Aforizma nga Gabriel Garsia Markes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
- Një burrë e di se kur po plaket, sepse ai fillon të duket si i ati i tij.

-Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.

-Gjithmonë mbani mend se gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti.

-Një burrë në moshë të re është një bashkëshort i mirë, por një burrë i keq.

-اdo gjë që hyn në gojën time duket se më trash mua, çdo gjë që del nga goja ime më shqetëson mua.

-Trillimi u shpik në ditën kur Jonas mbërriti në shtëpi dhe i tha gruas së tij se ishte vonuar tri ditë për shkak se kishte qenë gëlltitur nga një balenë.
-Ai që pret më shumë mund të arrijë pak.

-Unë nuk besoj në Zot, por kam frikë prej Tij.

-Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.

-Nuk ka ilaç të kurojë atë që kuron lumturia.

-Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t'i bëjmë gjërat si duhet.

-Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është ajo që të ka ndodhur, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

-Një mik i vërtetë është ai që nuk ta lëshon kurrë dorën dhe të prek zemrën.

-Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

-E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos

-prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

-Injeksionet janë gjëja më e mirë e shpikur ndonjëherë për t'i ushqyer mjekët.

-Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalen së ndjekuri ëndrrat, ngaqë plaken; ata plaken ngaqë ndalen së ndjekuri ëndrrat.

-Nevoja e ka fytyrën e një qeni.

-Jo, jo nuk jam i pasur. Unë jam një njeri i varfër me të holla, çka nuk është e njëjta gjë.

-Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

-Nevoja ka fytyrën e qenit.

-Ajo zbuloi me kënaqësi të madhe se njeriu nuk i do fëmijët e tij vetëm sepse ata janë fëmijët e tij, por për shkak të miqësisë së krijuar duke i rritur ata.

-Kujtesa e zemrës e eliminon të keqen dhe e madhëron të mirën.

-Ai që pret gjatë, mund të fitojë pak.

-Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë

-Interpretimi i realitetit tonë nëpërmjet modeleve tona e jo nëpërmjet nesh, shërben vetëm për të na bërë gjithnjë e më të panjohur,

-kurrë më pak të lirë, gjithnjë e më të vetmuar.

-Problemi me martesën është se ajo përfundon çdo natë pas së bëri dashuri, dhe duhet të rindërtohet çdo mëngjes para ngrënies së mëngjesit.

-Në fund të fundit, letërsia nuk është tjetër vetëm se zdrukthtari. Me të dyja ju keni punë me realitetin, me një material po aq të vështirë sa druri.

-Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është ajo që ndodh me ju, por çfarë ju kujtohet dhe si ju kujtohet ajo...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top