premtonte se nuk do të shkelte në Shqipëri vetëm kur dhe nëse asambleja do të votonte në favor të tij. Kjo çështje vazhdoi deri në vitin 1944, kur mbreti u dërgoi miqve të tij përtej Atlantikut 1100 dollarë. Edhe nëse një qeveri do të krijohej, aleatët dpo të ishin dyshues për njohjen e saj. “Ne kemi luftuar pushtuesin dhe do të vazhdojmë ta luftojmë atë”, deklaroi mbreti në përvjetorin e katërt të pushtimit. “Por, edhe pse e drejta jonë për t’u përfshirë në familjen ndërkombëtare të Lidhjes së Kombeve nuk është inferiore ndaj asaj të të tjerëve, për arsye të përshtatshmërisë politike, ne kemi mbetur jashtë”.
 
Nismat e tij politike u bënë edhe më të pamundura. Në korrik 1943, Zogu u takua në fshehtësi me liderët e shoqatës anglo-hebreje dhe u ofroi 150 mijë hektarë tokë në Shqipëri për vendosjen e 200 mijë hebrenjve pas luftës. Sir Robert Waley Cohen dhe dhe miqtë e tij nuk e morën seriozisht. Me gjithë këmbënguljen e e tij, mbreti ra viktimë e periudhës së dëshpërimit. اdo ditë ai vishte kostumin e tij, ulej në tryezën e bibliotekës së Lord Parmoor që të dukej si i zënë në punë. Ai informohej për ecurinë e luftës duke dëgjuar transmetimet në radion në gjuhë të huaja dhe përmbledhjen e lajmeve të përgatitur nga ndihmësit Nushi, Noçka dhe Naçi, që jetonin në Lane End. Lexonte shumë gjatë pasdites dhe natës dhe meqënëse ishte vështirë të gjeje libra në turqisht dhe gjermanisht, e ndërsa kishte veç njohuri pasive të anglishtes, ai nisi të perfeksiononte frëngjishten. Kjo një shtëpi shumëgjuhëshe, pasi mbreti dhe mbretrëresha vazhdonin t’i flisnin kryesisht gjermanisht njeri-tjetrit, por Zogu nuk e përdorte këtë gjuhë në publik. Gjenço Naçi mbante korrespondencën e tij në anglisht ndërsa F.L Kerraan, një kandidat laburist për parlamentin e ri, ishte agjenti i tij.
Shqiptarët nuk mund të hynin lehtësisht në jetën e komunitetit, ku vetëm vajzat Doshishti, që kishin marrë edukatë angleze, mund të ndjeheshin si në shtëpinë e tyre. Patrullimet 24-orëshe të truprojave me pamje të zymtë dhe qenve të Alsacës, të famshëm për egërsinë e tyre, tregonin se banorët e tjerë të zonës ishin një grup njerëzish të huaj që nuk bënin asgjë për përpjekjet e luftës. Princeshat ishin mësuar me izolimin. Geraldinës i dukej jeta më e vështirë. Nuk ishte se tani ajo ndjente keqardhje për martesën. Zogut i pëlqente të flirtonte, madje edhe me miket e shkollës së Terit, por ishte e dukshme që mbreti dhe mbretëresha ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. Ajo u mor me dukimin e djalit dhe e llastoi atë derisa Zogu vendosi të thoshte fjalën e tij. Ai nuk donte fëmijë të tjerë, nuk ishte e drejtë të sillje fëmijë në këtë botë të trazuar. Geraldina e pranoi këtë. Në të gjithë vitet që kaluan bashkë, ata kishin vetëm një hendek shumë të madh mes tyre që nuk u zhduk kurrë, edhe pse ata nuk donin ta pranonin. Geraldina ishte gjysmë hungareze e gjysmë amerikane. Sado e interesuar të ishte për ta identifikuar veten me vendin e adoptuar, ajo nuk mund të mendonte instiktivisht si një shqiptare.
Të marrim një shembull, mbretëresha ndonjëherë ndjehej e mërzitur nga punët e saj të përditshme. Ajo ishte nën të tridhjetat dhe femra e tretë dhe më e re në familje, ndaj sipas skemës hierakike ushqimi dhe veshjet ishin përgjegjësia e saj. Askush tjetër veç Adiles nuk i merrte parasysh këto vogëlsira. Mbreti i sillte zogj për Krishtlindje, gjejeni se kush duhej t’i gatuante pastaj. Shumë pak prej burrave në Parmoor punonin në kopsht apo shtëpi dhe mbreti nuk mund t’i ofendonte ata duke u thënë se ç’duhej të bënin.
Edhe më delikate ishte marrdhënia mes mbretëreshës dhe gjashtë kunatave të saj. Për perëndimoret do të ishte mëse normale që ajo të mos e duronte praninë e tyre. Për shqiptarët ishte gati e natyrshme që gruaja e Zogut të ishte një nga dhjetë gratë e shtëpisë së tij.
Princeshat e ndjenin se kishin bërë gjithçka që mundnin për ta mirëpritur atë në familje (edhe duke shkuar përtej detyrës e duke e pranuar gjyshen e saj). Mbretëresha e vuante faktin se ato nuk e linin kurrë vetëm burrin e saj. Kur ai nuk ishte në studio, ai ulej dhe lexonte në dhomën e ndjenjes për orë të tëra, me të motrat pranë. U nevojit të merrej një doktor për të shpjeguar nervozizmin që kjo shkaktonte te Geraldina. Gjithsesi, kur dikush paraqiti mundësinë e ndarjes së pasurisë së familjes që të gjithë të mund të jetonin veçmas, kjo shkaktoi një furtunë të madhe në shtëpi. Princeshat e akuzuan Mbretëreshën se po synonte përçarjen e një familjeje të devotshme. Zogu, që i urrente këto konfrontime, evitoi çdo grindje, duke u bazuar mbi faktin se gruaja dhe të motrat po bënin një garë për ta kënaqur atë. Ai dukej i pavëmendshëm ndaj xhelozive përreth tij ashtu siç ishte i pavëmendshëm edhe ndaj prapaskenae politike.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top